• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Vinny nga Vinny
15 Janar, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
0
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
0
NDARJET
23
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit, si anglisht, ashtu edhe në gjuhën shqipe.

Librat, më shumë sesa të mos harrohen emrat e autorëve, shkruhen për të mos harruar edhe ngjarjet e rëndësishme historike, të cilat vendosën për fatin përfundimtar të popujve në trajektoren e historisë. I tillë është edhe libri në fjalë, i shkruar nga Ambasadori William G. Walker: “Reçak: Historia e një krimi lufte”, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Të shkruash një libër, duke ekstrahuar kujtimet e një kohe në zgrip, t’i ripërjetosh rishtazi të gjitha ato ngjarje të një tragjedie të madhe njerëzore, ta rikonceptosh ecejakun diplomatik, gjeopolitik dhe ndërsyerjen për një shkatërrim ushtarak të Jugosllavisë së Millosheviqit, është një përpjekje intelektuale dhe shpirtërore e pashoqe.

Rrëfenja boshtore e këtij libri është masakra e Reçakut dhe roli i ambasadorit William Walker, atëbotë Shef i Misionit Verifikues në Kosovë në kuadër të OSBE-së, ku më 15 janar 1999 forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë. Kakofonia e fjalëve të tij në cilësimin e kësaj ngjarjeje si “krim kundër njerëzimit” dhe jo “dënim dhune”, si dhe vënia e drejtësisë në vend për të vrarët do të ndryshojë përgjithmonë fatin e popullit të Kosovës, me ç’rast do të jetë shkas i intervenimit ushtarak të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë.

Libri “Reçak: historia e një krimi lufte”, në fakt, është një autobiografi e ambasadorit Walker, në të cilin përshkruan jetën e tij që nga fëmijëria e deri në largimin e Misionit Verifikues të OSBE-së nga Kosova.

Ai është i ndarë në dy pjesë; ku pjesa e parë përshkruan autobiografinë e autorit nga fëmijëria deri te karriera e tij 40-vjeçare në Shërbimin e Jashtëm, përfshirë misionet në Japoni, Amerikën Latine dhe Ballkan, ndërsa pjesa e dytë fokusohet në përvojat e tij në Ballkan, sidomos në misionet e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së në Kosovë.

Ambasadori Walker, përmes këtij libri, përbri trajektores së tragjedisë së madhe njerëzore që po përjetonte populli i Kosovës, i revokon edhe kujtimet rreth prapaskenave politike, pasigurinë dhe implikimin gjeopolitik e ndërkombëtar të masakrave të forcave serbe ndaj popullatës civile në Kosovë. Të gjitha këto janë të përshkruara në formë të një narracioni linear e dinamik, në ndërthurjen e komplekseve të ngjarjeve, me ç’rast e mban lexuesin kurioz e ndërveprues deri në fund.

Libri do të jetë në duart e lexuesve nga dita e 14 janarit, pas një promovimi të mbyllur, në vigjilje të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. Mirëpo, në librarinë “Dukagjini” do të organizohet një takim, ku lexuesit do të mund të takohen me ambasadorin William G. Walker, me ç’rast do të mund të diskutojnë për këtë kontekst politik dhe rolin esencial të KVM-së në Kosovë. Po ashtu, autori do të nënshkruajë kopje libri për të pranishmit.

Ditëve në vazhdim, libraria “Dukagjini” do t’ju përditësojë me informacione në lidhje me oraret e prezencës së ambasadorit William G. Walker dhe takimin me të/ Dukagjini

Etiketa: botimkosovemasakrarecakutwalkerwilliam
Shkrimi Mëparshëm

202 vite nga lindja e rilindasit të shquar Jani Vretos

Shkrimi Vijues

35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër

Shkrimi Vijues
35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër

35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shkodër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

11 Qershor, 2026
Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

11 Qershor, 2026
‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

11 Qershor, 2026
Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

Anthony Kaldellis: Rhomaioi e lindjes dhe miti helenistik: Kur historia bëhet instrument pushteti

Anthony Kaldellis: Rhomaioi e lindjes dhe miti helenistik: Kur historia bëhet instrument pushteti

10 Qershor, 2026
Nervi i qytetarisë, që shpresojmë të shndërrohet në monument historik

Nervi i qytetarisë, që shpresojmë të shndërrohet në monument historik

10 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist