E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Prof.Ernest Koliqi: Atdhedashuní e patrjotizëm

4 Tetor, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Si popull ase bashkarí banorësh me të njâjtën zânafille qi flasin nji gjuhë e ndjekin disá doke të përbashkta, na Shqiptarët jemi shum të vjetër, – porsi komb ase bashkari qytetarësh qi e dijnë edhe e ndiejnë veten pjesë të pandáme të nji trapi shoqnuer e politik strehue nën rendime shtetnore e norma ligjore të njinjishme, jemi të rij. Si popull, edhe kur jetojshim nën sundime të hueja, dridhej mbrenda nesh nji instinkt, d.m.th. nji prirje e nënvetedijshëme e zêmrës qi na shtynte me njoftë si vllazën të gjithë ata qi kishin ndër fyza të njâjtin gjak; si komb përkundra na lidhë njânin me tjetrin, né Shqiptarët, jo vetëm nji ndiesí zêmre, por edhe nji bindje e mendes se jemi pjesë gjindësh e dallueshme prej kombeve tjera, me vlera të veçanta shpirtnore. Kombi ká për gur themeli njoftjen e plotë nga pjestarët e vet të drejtave e të detyrave qytetnore qi lêjojnë nji bashkëjetesë të harmonishme. Kombi, për me u quejtë i tillë, duhet t’ushqejë në shpírt flakën e dashunís së ndërmjetvetëshme. Skâji atdhedashuní ka veshtrimin e nji lidhjeje zêmrash (vetedije kombtare a coscience ). Kush nuk ndien në gjak e nuk merr me mend domosdoshmënín e lidhjeve shêjte natyrore e shpirtnore ndërmjet qytetarve të nji kombi, ai nuk âsht atdhedashës. Atdhedashuní nuk don të thotë dashuní për gurët lisat frymorët e nji visi, por frymë bashkëjetese vëllaznore me njerz të njâjtes zânafille e gjuhe e dishiresh qi banojnë n’at rreth natyruer. Prandej fjala “patrjot” duhet përdorë vetëm për të cilësue nji njerí i cili kryen vepra të shqueme për vend e për bashkatdhetarë të vet. Atdhedashës e kemi për detyrë të jemi të gjithë; patrjotë janë ata qi me therorína a vepra të nalta të jashtazakonshëme i sjellin dobína landore e morale të mëdhaja kombit.

Kët lloj parathânjeje nuk po e rrjeshtoj për të tregue se sa i hollë jam në dallime përftimesh, por për t’i a sqarue vetes e ndoj lexuesit qi mirësisht ndjek këto shënime të mija në krye të Shêjzavet, sjelljen e nji bashkatdhetari, i cili para pak ditve m’erdhi në shtëpí për nji pjekje oborrsije (visite de courtoisie).

E kishem takue, për rrëshqit edhe disá herë tjera, por at ditë pata përshtypjen se po e shof për të parën herë. Hyni n’odë t’eme të shkrimit me nji farë t’ecunit të madhnueshëm e si me nji qindrim theatral. M’u duk se hyni para tij nji kravatë me vija të trasha kuq e zí. Si zûni vend në nji ndejse pranë tryezës s’eme të punës, më hoq vërejtjen edhe nji dalluese (distinctif) qi kishte n’ilik a thile (boutonnière)të setres me nji shqipe të zezë kraha-shtrîme në fushë të kuqe. Petkat e shtatit m’u duken jo fort të pastra, këmisha e koleti të palám, çarapët e lëshuem zharg mbi neje të kambve e këpucët e pafshîme. Përkundra ishte rrue e krue dhe flokët i ndritshin prej brilantinës. Mund të kishte, mbas hamendje, nji moshë tridhetë-vjetsh ase aty pari. Vinte nga nji kamp profugësh t’afërsinave të Romës. Ndër kampe gjinden fatosa autentikë të luftës antikomuniste, me varrë ende të pambylluna në shtat, qi pësuen humbje në shpijarë e në pasuní dhe nuk ankohen as nuk mburren për shka bânë. Për këtê, qi më rrinte para, s’kishem ndëgjue se ish therorzue në ndonji mënyrë të veçantë.

Nisi të flasi me nji sigurí krenare. Kuptohej se e mbante veten njerí të rrahun me shekull e të randësíshëm, e t’aftë me përballue mjerisht çdo rasë të jetës. Mbas shum fjalësh të shprazta: (Po si po jé me shëndet? Po robët si m’i ké? A po mërzitesh? A po lodhesh me punë? etj. etj.) e flakroi pyetjen qi, mbas mendes së tij, do të hapte nji bisedë të gjânë e tërhjekse.

Si të duket, zotní loci, se po shkon kjo puna e jonë? A ka ndoj shpresë se lot gjâ për së shpejti?

Për besë, lum miku, nuk dij shka me të thânë. Çashtja e Shqipnís ka hy në qark të lojës së madhe botnore, e duhet me pá se ç’farë zhvillimi merr gjendja ndërkombtare e përgjithëshme…

Kam ndëgjue… unë s’i marr vesht gazetat e hueja… me zí qi këndoj ato të shkrueme shqip… por flitet në kamp se Kina po na dashka me u lidhë me Gjermanín prendimore…

Mundet qi don me hy në marrëdhânje ekonomike…

Jo, jo, don me i bashkue Gjermanët dhe me u lidhë për së forti me ta. Kjo punë né Shqiptarvet t’ikun na dâmton ke s’ve. Forcohen të kuqët në Shqipní…

Shka me i u përgjegjë? Prej kah me e zânë fíll arsyetimin e si me ardhë tue i a shtjerrtue për t’a bindë se deri sa parabola e regjimit të sotshëm t’arrîjë në fund të harkut të vet, Shqipníja do të përshkohet nëpër nji varg fazash herë ngjitëse herë zbritëse gjithënji nën ndikimin e ngjarjeve ndërkombtare, të cilat janë në nji shtjelli (évulution) të vrullshme. I a bâna, sa për të thânë dishka mbasi rrinte në pritje të nji përgjegjeje:

Paj, me kallzue të drejtën, sot, si erdhen tue u ndërlikue punët, nuk po din njeriu shka me dishrue, sepse ka keq e mâ keq. Lê qi përgjithësisht çâshtja shqiptare nuk âsht në dorë të Shqiptarvet e prandej na s’kemi shka të bâjmë në kët fazë të tashme; por, edhe sikur të kishim ndoj mundësí veprimi, shka me bâ?

Si? Shka me bâ? Me mbledhë burrat e mërgimit, me zhgarkue në Shqipní e me sulmue ata… Por s’kemi parí… Po të kishte patrjota në krenë të mërgatës si ká në vogjëli të kampeve, ndryshej kishte për të vojtë kjo punë e jonë…

Kah i shqiptonte këto fjalë me theksim, m’u duk se po qitshin shkëndíja ngjyrat e kravatës në gjoks dhe të dallueses në skjep të setres si edhe brilantina në kokë.

Na qi e njehim veten të pajisun me nji farë kulture e mirërritjeje, e kemi për detyrë të siellemi me durim e kuptim të mirësishëm kundrejt bashkatdhetarve të pashkolluem, edhe kur këta ngrehen plot mburrje në mproje të gjikimeve pa themel të tyne. U përpoqa sa mujta, tue i a thjeshtësue pikat e çâshtjes, me i a mbushë menden qi nuk âsht punë e lehtë organizimi i nji veprimtaríje kryengritëse, sepse jo vetëm mungojnë mjetet, pregatitja teknike, vendi i huej për piknisje, por mungon sidomos sigurija në pasoja, të cilat mund të jenë shum të dâmëshme për ardhjen e kombit.

Shkurt, – përfundova:- mund të biejmë prej shiut në breshën. Natyrisht flas tue marrë në shqyrtim rrethanat ashtu si janë sot; nesër mund të paraqiten ndryshej…

Ai ja nuk e kuptoi fillin e arsyetimit t’em ja e gjikoi krejt të papëlqyeshëm, pse, fryni gjoksin dhe e ngrehi përpara: prej setres së zhbërthyeme i dilte jashtë këmisha ku spikatshin ngjyrat e kravatës me vija të trasha të kuqe e të zeza. Fshâni me të dhânun e tha me nji ton eprorije mburracake: – Po shof se s’paskan mbetë patrjota në parí: kryeparët janë kah e marrin në qafë vogjëlin… Na vuejmë për Shqipní ndër kampe e ata bâjnë pall ndër qytete. I kanë sigurue punët e tyne… Shka po u duhet me u tundue!…

Zotnova mbrenda vetes nji shkas idhnije qi qe tue shpërthye përjashta me turr. Ishte mik në shtëpí t’eme. Lypej durim. Noblesse oblige. Mbas nji ndalimi të shkurtë, i a këtheva:

Mâ meritë kanë ata qi ngelne në Shqipní e qindrojnë heshtazi në parime të shëndoshta shqiptare nën ndrydhjen e sundimit gjakatar se të gjithë na qi në Prendim qoftë po edhe me vështirsina, por me lirí të plotë rrijmë tue pritë ditën e çlirímit t’atdheut…

Ai nisi tash me sulmue drejt për së drejti:

Mirë: ata vuejnë mbrendë e na të kampeve vuejmë jashtë: mësá qi ju, më duket, nuk jeni kah mërziteni aspak tue pritë çlirímin…

S’mund u prita pa i a shkrepë:

Atëherë ti qi vuen në kamp e njehke veten patrjot: unë qi do të lodhi mende e trup jashta kampit për të sigurue bukën e përditëshme të shpëtijakvet të mij, unë qênkam njeri i dobët mbas mendimit t’and…

S’po tham këtê, e s’due me fye zotnín t’ande, por âsht e vërtetë qi unë jamë tue vuejtë për Shqipní e disa tjerë përjashta jetojnë rahat…

Prap e ndala veten e, butësisht, i thashë:

Shif, lum miku, mue e ty e të gjithë Shqiptarët na ka vrá Zoti e jemi për t’u qá me lot, të gjithë, pa asnji dallim. Fatkeqsinat njâna mbas tjetrës pa mê asnji herë po shkrepen mbi né. Por kjo nuk na lêjon me e përbuzë Shqipnín pse ka qillue e pa fat. Kush i a sjellë shpinën nânës së vet pse e shkreta nuk mundet me i sigurue fat e të mira vetes e krijatyravet qi i dalin nga prêhni? Mun, pse âsht në mjerim, do t’a duem atdhén mâ tepër. M’e dashtë e kemi për detyrë, si parija ashtu vogjlija, si po thue ti, dhe, tue e rrethue me të gjitha ndiesít e zêmrës s’onë, nuk kryjmë nji punë të jashtazakonshëmë: i japim Nânës së Përbashkët të drejtën qi i përket. Prandej atdheashunija nuk t’ep të drejtë për shpërblime landore e morale. Patrjotizmi âsht tjetër gjâ, sepse kapërcen masën e detyrave kombtare e shoqnore të rendomta dhe âsht nji përpjekje heroike në të cilën lulzojnë shkëlqimisht vetít mâ të nalta njerzore. Si janë shêjtënt e marrtirët në fê, ashtu janë patrjotat e deshmorët në kombsí. Për shembull patijota quhen Jeronym De Rada qi shkrîni múnd e pasuní për të ndezë në shpirtënt e Shqiptarvet dishirin e lirís dhe të rilindjes kombtare tue dekë në skamin mâ të mjerueshëm; Oso Kuka qi vullnetarisht shkoi me mprojtë caqet e shugurueme t’atdheut dhe, i rrethuem prej nji morije anmiqësh, kur s’ishte aspak korí me u dorzue, i dha zjarm barotit të kullës ku bânte qindresën e vdiq trimnísht, tue hjedhë për havá veten e shumicën e rrethuesavet; Ded Gjo’ Luli, qi i joshun e i përkëdhelun prej anmiqësh të kombit, s’pranoi as nderimet as dhuratat e tyne, kur ata e ftuen me u lëshue dorë të lirë në pushtim të tokave shqiptare, dhe me kët sjellje i shkaktoi vetes salvime e vdekje: Papa Kristo Negovani qi pohoi të drejtat e shqiptarizmit përball urdhnave të Fanarit tue e pague me krye qindrimin e tij guximtar. Këtyne u jepet ligjisht emni patrjot. Unë, ti, shumica, dikush tue vuejtë ndër kampe ase n’at burg të madh në të cilin tyranija e kuqe e shëndrroi Shqipnín e sotshëme, dikush tue derdhë mund shqisuer (intelectuel) për të mbajtë pozitat kulturore kombtare, tinzë mbrenda e botnisht jashta atdheut, shum shum jemi të dênjë të quhemi atdhedashës jo patrjota. E atdhedashuníja tregohet me punë jo me reklame e përligjerime (déclamation) e shêje të jashtme ase tue kërkue shpërblime e të drejta në mërgim ku sjecili rron si mbas rriskut të vet dhe të zotsís vetjake.

Ai piu kafen dhe u çue e duel.

Besoj se, tue dalë, do të két thânë vetmevetí:

E kanë kollaj këta me i rrotullue fjalët si mbas qejfit. Gjuha âsht tulit. Po, na patrjotët, duhet të bâjmë punën t’onë!

N’anë tjetër unë mendojshem, kur shkoi: – Pak çmohet veprimtaríja kulturore. Ai, i ngrati, vuen ndoshta fizikisht, por na shkrimtarët e pakuptuem vuejmë shpirtnisht. Fati na ka dënue né Shqiptarvet mos me u kuptue me shoqishojnë e me vuejtë i madh e i vogël! /“Shêjzat”, 1964/

Shkrimi Mëparshëm

Me popullsinë më të re në BE, por Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

Shkrimi Vijues

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar: Shqiptarët mund t’ju ndihmojnë pa para për të kaluar krizën e karburantit

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar: Shqiptarët mund t’ju ndihmojnë pa para për të kaluar krizën e karburantit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist