• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
11 Gusht, 2026
Në Kreu, Kultura, Pikepamje
0
Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës
0
NDARJET
2
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

“Asia dhe Europa janë të miat në fund. Mjerë Krishterimi! Ai humbi shpatën dhe mburojën e tij!” — Sulltan Mehmeti II, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut — 1468

I. Koha dhe rrethanat

Në mesin e shekullit të pesëmbëdhjetë, Perandoria Osmane përfaqësonte forcën ushtarake më të frikshme që kishte njohur bota myslimane — madje, ndoshta, e gjithë bota. Pas rënies së Konstantinopojës në vitin 1453, Evropa Lindore kishte humbur mburojën e saj historike dhe sulmi drejt Perëndimit dukej i pashmangshëm. Në këtë kontekst historik dramatik, ndërmjet mbretërive të mposhtura dhe princave kristianë të poshtëruar, u ngrit figura e Gjergj Kastriotit — Skënderbeut.

Raymond Ibrahim, historiani dhe arabisti i njohur amerikan, i kushton kreun e shtatë të veprës së tij “Defenders of the West” (2022) ekskluzivisht këtij heroi shqiptar. Ibrahim e pozicionon Skënderbeun si një nga të tetë “Mbrojtësit e Perëndimit” — njerëz të krishterë që, me sakrifica të jashtëzakonshme personale, ndaluan zgjerimin osman në Evropë. Por ndërmjet të gjithëve, Skënderbeu zë vendin e veçantë: ai ishte ai që kishte njohur Osmanllarët nga brenda, kishte luftuar për ta, kishte fituar besimin e tyre — dhe pastaj i kishte tradhtuar për hir të vendit dhe fesë së tij.

Kjo është figura historike e Skënderbeut duke u mbështetur kryesisht mbi të dhënat dhe analizat e mbledhura nga Ibrahim.

II. Rinia nën hijen e sulltanit
Kastrioti — familja dhe dorëzimi

Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405 si djali më i vogël i katër djemve të Gjon Kastriotit, njërit prej fisnikëve më të mëdhenj shqiptarë. Pas pushtimit osman të Shqipërisë në vitin 1415, sulltani Murad II u kërkoi fisnikëve shqiptarë angazhime besnikërie — dhe si siguri për këtë besnikëri, mori fëmijët e tyre si peng. Gjon Kastrioti dorëzoi të katër djemtë e tij. Tre u vranë nga zotërit e tyre osmanë; vetëm Gjergji, dhjetë vjeç, mbijetoi.

Ky fakt nuk duhet lexuar si thjesht disfatë familjare. Në gjuhën e politikës osmane të kohës, dorëzimi i fëmijëve si peng ishte një mekanizëm kontrolli i profilit të lartë — dhe fëmijët që mbijetonin zakonisht ishin ata që sulltani i gjykonte të dobishëm. Gjergji, siç do të zbulohej, ishte më shumë se i dobishëm.

Formimi si jeniçer: Islami i detyruar dhe truri i lirë

Sipas Ibrahim, megjithëse akademikët modernë debatojnë nëse Gjergji u formua formalisht si jeniçer, ky debat është i pavlefshëm — sepse ai kaloi nëpër çdo gjë që kalonin jeniçerët: u rrit në fenë islame si fëmijë, u nënshtrua ndaj gjithë procesit rigoroz të trajnimit në shkollën borduarante Enderun, dhe u bë ushtarak i kualifikuar në shërbim të sulltanatit. Konstantin Mihailoviq, një jeniçer serb dhe bashkëkohës i Gjergjit, dëshmon shprehimisht se shqiptari u trajnua si jeniçer.

Por ky formim, pavarësisht brutalitetit të tij, kishte një paradoks. Gjergji mësoi të mendonte si osmanllinjtë, të kuptonte strategjitë e tyre, dobësitë dhe iluzionin e pushtetit të tyre. Si e do fati, ky avantazh njohës do të kthehej kundër atyre që e kishin formuar.

“Ai kishte kaluar rreth tri dekada mes turqve — dhe kjo e bëri të mundur atë çka pak krishterë të tjerë mund ta bënin: të mendojë — dhe të veprojë — si një turk.” — Raymond Ibrahim, “Defenders of the West” (2022)

Skanderbeg — emri dhe ngritja

Ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe, kur Gjergji ishte në të njëzetat e tij, që osmanllinjtë filluan ta quajnin Iskander Beg — “Zoti Aleksandër” — si nderim ndaj Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Emri u bë Skënderbeg dhe mbeti si trashëgimi e përjetshme. Nën këtë emër, sulltani Murad II i besoi komandën e një regjimenti kalorësish me pesë mijë njerëz, dhe më vonë edhe ushtri jeniçerësh.

Nga jashtë, Gjergji dukej modeli i përsosur i një ushtaraku osman besnik. Fitonte beteja, shërbente sulltanin, merrte privilegje dhe dhurata. Por brenda vetes, sipas Ibrahim dhe burimeve bashkëkohore, ai kishte mbetur gjithnjë i lidhur me shqiptarësinë dhe krishterimin e tij — megjithëse nuk guxonte as t’ia besojë këtë mendim vetes.

III. Fuga dhe kthimi: Nëntor 1443
Çasti historik i Nishit

Gjithçka ndryshoi me Fushatën e Gjatë — sulmin e furishëm ushtarak të Hungarezit Janos Hunyadi kundër osmanëve. Më 3 nëntor 1443, forcat e dy anëve u ndeshën në Nish, (Serbia moderne). Skënderbeu ishte atje, duke komanduar kontingjente osmane. Papritmas — dhe në befasi totale të ushtarëve të tij — ai urdhëroi tërheqjen.

Por tërheqja ishte një kurth i shkëlqyer: gjatë kaosit, Skënderbeu u largua nga kampi osman me treqind luftëtarë shqiptarë besnikë ndaj tij. Para largimit, siç raporton bashkëkohësi shqiptar Gjon Muzaka, ai kapi sekretarin osman perandorak dhe e detyroi të nënshkruante, në emër të Sulltanit, një urdhër për Guvernatorin e Krujës për t’ia dorëzuar kështjellën. Pastaj, duke e ditur se sekretatri do t’ia zbulonte secretin Sulltanit sapo të lirohej, e vrau.

Natyra e këtij plani — i planifikuar minutë pas minutë, me gjakftohtësi absolute — tregon se Skënderbeu nuk vepronte spontanisht. Ky ishte kulmi i dekadave planifikimi mendor.

Natën e 28 nëntorit 1443: Kruja rikthehet

Kur Skënderbeu arriti para mureve të Kështjellës së Bardhë të Krujës, e dërgoi nipin e tij Hamzain me urdhrin e rremë tek Guvernatori Osman. Ky i fundit, duke menduar se po bindet ndaj Sulltanit, ia dorëzoi Krujën. Sapo doli, luftëtarët shqiptarë hynë natën në kështjellë dhe masakruan garnizionin turk.

Skënderbeu hodhi poshtë flamurin osman dhe ngriti flamurin e familjes — shqiponja dykrenore e zezë mbi sfond të kuq. Flamuri që sot është flamuri kombëtar shqiptar.

“Ai hoqi maskën e shtirsisë, mohoi profetin dhe sulltanin dhe u shpall hakmarrësi i familjes dhe vendit të tij — mes klithmash të egra.” — Ibrahim, duke cituar kronikën bashkëkohore

Fjalimi historik i Katëdralës

Të nesërmen, në katedralen e mbushur plot të Krujës, Skënderbeu mbajti fjalimin historik. Shpjegoi sa i rrezikshëm kishte qenë pozicioni i tij: nuk kishte guxuar as t’i besojë mendimet e veta. Citoi rastin e niptit Hamzës — i vetmi që kishte ditur planin. Dhe pastaj drejtoi thirrjen drejt çlirimit të plotë të Shqipërisë.

Ibrahim vëren se ky moment kishte diçka të rrallë: ndryshe nga shumë liderë që “konvertohen” për arsye oportuniste, Skënderbeu kishte mbajtur fshehur besimin dhe planin e tij edhe kur nuk kishte asnjë dëshmi se plani do të funksiononte. Kjo nuk ishte kalkulim politik — ishte besnikëri e thellë.

IV. Lidhja e Lezhës dhe rezistenca kombëtare
Bashkimi i fisnikërisë shqiptare: 2 mars 1444

Ndërmjet pengesave të mëdha historike të shqiptarëve një ishte e vazhdueshme: fragmentarizimi i brendshëm. Çdo fisnik mendonte vetëm për interesin e tij — dhe osmanët e shfrytëzonin me mjeshteri këtë percarje. Skënderbeu e dinte këtë: kishte parë nga brenda si sulltanati i manipulonte të krishterët duke i ndarë.

Dhe kështu, më 2 mars 1444, thirri në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë të gjithë fisnikët dhe zotërinjtë shqiptarë. Aty, para Zotit dhe historisë, i tha hapur: kishte vetëm dy rrugë — lufta kundër osmanëve ose robëria nën ta. Osmanllit ishin “të mësuar vetëm me dhunën, vjedhjen dhe grabitjen” dhe jetonin “me mashtrim dhe mohim”.

Lidhja e Lezhës u themelua atë ditë. Skënderbeu u zgjodh unanimisht Komandant i Përgjithshëm. Ibrahim vëren se ky nuk ishte vendim i lehtë: shumë nga këta fisnikë ishin ende vasalë të sulltanit, dhe votimi i tyre kundër tij rrezikonte gjithçka.

Beteja e Torviollit — 29 qershor 1444

Testi i parë i madh erdhi shpejt. Murad II dërgoi deri në dyzet mijë ushtarë osmanë nën komandën e Ali Pashës. Skënderbeu, me gjashtëmbëdhjetë mijë burra — kalorësi, këmbësorë dhe guerilë — u nis t’i takojë.

Ditë para betejës, Skënderbeu kishte urdhëruar të zvogëloheshin zjarret e kampit dhe të flitej vetëm me zë të ulët — duke i lënë turqit të besonin se ushtria shqiptare ishte edhe më e vogël se sa ishte në të vërtetë. Osmanët, mbushur me vetëbesim, sulmuan me forcë. Shqiptarët filluan të tërhiqeshin drejt kodrave.

Turqit i ndoqën me nxitim — dhe goditën kurthin. Tre mijë kalorës shqiptarë, nën komandën e niptit Hamzait, dolën nga grykëkalime të fshehura dhe rrethuan osmanllët e befasuar. Rezultati: njëzet e dy mijë turq të vrarë. Rreth njëqind e njëzet shqiptarë humbën jetën.

“Kurrë deri atëherë nuk kishte ndodhur në histori kurth kaq i shkëlqyer ndaj kaq shumë njerëzve — dhe me kaq pak humbje.” — Ibrahim, duke u mbështetur te burimet bashkëkohore

Lajmi i kësaj fitorie arriti në Europë dhe kapi vëmendjen e Papës Eugene IV, i cili pa te Skënderbeu magnet të mundshëm për rezistencën e krishterë. Mbreti i Hungarisë, Ladislaus III, i shkroi urimet.

V. Rrethimet epike të krujës
Rrethimi i Parë (1450): Murad II kundër Skënderbeut

Pas disa vitesh, Murad II vendosi të ndërhyjë vetë. Në pranverën e vitit 1450, sulltani marshoi me një ushtri gjigande — deri në njëqind e gjashtëdhjetë mijë ushtarë — drejtë Krujës. Me sulltanin ishte edhe djali i tij i ri, i ardhshmi Mehmed II, dhe disa nga bejlerët kryesorë të Perandorisë.

Kundër kësaj ushtrie kolose, Skënderbeu mund të mblidhte vetëm rreth tetëmbëdhjetë mijë mbrojtës — shumë prej të cilëve ishin të huaj aventurierë: gjermanë, francezë, italianë, sllavë, të frymëzuar nga figura e tij legjendare. Ai evakuoi gratë dhe fëmijët nga Kruja, garnizonoi kështjellën me pesëmbëdhjetëmije  burra, dhe mori të tjerët në malet afër, nga ku do të shqetësonin osmanët me taktika guerile.

Ditë pas dite, topat osmanë bombarduan muret e Kështjellës së Bardhë me predha që peshonin deri në katërqind kg. Muret ranë. Jeniçerët sulmuan. Por ata brenda luftonin “përtej çdo shprese” — sipas shkrimit të Chalkokondylesit, historianit grek bashkëkohës. Skënderbeu vetë, nga malet, sinjalizonte me zjarr, sulmonte ata që dilnin jashtë kampit, “duke kryer vepra të jashtëzakonshme”.

Gjashtë muaj betejë. Njëzet mijë turq të vrarë. Dhe Murad II, i kapitulluar, u tërhoq pa arritur asgjë. Sipas një tradite të raportuar nga kronisti i besueshëm Marin Barleti (Barletius), sulltani vdiq pikërisht atje, para Krujës — turperim kaq i madh saqë shpirti i tij krenar nuk e duroi. Biri i tij Mehmedi mbajti fshehur vdekjen deri sa arriti i sigurt në Adrianopojë.

“Murad u tërhoq nga kabineti i tij, i kapërcyer nga hidhërimi dhe zemërata, duke e thirrur Allahun që pse lejoi të humilizohej kështu, kokulur si plak, për shkak të një kalaje të vogël në Epir.” — Kronika bashkëkohore, cituar nga Ibrahim

Rrethimi i Dytë (1466–1467): Mehmeti II kundër Skënderbeut

Pas vdekjes së Murad II, Mehmeti II mori frenat e perandorisë. Ai i ishte betuar “me kryet e Allahut” se do ta mundë Skënderbeun. Me njëqind mijë ushtarë, sulltani hyri përsëri në Shqipëri në verën e vitit 1466.

Por Shqipëria kishte dalë e rrënuar nga dy dekada lufta. Toka ishte shkretë. Njerëzit ishin arratisur. Burrat e aftë për luftë ishin pakësuar. Skënderbeu vetë kishte kaluar të gjashtëdhjetat. Dhe megjithatë — ai nuk dorëzohej.

Kur situata u bë kritike, Skënderbeu, i veshur si udhëtar i varfër, kaloi Adriatikun dhe u paraqit para Papës Paul II. “Ai është njeri i moshës së thyer, mbi të gjashtëdhjetat; ka ardhur me pak kuaj, njeri i varfër. Kuptoj se do të kërkojë ndihmë,” shkroi një ambasador i pranishëm.

Fjalimi i Skënderbeut para Papës ishte nga ato thirrje historike që gëlltitja i shekujve nuk e kaploi. “Unë dhe populli im jemi zhytur dhe fundosur në gjak me shume se çdo komb tjetër në Krishterim,” tha ai. Kërkoi ndihmë urgjente: “Nëse vuajtjet e mia private nuk ju lëvizin, le t’ju lëvizë nevoja e përbashkët, rreziku i menjëhershëm për grigjën tuaj.”

Papa Paul II nuk ishte papë Kryqtar si paraardhësit e tij. I dhuroi Skënderbeut një shpatë simbolike dhe pesë mijë dukatë — pastaj e dërgoi rrugës. Me kaq pak, Skënderbeu u kthye.

Fitoria e fundit: Prilli 1467

Kur u kthye, me vetëm pesëmbëdhjetëmije burra, Skënderbeu lëshoi sulmin e tij legjendë të fundit kundër osmanëve. Komandanti i tyre i frikshëm, Ballaban Pasha — ai i cili kishte ndihmuar Mehmetin të thyejë muret ciklopike të Konstantinopojës — u vra në sulm. Osmanllët u shpartalluan.

Më 23 prill 1467 — gati njëmbëdhjetë muaj pas fillimit të rrethimit — Skënderbeu triumfoi edhe pse i dëmtuar e i lodhur në Kështjellën e tij të Bardhë, ku mbrojtësit e tij e aklamuan shpëtimtar të tyre.

VI. Tradhtitë: Pika má e hidhur
Lidhja e Lezhës shpërbëhet

Ndërmjet tragjedive më të mëdha të historisë shqiptare të kësaj periudhe ishte shpërbërja e aleancës. Lidhja e Lezhës, që kishte bashkuar fisnikët shqiptarë, u zhbë gradualisht nga zilia dhe interesat. Sa më shumë rritej fama e Skënderbeut, aq më shumë dekurajoheshin fisnikët e tjerë — teorikisht të barabartë me të, por gjithnjë e më të margjinalizuar.

Venecia, e cila kishte ndikim të madh ekonomik mbi Shqipërinë, u bë e hidhur kundër këtij “aventurieri” të ri. Madje, siç raporton Ibrahim, senati venedikas ofroi rreth vitit 1447 njëqind mijë dukatë pensioni për ndonjë fisnik shqiptar anonim, me kusht që të vriste Skënderbeun.

Hamza Kastrioti — tradhtia e niptit

Por tradhtia më e hidhur erdhi nga brenda familjes. Hamza Kastrioti — nipi i Skënderbeut, i njëjti i cili kishte çliruar Krujën natën e 28 nëntorit 1443, i njëjti i cili kishte qenë “shoku i tij kryesor i rrugëtimit dhe këshilltari besnik” — e tradhtoi xhaxhain e tij.

Arsyeja: me lindjen e djalit të vetëm të Skënderbeut, Gjonit, në fund të vitit 1456, Hamzai kuptoi se nuk do të trashëgonte Krujën si kishte menduar. Mehmeti II e shfrytëzoi menjëherë këtë disafeksion, duke i premtuar Hamzait qeverrisjen e të gjithë Shqipërisë nëse i bashkohej.

Hamzai pranoi. Bashkë me tetëdhjetë mijë turq osman, ai marshoi kundër xhaxhait të vet përmes luginës së lumit Mat. Sepse Hamza dinte taktikën guerile të Skënderbeut — ai e kishte mësuar nga vetë ai — osmanllit kishin avantazh të rrallë.

Albulena — 2 shtator 1457: Fitorja mbi tradhtinë

Skënderbeu improvizoi. Në vend që të fshihte ushtrinë e tij të vogël (pak mbi tetë mijë burra kundër tetëdhjetë mijëshit osman) në malet dhe të priste momentin e duhur, e ndau ushtrinë në njësi shumë të vogla dhe i shpërndau nëpër luginat dhe pyjet. Për tre muaj, turqit panë vetëm banda të vogla shqiptarësh të shpërndarë.

Osmanllït arritën në konkluzionin se Skënderbeu kishte humbur dhe ishte “strehuar në malet e paprekshme për të shpëtuar lëkurën”. Pikërisht kur ishin bindur se lufta kishte mbaruar — më 2 shtator 1457 — Skënderbeu, i bashkuar me gjithë tetë mijë burrat, lëshoi sulmin “blitzkrieg”.

Njëzet e pesë deri në tridhjetë mijë turq u vranë ose u zunë rob. Hamzai vetë u kap i gjallë dhe u dërgua në burg në Napoli. Megjithëse xhaxhai i tij bujar ia fali tradhtinë dhe ia riktheu gjithçka, në 1460 Hamzai u kap nga turqit dhe u tortua ngadalë deri në vdekje në Konstantinopojë.

VII. Fundi dhe trashëgimia
Fjalimet e shtratin e vdekjes

Dimrit të vitit 1467, Skënderbeu thirri fisnikët e mbetur në katedralen e Shën Kollit — ku ishte themeluar Lidhja e Lezhës njëzet e tre vite më parë. Temë e mbledhjes: si të merreshin me Elbasanin, kështjellën e re osmane që kishte ngritur Mehmeti II.

Ditë më vonë, Skënderbeu u shtri me ethë të forta dhe të ashpra. Si Hunyadi para tij, luftëtari i gjashtëdhjetë e tre vjeç kishte kapur murtajën — shoqja e luftërave dhe e pestilencës. Vdekja po afrohej.

Rreth shtratit të vdekjes, ai shpjegoi dy gjërat më të rëndësishme në jetën e një njeriu: së pari, “ta adhurojmë Zotin” me besnikëri; dhe së dyti, “t’i japim jetët tona dhe t’i derdhim gjakun tonë për ruajtjen dhe shpëtimin e atdheut”. Pastaj dha këshilla praktike bazuar në dekada luftë:

“Tiranis osmane do t’i vijë idetë e percarjes midis jush, do t’i ndajë forcat tuaja. Do të përdorë shumë kurthe dhe mjete për t’ju kthyer njëri kundër tjetrit. Dhe kur t’ju shohë me mosmarrëveshje, do t’ju shtypë njërin pas tjetrit dhe do t’ju shkatërrojë të gjithëve… Sapo të dëgjojë vdekjen time, ky armik nuk do te kurseje asnje mjet.” — Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fjalimi i fundit — Janar 1468

Gjergj Kastrioti — i madhi Skënderbeu, Zoti Aleksandër, “Bravehearti” Shqiptar — vdiq më 17 janar 1468. U varros në Katedralen e Shën Kollit.

Profecia e tij — e realizuar menjëherë

Pikërisht siç kishte parashikuar, Mehmeti II, menjëherë pasi mori lajmin e vdekjes së armikut të tij, u dëgjua të shpallte: “Asia dhe Europa janë të miat në fund. Mjerë Krishterimi! Ai humbi shpatën dhe mburojën e tij!”

Pa humbur kohë, vendosi Krujën rrethim përsëri. Më 16 qershor 1468 — vetëm pesë muaj pas vdekjes së kryezotit të saj — Kështjella e Bardhë kapitulloi. Mehmeti kishte dhënë fjalën se mbrojtësit mund të largoheshin të lirë. Sapo dolën, i urdhëroi të vriteshin të gjithë. Gratë dhe fëmijët u bënë skllevër.

Vitet vijuese, kështjellat e tjera shqiptare ranë si domino. Dy qind mijë shqiptarë të tjerë — duke përfshirë gruan dhe djalin e vogël të Skënderbeut — u arratisën në Itali. Dhe Shqipëria, e çliruar prej tij, u islamizua plotësisht nën osmanët — duke mbetur sot si njëra nga vendet me shumicë myslimane të Europës.

Kockat — vlera e heroizmit edhe para armiqve

Ndoshta dëshmi më e qartë e radhës historike të Skënderbeut erdhi nga vetë armiqtë e tij. Kur osmanllët pushtuan Krujën pak muaj pas vdekjes së tij, gjetën dhe nxorën trupin e tij — jo për ta profanuar, por duke e trajtuar me respekt të veçantë: kockat e tij u ndanë me kujdes dhe u kthyen në talismanë. Osmanët i mbanin me vete, të bindur se kush i mbante këto amuleta pranë zemrës do të shndërrohej në luftëtar të fuqishëm — në një Skënderbe.

“Gjëja më e madhe — nëse edhe ajo indirekte — e lëvdatave vjen nga armiqtë e tij, turqit, të cilët kockat e tij i kthyen në talismanë, të bindur se kush i mbante do të bëhej luftëtar i frikshëm.” — Ibrahim, “Defenders of the West”

VIII. Skënderbeu dhe mbrojtja e europës
Çfarë do të kishte ndodhur pa Skënderbeun?

Ibrahim bën një argument historik të fuqishëm: nëse osmanllit do të kishin arritur ta kthejnë Shqipërinë në bazë sulmi drejt Italisë në vitin 1450 — siç kishin planifikuar — Mehmeti II do të kishte pasur tridhjetë vjet, për të ndjekur ëndrrën e tij të lashtë të pushtimit të Romës dhe Europës Perëndimore. Se ky shqetësim ishte real, e dëshmon fakti që edhe pas vdekjes së Skënderbeut, sapo Shqipëria ra, osmanllit goditën Otranton në Itali më 1480 — duke masakruar popullin dhe duke e kthyer kishën e tij në xhami. Vetëm vdekja e papritur e Mehmetit II ndali rrjedhën.

Kongresi Amerikan e pranoi këtë ndikim historik hapur: në vitin 2005, nxori rezolutën “Duke nderuar 600-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), shtetarit, diplomatit dhe gjeniut ushtarak, për rolin e tij në shpëtimin e Europës Perëndimore nga pushtimi osman.”

Trashëgimia ndërkombëtare

Ibrahim citon vlerësime të shumta historike të jashtëzakonshme. Generali i madh Brita James Wolfe shkruante në 1756 se Skënderbeu “i tejkalon të gjithë oficerët, të lashtë dhe modernë, në drejtimin e një ushtrie mbrojtëse të vogël”. Historiani William J. Armstrong shkruante në 1905 se “madje edhe shfrytëzimet e Godfrit, Tankreditit, Riçardit apo Rajmondit zbehen deri në mosrëndësi krahasuar me Skënderbeun.”

Mbi një mijë libra në mbi njëzet gjuhë, opera dhe drama janë shkruar për të. Flamuri shqiptar — shqiponja dykrenore e zezë mbi sfond të kuq — është flamuri i familjes Kastrioti, i ngritur nga Skënderbeu atë natë të nëntorit 1443 mbi Krujën, dhe i mbajtur sot nga i gjithë kombi.

IX. Refleksion akademik: skënderbeu nën lupën kritike
Çfarë e veçon Ibrahim si historian?

Ibrahim ndryshon nga biografët romantikë të Skënderbeut: ai mbështetet rigorozisht te burimet bashkëkohore — osmanë, venecianë, shqiptarë, greke — dhe i parashtron shpesh të dy anët e një narrative. Kur osmanllit e quajnë Skënderbeun “tradhëtar ingrat”, Ibrahim e paraqet si e kishte shprehur vetë Skënderbeu përgjigjen ndaj Muradit. Kur kronikistët Osmanë pretendojnë se Nata e Sulmit të Krujes kishte mbaruar me humbje të mëdha të shqiptarëve, Ibrahim kontrapunkon me burime të tjera.

Metoda e Ibrahim është e kujdesshme: ai nuk dëshiron të bëjë Skënderbeun një legjendë të mëtejshme, por ta kuptojë atë si njeri historik — me aftësi reale, vendime reale, dobësi reale. Dhe pikërisht kjo e bën prezantimin e tij të fuqishëm akademikisht.

Islami dhe Krishterimi si aksitë kryesore

Vepra e Ibrahim ka pikëpamje të qarta akademike: luftërat e Skënderbeut nuk ishin thjesht luftime territoriale — ato kishin karakter fetar, ideologjik dhe civilizues. Kur Skënderbeu rikthehej te krishterimi, ai nuk bënte vetëm akt personal; ai po bënte deklaratë politike dhe identitare. Lidhja e Lezhës nuk ishte thjesht aleancë fisnikësh — ishte deklaratë se Shqipëria do të qëndronte pjesë e Kristianizmit Europian.

Ibrahim argumenton se Skënderbeu e kuptonte dimensionin ideologjik të luftës: osmanllit nuk zbrapseshin thjesht si perandori ekspansioniste, por si bartese e doktrinës islame të xhihadit — detyrimit fetar për të zgjeruar Darul Islam (Shtëpinë e Islamit) mbi territore të tjera. Prandaj Ibrahim e quan Skënderbeun jo vetëm hero kombëtar, por “Mbrojtës i Perëndimit”.

Kjo pikëpamje e Ibrahim është akademikisht e kontestueshme nga historianë të tjerë që preferojnë analiza sekulariste; megjithatë është e mbështetur në burime primare dhe merr parasysh vetëkuptimin e njerëzve të kohës, si Skënderbeu vetë, si sulltanët, si papët — të gjithë e shihnin këtë luftë si luftë feje.

Paradoksi i trashëgimisë shqiptare

Ibrahim ndalon para faktit paradoksal: Shqipëria e sotme, pavarësisht atij çlirimi titanik që ia kushtoi Skënderbeu, është sot komb me shumicë myslimane — pasojë e pesë shekujve osmane pas vdekjes së heroit. Dhe megjithatë, shqiptarët — edhe muslimanët — e adoptuan flamurin e Skënderbeut si flamurin kombëtar pas pavarësisë nga osmanët në 1912. Ky paradoks tregon se figura e Skënderbeut nuk është thjesht heroike fetare — është simbol kombëtar transcendent, që kapërcen ndarjet fetare.

X. Njeriu dhe epoka e tij

Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbetet, pas gjashtë shekujsh, njëra nga figurat më të jashtëzakonshme ushtarake dhe politike që ka prodhuar historia. Nga njëra anë, ishte produkt tragjik i sistemit jeniçer — i rrëmbyer si fëmijë, i konvertuar me forcë, i stërvitur si mjet lufte i sulltanit. Nga ana tjetër, ai e përdori çdo gjë që kishte mësuar kundër atyre që ia kishin mësuar: taktikën, psikologjinë, njohjen e armikut.

Vepra e Ibrahim nuk e mitizon Skënderbeun. E paraqet si njeri i jashtëzakonshëm por i vdekshëm — me shokë që e tradhtuan, me fisnikë që e braktisnin, me Europë që nuk e ndihmoi kurrë si duhet. Dhe megjithatë, për njëzet e katër beteja dhe rrethime, ai qëndroi. Rrenjën e tij e shpjegon vetë Ibrahim me fjalinë kyçe: “E vetmja gjë që mundi ta mundë Skënderbeun ishte vdekja e tij.”

Rreth besnikërisë së tij ndaj vendit dhe fesë, Skënderbeu vetë kishte thënë gjatë fjalimit historik të Krujës: “Unë mezi guxoja t’i besoja vetes planet e mia. Nuk i besoja as gjuhës sime.”

Kjo gjakftohtësi heroike — ta mbash planin e lirisë brenda vetes, pa ia besuar askujt, dekada me radhë, duke ecur nëpër mjegullën e rrezikut ekstrem — është ajo që e bën Skënderbeun figurë unike. Dhe janë të pakta figurat në histori që, pasi vdiqën, armiqtë e tyre i trajtuan kockat si talismanë.

“Kudo që ka sunduar, Skënderbeu la si trashëgimi jo vetëm fitore, por dëshmi se liria e te voglit mund ta mundë arrogancën e te madhit nëse ka ide, vullnet dhe besim.” Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup.com

Shënime dhe burime:

Raymond Ibrahim, Defenders of the West: The Christian Heroes Who Stood Against Islam (New York: Bombardier Books / Simon & Schuster, 2022), ISBN 978-1-64293-821-0.

Kapitulli: “Skanderbeg: The Albanian Braveheart”

Burimet primare të cituara nga Ibrahim përfshijnë: Chalkokondyles (historiani grek bashkëkohës), Marin Barleti (kronist shqiptar), Gjon Muzaka (fisnik shqiptar bashkëkohës), Konstantin Mihailoviq (jeniçer serb), kronika osmane si ajo e Oruç Beut dhe Tursun Beut, letrat e sulltanëve dhe Skënderbeut vetë, dhe letrat e papëve të periudhës.

Etiketa: albanianbraveheartRaymond Ibrahimskanderbeg
Shkrimi Mëparshëm

Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës

Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës

11 Gusht, 2026
Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

10 Gusht, 2026
Çelet ekspozita “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit

Çelet ekspozita “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit

10 Gusht, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit dhe kontributi i tij i papërsëritshëm në ndërtimin e vetëdijes kombëtare shqiptare

Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit dhe kontributi i tij i papërsëritshëm në ndërtimin e vetëdijes kombëtare shqiptare

10 Gusht, 2026
Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës

Raymond Ibrahim: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kreu i Shqipërisë, mbrojtësi i Krishterimit dhe shpata e Europës

11 Gusht, 2026
Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

10 Gusht, 2026
Çelet ekspozita “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit

Çelet ekspozita “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit

10 Gusht, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit dhe kontributi i tij i papërsëritshëm në ndërtimin e vetëdijes kombëtare shqiptare

Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit dhe kontributi i tij i papërsëritshëm në ndërtimin e vetëdijes kombëtare shqiptare

10 Gusht, 2026
Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë

Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë

7 Gusht, 2026
Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

7 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.