E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Durrës

Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

4 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën në portin e Durrësin ka filluar “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë.

Dita e fillimit të stërvitjes “Defender Europe 21” u quajt historike.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim në fjalimin e saj solli në vëmendje se Shqipëria është vendi që ka pritur më shumë aktivitete të tilla në rajon e që sipas saj kjo nuk është rastësore.

Në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA-së, Kim e mbylli fjalimin e saj me një përgëzim për Shqipërinë dhe guximin për të marrë përgjegjësi.

“Prania juaj konfirmon se roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënëse dhe se roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet[…]roli i Shqipërisë në aleancë është më i rëndësishëm se kurrë, shqiptarët kanë luftuar pranë nesh, krah për krah me kombet e shumta përreth globit, kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat[…]Kjo stërvitje historike është fillimi i gjërave edhe më të madh që do të vijnë, do të stërvitemi sëbashku më shpesh, do të punojmë sëbashku mbetemi me ju, krah përkrah, sot, nesër dhe përgjithmonë”, u shpreh ambasadorja para të pranishmëve.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi tha se kjo është stërvitja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Me ç’rast tha se kjo është mundësia e duhur që të provohet se Shqipëria dhe kapacitetet e saj të mbrojtjes janë në lartësinë e kërkuar nga aleatët.

Madje ai theksoi se stërvitja “Devender Europe 21” është edhe mesazh për popujt e Ballkanit se ardhmja e tyre e vetme është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike.

“Kemi fatin e mirë të jemi pjesë e stërvitjes më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë dhe rajon. Kemi gjithashtu përgjegjësinë për të dëshmuar se Shqipëria dhe kapacitetet e saj të mbrojtës janë në lartësinë e kërkuara nga aleatët. ‘Defender Europe 21’ vjen si një gruthemel i fortë i miqësisë së shkëlqyer që SHBA dhe Shqipëria kanë zhvilluar ndër vite, një stërvitje e përmasave të tilla në përvjetorin e 30-të të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona e bënë këtë përvjetor edhe më kuptim plotë. Ju jemi mirënjohës që zgjidhët Shqipërinë për stërvitje. Në të njëjtën kohë ju siguroj që vullneti ynë për të qëndruar në krahun tonë në çdo rrethanë, sfidë dhe përpjekje është i palëkundur[…]Kjo stërvitje është një mesazh i qartë për popujt e Ballkanit e ardhmja e tyre e vetme është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Çdo hezitim, devijim, ndikim përtej kësaj rruge është humbje kohe, kjo stërvitje është edhe një mesazh për forcat rivale të vlerave tona të përbashkëta”, tha ai.

Stërvitjen e “Defender Europe 21” në Durrës e quan historike edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama u zotua se do të vazhdojnë të qëndrojnë besnik krah për krah me aleatët.

“Është një kënaqësi e madhe dhe nder për ne që të kemi kaq shumë yje të mbledhura këtu në këtë vend të vogël dhe kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksionit ë rritjes dhe demonstrimit të kapaciteteve tona sepse besoj që kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të artë[…] Është vërtetë një moment historike për të gjithë në dhe një moment që na mbushe më krenari dhe përgjegjësi dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i’u ofrojmë shumë kësaj aleancë por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë ne dëshirojmë të jemi gjithmonë më të denjën dhe më të vyer brenda kësaj aleance” , deklaroi i pari i Shqipërisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e cilësoi këtë stërvitje si besim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Shqipërinë dhe NATO-n.

“Ndihem mjaft i lumtur dhe krenar që sot jemi këtu për të shënjuar një nga ngjarjet më historike për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe 21’ stërvitje kjo me dislokimit të forcave dhe mjeteve në Adriatik e Ballkanin Perëndimor që prej luftës së dytë botërore dhe si e tillë është e një rëndësie të lartë jo vetëm për përmasat por edhe për mesazhet që përcjellë. Nën drejtimin e komandës së ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën rreth 28 mijë trupa do të zhvillojnë njëherazi manovra ushtarake të shtrira nga Deti Baltik, Ballkani Perëndimor dhe deri në Detin e Zi. Kështu synohet rritja e gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërvepruesmërisë së aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere edhe në kohë sfiduese dhe të pasigurta sikurse është pandemia. . ky angazhim i yni është pre e besimit amerikan për Shqipërinë dhe NATO-n ajo provon se ne të gjithë sëbashku jemi të përgatitur dhe të aftë për të mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi dhe për të siguruar stabilitet edhe në rajonet e brishta si Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Detit të Zi

Ndërsa, gjenerali Tod Wolters, komandant i komandës së SHBA-së në Evropë dhe komandant suprem i aleancës për Evropën tha se me Shqipërinë në NATO ndihen më të sigurt.
“Është një nder të jem këtu sot për të gjithë qytetarët e Shqipëri, është nder dhe ndihem kaq i lumtur të jem në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra dhe vëllezër si dhe bijë dhe bija. ju falënderoj për gjithë atë që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për të mbajtur paqen në rajon dhe në gjithë Evropën[…] ‘Defender Europe 21’ ne do të bëjmë atë që quhet stërvitje e një force të përbashkët nga shumë agjenci dhe nga forca shumëkombëshe[…]ky komb është një eksportues i sigurisë dhe mënyra se si neve e kuptojmë këtë është se momentumi që ju e keni treguar këtë gjë nga pranimi i juaj në NATO na ka dhënë neve një Shqipëri më të sigurt, një pjesë Perëndimore ë të sigurt, një meshe më të sigurt dhe një Evropë më të sigurt. Ne sot ndihemi më të sigurt sesa që jemi ndjerë kurrë më parë. Ne përmirësohemi ditë pasdite dhe jemi më të fortë të gjithë sëbashku”, tha ai.

Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, në Zall-Herr, etj.

I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, “Defender 21” ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

Shkrimi Mëparshëm

“Serbia do ta njohë Kosovën”/ Ish-diplomati britanik në Bosnje tregon planin

Shkrimi Vijues

“25 prilli masakër elektorale” Basha nuk njeh zgjedhjet

Të Ngjashme

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse
Aktualitet

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

12 Nëntor, 2025
“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë
Aktualitet

“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

12 Nëntor, 2025
Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert de Niro
Aktualitet

Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert de Niro

12 Nëntor, 2025
Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!
Aktualitet

Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!

11 Nëntor, 2025
Durrësi i dikurshëm në një ekspozitë
Aktualitet

Durrësi i dikurshëm në një ekspozitë

8 Nëntor, 2025
Yllësia e Musine Kokalarit në dritën e Uran Butkës! Si simbol i një kohe kur të menduarit ndryshe përbënte rrezik
Aktualitet

Yllësia e Musine Kokalarit në dritën e Uran Butkës! Si simbol i një kohe kur të menduarit ndryshe përbënte rrezik

8 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

"25 prilli masakër elektorale" Basha nuk njeh zgjedhjet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

12 Nëntor, 2025
“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

12 Nëntor, 2025
“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

12 Nëntor, 2025
38 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

38 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

12 Nëntor, 2025
Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

Dodona: Një enigmë gjeografike dhe mitologjike në kryqëzimin e historisë para-helene

12 Nëntor, 2025
“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

“Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

12 Nëntor, 2025
“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

“Wandsworth Times”: Turistet britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

12 Nëntor, 2025
38 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

38 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

12 Nëntor, 2025
Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert de Niro

Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert de Niro

12 Nëntor, 2025
Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

11 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist