• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkarkohet nga detyra kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Veprim racist anti-shqiptar që vjen pas kërcënimeve të Vuçiçit

Vinny nga Vinny
20 Prill, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0
Shkarkohet nga detyra kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Veprim racist anti-shqiptar që vjen pas kërcënimeve të Vuçiçit
0
NDARJET
110
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra, nga qeveria e Vuçiçit.

Ai shprehet përmes një postimi në Facebook, se shkarkimi i tij i dhunshëm ka ardhur pas kërcënimeve të Vuçiçit, ndërsa vendimin e cilëson veprim racist anti-shqiptar.

Arifi thotë se për shkarkimin e tij, ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

“Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i Shqiprim Arifit:

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

Etiketa: arifipresheveshkarkohetshqiperimvucic
Shkrimi Mëparshëm

71 vjet më parë çamëve u jepej shtetësia shqiptare. Çështja Çame u konsiderua e mbyllur nga Presidiumi i Kuvendit Popullor

Shkrimi Vijues

A ishin suliotët të vetëdijshëm se po çlironin Greqinë?!

Shkrimi Vijues
A ishin suliotët të vetëdijshëm se po çlironin Greqinë?!

A ishin suliotët të vetëdijshëm se po çlironin Greqinë?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“L’Albania” e Pietro Chiaras: Shqiptaria e Himarës, Dhërmiut, Sulit dhe heroizmi, roli i shqiptarëve në çdo lëvizje liridashëse në Ballkan

“L’Albania” e Pietro Chiaras: Shqiptaria e Himarës, Dhërmiut, Sulit dhe heroizmi, roli i shqiptarëve në çdo lëvizje liridashëse në Ballkan

29 Prill, 2026
Vizioni i Ion Dragoumit: Athina, kryeqyteti i “Shqipërisë së poshtme”!

Vizioni i Ion Dragoumit: Athina, kryeqyteti i “Shqipërisë së poshtme”!

29 Prill, 2026
Nuk arrihet zgjedhja e presidentit, Kosova shkon sërish në zgjedhje

Nuk arrihet zgjedhja e presidentit, Kosova shkon sërish në zgjedhje

29 Prill, 2026
‘Vatra’, simboli i nacionalizmit shqiptar dhe atdhedashurisë

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

28 Prill, 2026
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

28 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist