E shtunë, 27 Korrik, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Reportazhi për Shqipërinë nga televizioni France 2: Vizitoni ‘Tajlandën e Vogël’ në Evropë

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të realizuar nga televizioni publik France 2, që fton shikuesit të zbulojnë Shqipërinë, “Tajlandën e Vogël” në Evropë, siç e quajnë ata.

Në këtë video shfaqen malet, fushat dhe detet ngjyrë gurkali të Shqipërisë, një diamanti blu në Evropë, që përmes këtij reportazhi ftues, asnjë francez nuk do t’i rezistoj.

Në video theksohet fakti se Shqipëria është një vend i vizituar nga shumë turistë, duke shprehur me statistika se në 2019-tën, priti më shumë se 6.5 milionë, dy herë më shumë se 15 vite më parë.

“Shqipëria ndjek rrugën e turizmit prej disa vitesh. Është një vend ballkanik që i ofron turistëve peizazhet e fundit të paeksploruara të Mesdheut e që mbeten ende dhe sot, një destinacion i lirë”, përfundon videoja.

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist