Analistët: Non paperi austriak – Fundi i kërcënimeve territoriale.
Ditë më parë portali nga Bosnja, Klix.ba publikoi një non-paper austriak të quajtur “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe Politika e Fqinjësisë përtej modeleve ekzistuese”, i cili propozon ndër të tjera anëtarësimin “gradual” të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Ne duam dhe kemi nevojë për vendet e këtij rajoni në anën tonë. Ata janë një partner kyç dhe një pjesë integrale e familjes sonë evropiane. Për këtë arsye, ne duhet të rimendojmë qasjen tonë ndaj procesit të zgjerimit dhe politikës sonë fqinjësore”.
Derisa përmenden edhe disa nga mundësitë e non-paperit austriak.
“Integrimin progresiv në tregun e vetëm përmes, për shembull, transportit të lirë të mallrave, uljes dhe heqjes së tarifave doganore, që do të përfshinin produktet bujqësore, dhe lëvizjen e lirë të punëtorëve.
Pjesë e qasjes graduale ndaj këtij plani do të ishte përfshirja në politikat tregtare dhe tatimore të orientuara drejt së ardhmes, pjesëmarrja në politikat e BE-së për klimën dhe energjinë, përfshirja në rrjetin trans-evropian të transportit, përfshirja e plotë në programet e BE-së në fushat e shkencës, arsimit dhe kërkimin, pjesëmarrjen në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe rritjen e përfshirjes në misionet e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së, pjesëmarrjen në Programin Evropian të Krizave Ushqimore dhe Mekanizmin e Reagimit dhe pjesëmarrjen në agjencitë e Bashkimit Evropian”.
Nonpaperi austriak thotë se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të përdoret si një instrument gjeostrategjik dhe jo thjesht një procedurë burokratike.
Qarri: Procesi i Berlinit, “Non paper austriak”, janë origjinale nuk kanë të bëjnë me intrigat serbe e ballkanike