E shtunë, 2 Dhjetor, 2023
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Shekulli XIX, koha kur popujt e Ballkanit donin të visheshin bukur – alla shqiptarçe

25 Qershor, 2021
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk duhet t’i vështroni gjatë shqiptarët për të konkluduar se ata vishen bukur. Harxhojnë shumë para për veshje. Nëse e kemi parasysh se shqiptarët, ekonomikisht qëndrojnë më së keqi në Evropë, veshja e tyre e shtrenjtë krijon habi. Mund të thuhet se në këtë mënyrë shqiptari dëshiron ta fshehë kompleksin e varfërisë.

Vepër e piktorit Edward Lear, me motive nga Shqipëria

Nëse i referohemi historisë, shohim se tendenca që me rroba të tregohet statusi social, qoftë edhe i rrejshëm, është mjaft i saktë. Historia na tregon se veshja e bukur te shqiptarët është edhe traditë e moçme. Ne këtë fakt e dimë nga udhëpërshkruesit që e kanë vizituar Ballkanin që nga shekulli XVI e deri në shekullin XIX. Asnjë prej tyre nuk ka kaluar nëpër trojet shqiptare pa e vënë re veshjen e veçantë dhe mbresëlënëse të shqiptarëve. Madje, në fillim të shekullit XIX, udhëpërshkruesit, sidomos ata britanikë, kanë vërejtur që edhe popujt tjerë të Ballkanit visheshin si shqiptarët. Shqiptari në atë kohë ishte në pozitë të tillë sa që tjerët e imitonin. Në këtë kohë ishte bërë modë të vishesh alla-shqiptarçe.

Odiseas Androutsos

William Leake, udhëpërshkrues, ushtarak, topograf dhe më vonë edhe konsull britanik në Shqipëri, gjegjësisht në oborrin e Ali Pashës, më 1804 e vizitoi Shqipërinë. Në veprat e tija ‘Travels in Northern Greece’ i ka përshkruar shqiptarët në hollësi. Në librin e tij Leake flet edhe për një vizitë që ia kishte bërë Hasan beut, guvernatorit të Monemvasias me ç’rast shkroi:

“Veshja shqiptare çdo ditë është duke u bërë e zakonshme në More sikur edhe në pjesët tjera të Greqisë; në këtë të fundit [Greqi] është për shkak të zgjerimit të pushtetit të shqiptarëve; në More, me siguri për shkak të pasojave të zhvillimit të Ydhra-s, e cila është një koloni me vendbanime fshatare shqiptare që janë vendosur në disa pjesë të Moresë, veçanërisht në Argolis, sikur edhe në provincat fqinje të Atikës dhe Boetisë. Veshja është më e lehtë dhe më e menaxhueshme se ajo turke dhe greke. Është e zakonshme për turqit dhe grekët që t’i veshin fëmijët e tyre sikur shqiptarë, edhe pse kjo nuk është në pajtim me dinjitetin dhe paragjykimet e tyre që edhe ata ta adoptojnë këtë veshje për vete. I biri i Hasanit është i veshur l’Albanoise [shqiptarçe] kurse ai vetë sikur galonxhi apo detar turk”. (f. 189-90).

Pra, Leake na tregon se të tjerët visheshin si shqiptarët për dy arsye: Nën një, për shkak të pushtetit që paraqiste pamja e shqiptarit; dhe, nën dy, për shkak të prezencës së shqiptarëve në ato hapësira gjeografike.

Veshja e një roje shqiptare në Stamboll

Pak vite më vonë kryengritësit grekë, sidomos udhëheqësit, të gjithë visheshin si shqiptarët. Një pikturë e vitit 1870, e cila ruhet në muzeun e Athinës, e paraqet komandantin grek, Odiseas Androutsos, të veshur tërësisht me rroba shqiptare (shih foton e parë). Dhe, siç dihet, ky nuk është rasti i vetëm.

Ta kishe pamjen e shqiptarit kishte edhe domethënien e njeriut me influencë dhe sidomos atë të karakterit luftarak. Në Perandorinë Otomane askush nuk frikohej nga dikush që nuk ishte shqiptar. Prandaj, shqiptarët pos ushtarakëve, ishin të kërkuar edhe si truproje në tërë perandorinë dhe ne këtë fakt sot e shohim në pikturat e ndryshme që kanë mbetur si shumë të vlefshme në muze dhe koleksione private në botë (shih fotografinë e dytë ku veshjet janë të një shqiptari të zakonshëm në që punonte roje në Stamboll dhe të cilat rroba janë të vitit 1880 e që sot ruhen në muzeun e Edinburgut).

Në këto piktura veshja e shqiptarit është brilante. Po ashtu janë edhe armët dhe tërë pamja e tyre. Me një fjalë, veshja shqiptare ka qenë pamje e uniformës së superioritetit.

Lord Byron

Veshjen e shqiptarit apo pamjen e tij në Britani të Madhe i pari e solli Lord Byroni. Në vitin 1813, Thomas Phillips, piktori më i njohur i portreteve të asaj kohe në Britani, e pikturoi Lord Byronin të veshur me këto rroba. Piktura u vendos në Galerinë e Arteve në Londër, ku njerëzit pritnin në radhë jo vetëm që ta shihnin Byronin, por edhe rrobat shqiptare mahnitëse.

Natyrisht, nuk kanë qenë të gjithë shqiptarët të veshur me këto rroba si të Byronit. Në Prevezë, në vitin 1809, i tërë kompleti Byronit i kishte kushtuar 40 funte. Kjo ka qenë shumë e madhe e parave. Sipas llogarisë së sotme flasim për një shifër që është dikur rreth 3700 euro. Dhe, natyrisht, kështu janë veshur vetëm një numër i vogël i aristokracisë shqiptare.

Nga atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë. Sot askush nuk dëshiron të duket si shqiptari. Madje, as vetë shqiptarët. Sot shqiptarët vishen sikur tjerët, me rroba të bukura ‘Made in Bangladesh’ apo ‘Made in China’.

 

Nga Daut Dauti  

Shkrimi Mëparshëm

Historia e rishkruar, Uran Butka polemikë me Paskal Milon për rolin e Mid’hat Frashërit

Shkrimi Vijues

Ty o shtet “tu ritët nera”, si e fal Çamërinë! 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve

Të Ngjashme

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit
Kultura

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare
Kultura

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur
Kultura

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’
Kultura

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912
Kultura

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

29 Nëntor, 2023
Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!
Aktualitet

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

29 Nëntor, 2023
Shkrimi Vijues

Ty o shtet "tu ritët nera", si e fal Çamërinë! 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

29 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist