• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shkrihet” Akademia e Shkencave?! Plani i qeverisë për krijimin e një ministrie të re për sistemin shkencor

Vinny nga Vinny
5 Tetor, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
“Shkrihet” Akademia e Shkencave?! Plani i qeverisë për krijimin e një ministrie të re për sistemin shkencor
0
NDARJET
77
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në dokument planifikohet lindja e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor.

everia shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave.

Në dokument planifikohet lindja e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Si dhe krijimi i një organi këshillimor pranë kryeministrit në emrin Këshilli Kombëtar për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon përmirësimin e veprimtarisë kërkimore në vend. Në përbërje, ky këshill do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, por edhe 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, teksa do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe 3 anëtarë të Akademisë, si dhe përfaqësues të Agjencive të Inovacionit.

Ministri i shkencës do të ketë për detyrë hartimin e strategjisë në këtë sektor si dhe të përcaktojë fushat prioritare të kërkimit shkencor; teksa në ndihmë të tij do të jetë këshilli me 19 anëtarë i drejtuar nga kryeministri, me bashkëpunimin edhe të ministrit të bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes, energjisë, mjedisit, inovacionit. Teksa për përzgjedhjen e anëtarëve të universiteteve në këtë bord, është vendosur kusht që të jenë personalitete të njohur akademikë. Mirëpo kompetencat e tyre do të ndryshojnë në krahasim me ligjin për arsimin e lartë, ku gëzonin autonomi universitare në veprimtarinë shkencore.

“Fushat, drejtimet, vëllimi i punës dhe afatet e veprimtarisë kërkimore-shkencore përcaktohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë”, thotë ligji i arsimit të lartë, ndërsa me projektligjin e ri parashikohet që përgjegjësia t’i kalojë ministrisë, Akademisë se Shkencave dhe këshillit shkencor.

Pra, pritet të ndryshojnë kompetencat për drejtuesit e fakulteteve, pedagogët, senatet e universiteteve publike dhe private, të cilat do të jenë nën monitorimin e institucioneve politikbërëse.

Nëse do të ketë kërkesë për krijimin e institucioneve të veçanta për kërkimin shkencor veç universiteteve, Akademisë së Shkencave, parqeve teknologjike apo qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, vendimin e merr ministri përgjegjës i cili jep lejen përkatëse. Ministri për shkencën do të ketë fuqi edhe për pezullimin apo mbylljen e tyre, kur vihen re nga monitorimi mospërmbushje të kritereve e ka vlerësim negativ. Ndër të tjera, do të krijohet edhe regjistri kombëtar i institucioneve dhe kërkuesve shkencorë, brenda dy viteve nga miratimi i ligjit.

Etiketa: akademiaministrishkencaveshkrihettjeter
Shkrimi Mëparshëm

Pas “shitjes” së bregdetit, qeveria kalon në mal. Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”

Shkrimi Vijues

Përvjetori i Sulejman Delvinës, figurë shumëdimensionale e çështjes kombëtare

Shkrimi Vijues
Përvjetori i Sulejman Delvinës, figurë shumëdimensionale e çështjes kombëtare

Përvjetori i Sulejman Delvinës, figurë shumëdimensionale e çështjes kombëtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

28 Prill, 2026
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

28 Prill, 2026
Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

28 Prill, 2026
Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

27 Prill, 2026
Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

27 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist