E martë, 15 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Lali Eri në tepsi, Edi Rama në timon…! A po i vjen fundi eksperimentit social me Shqipërinë?

30 Janar, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare s’dëshirojnë të merren me politikë, më saktë nuk preferojnë të prononcohen, të flasin publikisht për politikë e për qëndrimet e tyre në këtë lëm të koklavitur. Jo më kot…! Thonë rëndom, s’përfshihem, s’dua të futem etj. Por në fakt çudi nuk është të jenë të përfshirë dhe në mënyrë aktive. Thjesht i fshehin flamujt, jo për hir të politikës që në thelb është ideologjia e komunikimit, vendimarrjes dhe zbatuesmërisë, por për hir të rreziqeve konkrete dhe kanosjeve të papritura që vijnë pas daljes haptazi.

Por në fund të fundit “Vendet më të errëta në ferr janë të rezervuara për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krizash morale.”- shkruante Dante.

Duke jetuar në një vend të prapambetur dhe anormal në shumë aspekte gjithnjë rrezikon të gjykohesh pasi këtu janë të paktë personalitetet reaktivë. Të tjerët preferojnë të jenë spektatorë deri në fund të ditëve, po aq sa edhe gjykues e paragjykues po për kaq kohë.

Ky vendi ynë interesant, plot me karaktere nga më të çuditshmit, ngarkuar e stërlodhur nga një arkitekturë arkitektësh palaço e matrapazë, s’vihet në krahasim më askënd përqark.

Ndonjëherë Ballkanin e konceptoj si një pazar të madh, me tezga shumëngjyrëshe, kostume e kulturë ku të huazuar e ku të vjedhur, por mbushur plot me matrapazë dhe njerëz jo seriozë. Madje sa më shumë seriozë e nervozë përpiqen të bëhen aq më qesharak përfundojnë të duken. Vendin më special në këtë treg të gjithçkasë e zë Shqipëria. Për brigjet e saj fqinjët kanë derdhur gjak, kanë shpikur marifete nga më të ndryshmet derisa e shndërruan nga Gadishulli Ilirik, në Gadishulli i Ballkanit, fjalë turke që do të thotë “një zinxhir i maleve të pyllëzuar”.

                                                                       ***

Socio-alogjika në pjesën tonë të zinxhirit të maleve të pyllëzuar

 

Hallet tona të hershme i ka marrë historia dhe duan kohën e tyre të zhbëhen, pasi mbi ato halle po bëhen kala të tjera halle. Me Shqipërinë po bëhet një eksperiment i vërtetë social. Matrapazët kanë varur kollaret e kanë ngrohur poltronat e ngrehura të pushtetit me të ndenjura dhe po e sorollasin këtë popull sa majtas e djathtas, po me të njëjtin litar fjalësh që janë kaq të bukura në të dëgjuar e kaq të shëmtuara kur dalin se janë mashtrime. Por fajin kush e ka? Fajin e kanë fajtorët për veprat e tyre dhe sigurisht ne të gjithë bashkë me ta në krye që i pranojmë të na hanë djersën.

Sot njërëzit më të shquar që ka Shqipëria gjallë, e që kanë fatet e një shteti në dorë, lakohen si bashkëpunues me organizata mafioze. Si mbërritëm deri këtu?!

Janë disa le t’i quajmë gozhda sociologjike dhe antropologjike që shqipëtarëve nuk i janë shkulur kurrë, nuk po i hyj brazdës së mendësisë, ose mentalitetit siç e njohin më së shumti, por po i përmbahem thelbit, gjerave më bazike. Shqiptarët kurrë s’kanë shpëtuar vërtetë nga izolimi e kurrë s’kanë shpëtuar vërtetë nga varfëria. Ja përse edhe jemi kaq të manovrueshëm fizikisht dhe plastelinë kamaleontike shpirtërisht dhe moralisht.

Kujtoj fjalët e Prokurorit të antimafias italiane, Nicola Gratteri: …mafiozi bënte punën e pisët, dhunën, kërcënimin, shantazhimin. Shkonte derë më derë, për të marrë premtimin për votë gjatë fushatës elektorale. Mafiozi mban varur me premtime si politikanin edhe zgjedhësin. Ai është i pranishëm në këmbë të politikanit, mimetizohet dhe të dëgjon e të qan hallin, madje individi identifikohet me të, pasi politikani i duket, i distancuar, i largët, i pakapshëm…

Çfarë na kujtojnë këto fjalë? Na kujtojnë shpërnguljet e panumërta të popullsisë nga qendrat rurale në ato urbane, mbipopullimi i Bathores, i Kamzës, i Babrroit, për elektorat të djathtë. Mbipopullimi i Komunës së Parisit, Astirit dhe Kodrës së Diellit, për elektorat të majtë.

Na kujton periudhën e lulëzimit të njëmendtë të LSI, nga premtimet e shumta për punë me miqësi. S’prish punë kualifikimi, mjaftojnë votat. Të gjithë e kishin nga një mik a shok dikur, që mblidhte e madje mbledh edhe sot, emra e karta identiteti. Strategji të njëjtë ndoqën menjëherë edhe dy forcat e mëdha politike, PS dhe PD. Pasi e panë se LSI u shndërrua në kushinetë të pushtetit. Pa të ato s’mund të qarkullonin kah pushtetit.

Teknikat mafioze janë asimiluar plotësisht nga politika shqiptare. Askush nuk beson në ligj, ashtu siç duhet të besojë. Parimet ose kahet filozofike në politikë nuk i njeh njeri. Nëse pyet dikë cila është e djathta apo e majta, do të përmendë emra të përvetshëm dhe kaq.

 

Por gjithsesi këta njerëz nuk janë kafshë, siç i trajtoni ju dita ditës. S’marr përsipër të mbroj askën, madje në nivel personal mendoj se jemi blozë intelektualisht, tërësisht e pazotë për fatet dhe jetët tona, jo vetëm në nivel lokal, por do shtoja në nivel rajonal.

Por kemi talente, të cilët janë ndrydhur, të detyruar për të lëvizur e luftuar për punë, për bukën e gojës.

Sakaq kudo mbizotëron fasada, një reklamë e shëmtirës së brendëshme të secilit nga ne, pasqyruar në formën dhe dukjen moderne të asaj ç’ka na vesh, asaj që na shëtit dhe vendit ku jetojmë. Gjithçka që koncepton shqiptari i mesëm është formë. Estetika është shndërruar në të vetmen vlerë dhe mbretëron po krejt e vetme mes njerëzve që e kanë humbur syrin e tretë, pasi janë të shterruar emocionalisht vetëm nga imazhe të njëpasnjëshme që s’shprehin asgjë tjetër përveçse estetikë.

E këtille është edhe “Rilindja e qyteteve të ndryshmë të vendit” fasadë, “Rilindja e Tiranës” fasadë. Thjesht slogan, si Rilindja Demokratike dikur.

 

Fasada si model jetese dhe përshkallësim paqartësishë sociale

 

Meqë po flasim për fasadën, lëmë pak mënjanë atë konceptuale, për të kërkuar që së paku fasadat e pallateve në rrugët kryesore të njësohen, të kenë të njëjtën pamje. Përse jeni kujdesur vetëm për rrugët dhe trotuarët, vetëm për pallatet e reja, kryebashkiakë të ndëruar të Tiranës?! E vetmja fasadë që vlen të preket, është lënë pas dore.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është bërë si një shtëpi injorantësh të pasuruar sefte. Ende të pa mësuar me paranë. E kanë mbushur shtëpinë plot me rraqe që s’i hyjnë në punë askujt. Sot ky vend është një hall social përmbytur nga qerosa dhe fodulla, për kë e njeh mirë këtë analogji.

Shkakëtarët e kësaj plage shumëvjëçare duhet t’i jenë mirënjohës rrjeteve sociale, që kanë izoluar ndërgjegjien e njerëzve në një kuti të errët me ekran. Njerëzit krijojnë iluzionin e revoltës me një status, me një meme me një replikë të flaktë me Edi Ramën. Më pas ekrani fiket dhe gjumë. Sakaq realiteti s’ka lëvrirë asnjë thërrime.

Problemi në këtë eksperiment, në këto prova teknike që bëhen me vendin, mendoj se është marrëdhënia e individit me pushtetin.

Pse Erion Veliaj? Pse Edi Rama? Pse Lulëzim Basha? Po, edhe ti Basha je sprovuar me pushtet dhe nuk ke ndritur veçanërisht. Pse Monika Kryemadhi, pse Ilir Meta? Gjithashtu edhe për ju e njëjta pyetje, si garantë të përhershëm të pushtetit tuaj e të dikujt tjetër. Përse na shputë këtu?

A është thjesht paraja gjithçka? A nuk është jeta gjithçka? A nuk është ky vendi ynë i përbashkët?

Çfarë ju bën të lëvizni? Çfarë ju bën të veproni? Vërtetë paraja?! Egoja politike, armiqtë, antagonizmi partiak?!

Çfarë ju bën ata që jeni? Pasurimi? Padija? Pushteti? Narkotizimi…me pushtet?! Apo ndonjë kobure në zverk, që ju detyron të veproni kundër interesave të qytetarëve?! Këto janë pyetje gati metafizike që s’kanë përgjigje konkrete dhe të përmbledhur.

Por përgjigja e tyre sjell kosto. Kostoja është shkatërrimi i shumë jetëve njëherësh. Fragmentimi i shoqërisë shqiptare në majtas e djathtas dhe kalçifikimi i urrejtjes shoqërore ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes.

Kalçifikimi i hajdutërisë, grabitqarisë si normë dhe standard gjenetik, e pa të në gjak , detyrohesh të mërgosh, përgjithmon larg rrënjëve. Ky është gjithseji në një eksperiment të dështuar.

 

    

Shkrimi Mëparshëm

Video / Trimi i “harruar”, që luftoi osmanët, malazezët dhe serbët

Shkrimi Vijues

Rrëfimi i Bamir Topit: Si më kërkoi Berisha që ‘ta hiqja qafe’ Kreshnik Spahiun dhe disa të pathëna nga telefonata e fundit

Të Ngjashme

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”
Kryesore

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian
Aktualitet

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’
Aktualitet

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona
Aktualitet

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri
Aktualitet

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

15 Korrik, 2025
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…
Kryesore

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

Rrëfimi i Bamir Topit: Si më kërkoi Berisha që ‘ta hiqja qafe’ Kreshnik Spahiun dhe disa të pathëna nga telefonata e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

15 Korrik, 2025
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist