• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Rrëfimi i një kalorësi pelegrin për shqiptarët e Mesjetës

Vinny nga Vinny
24 Tetor, 2022
Në Kultura
0
0
NDARJET
191
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter
Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit).
 
Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim – me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë – i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut e deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël dhe më pas në kthim në Evropën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë.
 
Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht, hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone. Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si: “Mirëmëngjesi”, “Sa kushton kjo?” dhe “Grua, a mund të fle me ju?”
 
Kjo pyetja e fundit mungon në fjalorin në gjuhën shqipe, e nuk dihet për ç’arsye. Ai ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej regjistrimeve më të hershme të gjuhës shqipe.
 
 Nga Dulcina (Ulqini) në Duratzo (Durrës), ne udhëtuam me një erë të keqe. Ky është një qytet madhështor i shkatërruar prej turqve. dhe tani është nën kontrollin e venecianëve. Qyteti ndodhet në Shqipëri, ku ata gjithashtu kanë gjuhën e tyre e cila nuk mund të shkruhet miië. pasi në këtë vend nuk kanë një alfabet të tyrin. Unë kam shkruajtur disa fjalë nga kjo gjuhë shqiptare, të cilat i kam hedhur më poshtë:

1. Boicke – Bukë

2. Vene – Verë

3. Oie – Ujë

4. Mische – Mish

5. Jat – Djathë

6. Foeije – Vezë

7. Oitter – Uthull

8. Poylle – Piilë

9. Pyske – Peshk

10. Krup – Kripë

11. Myr – Mirë

12. Kyckge – Keq

13. Megarune – Me ngrënë

14. Pijne – Me pi

15. Tauerbe – Tavernë

16. Geneyre – Bun ë

17. Grown – Grua

18. Deuarye – Para

19. Sto – po

20. Jae – Jo

21. Criste – Zot

22. Dreck – Djalli

23. Kijrij – Qiri

24. Kale – Kalë

25. Elbe – Elb

26. Fijet – Me fjet

27. Mirenestrasse – Mirëmëngjes

28. Myreprama – Mirëmbrëma

29. Meretzewen – Mirësevjen

30. Ake ja kasse zet ve – Çfarë ke që mund të më pëlqejë mua

31. Kess felgen gjo kaffs – Sa kushton ajo?

32. Do daple – Do ta blej

33. Laff me kimiijss – Më laj këmishën

34. Ne kaffs – Si quhet ajo?

35. Nea – Një

36. Dua – Dy

37. Trij – Tre

38. Quater – Katër

39. Pessa – Pesë

40. Jast – Gjashtë

41. Statte – Slitatë

42. Tette – Tetë

43. Nante – Nëntë

44. Dieta —Dhjetë

45. Nijtgint – Njëqind

46. Nemijgo – Një mijë

Ne lundruam nga Durrësi për në Sazan brenda pesë orësh. Ky është një port shumë i mirë. Sazani është një ishull i vogël që u përket turqve. Në të ka dy kisha të vogla greke, njëra për Zonjën Tonë të Bekuar dhe tjetra për Shën Nikollën.

Në këtë moment, lordi i madh i turqve ka disa hamshorë shumë të mirë që i mban në këtë ishull. Në anën e majtë të portit, është një fshat i madh shumë i bukur që quhet Velona (Vlora), i cili ka dymijë shtëpi. Ky fshat është në gjendje që t’ia sigurojë perandorit turk shtatëqind kalorës për luftë, për të mos përmendur këmbësorët.

Mbi këtë fshat është një kështjellë e bukur që quhet Kano (Kanina), ku perandori turk ka një rezidencë zyrtare. Këtu në Vlorë ndodhet një lumë i madh me ujë të pijshëm i quajtur Huyona (Buna, që buron nga Shkodra sigurisht që është shumë larg Vlorës, ndaj autori mund ta ketë fjalën për Vjosën), i cili buron nga Turqia në veri dhe hyn në det këtu. Ai vjen nga Sckuterym (Skodra), një qytet i madh i fortifikuar të cilin perandori ua mori venecianëve pak vjet më parë.

Këtu në Sazan ndodhet një port i madh ku turqit mbajnë gjithmonë shumë anije. 14 vjet më parë, turqit lundruan nëpër gji nga ky port, pesëdhjetë milje lombardë, për në Apulia dhe Calabria të cilat i përkasin Mbretit të Napolit. Ata morën qytetin e madh dhe të bukur të Idrontumit (Otranto) dhe shumë qytete të tjera të cilat i mbajtën për një vit dhe një ditë.

Në këtë rajon ndodhet një mal i madh dhe i lartë. Nga Sazani në Corfoin (Korfuz) lundruam me një erë të mirë. Ky ishull është nën kontrollin e venecianëve dhe është pothuaj 180 milje italiane i gjerë. Në këtë ishull ndodhet qyteti i Korfuzit dhe një port i mirë ku ne u ankoruam. Mbi qytet janë dy kështjella që e mbrojnë. Në këtë qytet flitet gjuha greke. 

 

Shkrimi Mëparshëm

Ikona “Shën Maria me Krishtin” i shtohet muzeut “Onufri”

Shkrimi Vijues

Shtjefën Gjeçov Kryeziu dhe veprimtaria e tij për flamurin kombëtar shqiptar

Shkrimi Vijues

Shtjefën Gjeçov Kryeziu dhe veprimtaria e tij për flamurin kombëtar shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
Dalin shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

Dalin shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

17 Shkurt, 2026
Hapet në Prishtinë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

Hapet në Prishtinë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

17 Shkurt, 2026
Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, albanologut francez që u mor me gjuhën shqipe

Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, albanologut francez që u mor me gjuhën shqipe

17 Shkurt, 2026
5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
Dalin shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

Dalin shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

17 Shkurt, 2026
Hapet në Prishtinë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

Hapet në Prishtinë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

17 Shkurt, 2026
Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, albanologut francez që u mor me gjuhën shqipe

Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, albanologut francez që u mor me gjuhën shqipe

17 Shkurt, 2026
Georgios Tsevas: Eposi i pavdekshëm nga rapsodët Ilirë te miti i Homerit

Georgios Tsevas: Eposi i pavdekshëm nga rapsodët Ilirë te miti i Homerit

17 Shkurt, 2026
Intelektualët shqiptarë në Raguzë (1906): dëshmi e pjekurisë politike,  patriotike dhe gjuhësore, në prag të Pavarësisë

Intelektualët shqiptarë në Raguzë (1906): dëshmi e pjekurisë politike,  patriotike dhe gjuhësore, në prag të Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.