• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Rrëfimi i Bamir Topit: Si më kërkoi Berisha që ‘ta hiqja qafe’ Kreshnik Spahiun dhe disa të pathëna nga telefonata e fundit

Vinny nga Vinny
1 Shkurt, 2021
Në Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
208
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Bamir Topi është një nga njohësit dhe ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës. Si i tillë, është edhe një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të veprimtarisë së Sali Berishës.

Dy vjet më parë, Topi botoi një libër me shumë dëshmi dhe akuza mbi veprimtarinë e politikës shqiptare.

Përpos shumë dëshmive të tjera, Topi rrëfen edhe se si sipas tij Berisha e komandonte drejtësinë, si kërcënonte dhe shantazhonte ata që nuk i zbatonin urdhrin.

Topi rrëfen edhe rastin e përplasjes së Berishës me Kreshnik Spahiun, kur ky i fundit ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Topi thotë se Berisha i kërkonte t’i hiqte qafe Kreshnik Spahiun, i cili kishte nisur të bënte ca lëvizje që e shqetësonin Berishën. Kreshniku doli shumë shpejt kundër dhe krijoi Aleancën Kuq e Zi.

“Alo, Saliu jam! – u dëgjua zëri i tij. –Mirëmëngjesi, urdhëro! – ja preva shkurt. –Shiko, Kreshnik Spahiu po e kthen KLD-në në parti politike! – vazhdoi duke përdorur sharje të rënda dhe vulgare në adresë të tij.

–Dëgjo, – i thashë, -jam në makinë dhe do t’ju telefonoj pas pak nga zyra. Me të hyrë në zyrë i telefonova duke i thënë:

-‘Së pari, po ju kujtoj nevojën e një komunikimi korrekt, për më tepër që sot jam këtu ku jam.

Së dyti, Kreshnikun e keni zgjedhur ju dhe mos e paragjyko për asgjë, duke e sulmuar brutalisht. Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja drejtpërdrejt pa qenë nevoja të kalosh nëpërmjet meje.

Së treti, sa të jem unë, do të punoj për pavarësinë e institucioneve!’.

Më dëgjoi pa kundërshtuar”, shkruan Topi.

Topi ka treguar një tjetër moment tensioni me Berishën.

“Pas një jave, pa asnjë komunikim, kur pothuajse gjithçka ishte vendosë, me vjen një telefonatë nga Saliu.

‘Urdhëro!-i them. Pa komunikim normal pyeti: Ku je? –‘Po futem në shtëpi’. Sigurisht që ajo orë, rreth 15:30, kur nuk kisha impenjim tjetër do më gjende në shtëpi.

Në fakt sapo ndahesha me një shokun tim Edmondin, i cili ishte në dijeni të ftohjes së fundit. Me një gjest për të ruajtur qetësinë, ai u afrua dhe po ndiqte bisedën.

Ndërkohë Saliu vazhdoi në mënyrë taktike për të më vendosur në një raport me kërkesë llogarie: ‘Po mirë o z. kryetar, militantët e partisë kush do t’i presë Sali Berisha?’.

Toni i tij ishte i plotë, si i njeriut që tani do të kishte në dorë gjithçka, sipas tij edhe komunikimin me kolegët e afërt. Menjëherë iu përgjigja me sarkazëm: ‘Në mënyrë absolute jo!

Sali Berisha e mbaroi punën me militantët, tani po merret me ndarjen e llokmave të pushtetit, madje edhe me Xhuvelin!”.

Duke kuptuar menjëherë peshën e rëndë të kësaj bisede duket sikur vrulli i fillimit iu këput në mes. Më tej vazhdova: “Ta kam bërë të qartë se me mua nuk mund të sillesh siç ke zakon me shumë të tjerë”.

Ndërkohë Edmondi bënte gjeste për të më frenuar, pasi më njihte mirë në të tilla situata. Vazhdova duke përfunduar: ‘Të lutem këtij telefoni mos i bjer më! – dhe e mbylla si bisedë duke i kthyer reston e bisedës së fundit dhe në mendjen time dhe bashkëpunimit politik.

Pavarësisht gjendjes psikologjike të mikut tim të pranishëm në këtë përplasje në telefon, u ndjeva i lehtësuar nga një peshëm që më shoqëronte gjatë gjithë periudhës së fundit”.

Shkrimi Mëparshëm

Lali Eri në tepsi, Edi Rama në timon…! A po i vjen fundi eksperimentit social me Shqipërinë?

Shkrimi Vijues

Nipi përdhunon 89 vjeçaren / “Shpërthen” Flutura Açka: E natyrshme sepse ka parë Ramën kur përdhunon shqiptarët

Shkrimi Vijues

Nipi përdhunon 89 vjeçaren / “Shpërthen” Flutura Açka: E natyrshme sepse ka parë Ramën kur përdhunon shqiptarët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

6 Qershor, 2026
Shqipja dhe Ilirishtja: Si e ndërtoi Anton Mayer urën mes dy botëve

Shqipja dhe Ilirishtja: Si e ndërtoi Anton Mayer urën mes dy botëve

6 Qershor, 2026
Nesër fillon sezoni i Karnavaleve në Korçë!

Nesër fillon sezoni i Karnavaleve në Korçë!

6 Qershor, 2026
“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

Thesaret e ikonografisë shqiptare udhëtojnë drejt Francës

Thesaret e ikonografisë shqiptare udhëtojnë drejt Francës

6 Qershor, 2026
Shqiptarët, Pellazgët dhe lidhja me Helenizmin — Çfarë shkroi Thomás A. Paschidis para 145 vjetësh. Pse kaq shumë njerëz kanë frikë ta lexojnë të vërtetën?

Shqiptarët, Pellazgët dhe lidhja me Helenizmin — Çfarë shkroi Thomás A. Paschidis para 145 vjetësh. Pse kaq shumë njerëz kanë frikë ta lexojnë të vërtetën?

5 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist