E premte, 24 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Nga miqësia me Todi Lubonjën te dëshmia e Fadil Paçramit, rrëfimi i Ismail Kadaresë

Pse Enver Hoxha ndaloi sulmin ndaj meje

1 Mars, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkrimtarin Ismail Kadare ky ishte viti i rrëfimit. Pak kohë më parë, shtëpia botuese “Onufri” ka hedhur në qarkullim librin “Kohë për rrëfim”, i konceptuar në trajtën e një interviste të gjatë me studiuesen dhe gazetaren Alda Bardhyli. Shkrimtari ka vendosur t’i tregojë gjithë jetën e tij Bardhylit, që nga Gjirokastra, dashuritë, raportin me pushtetin e shumë emra të njohur të politikës dhe artit.

Ndër ta është përmendur edhe Fadil Paçrami e Todi Lubonja, dy personalitete që u dënuan pas festivalit të 11-të dhe Plenumit të Katërt. Gjatë hetuesisë ata janë pyetur edhe për raportin me Ismail Kadarenë. Ky i fundit gjen rastin të tregojë për këto dy figura dhe marrëdhëniet me ta.

ALDA BARDHYLI

Gjatë Plenumit IV, qëndrimi i Hoxhës ndaj shkrimtarëve dhe artistëve të konsideruar si liberalë do të ashpërsohej. Një pjesë e tyre do të përfundonin në burg, mes të cilëve edhe Todi Lubonja, i cili ishte një nga miqtë e tu më të afërt, mbështetësi juaj për shkrimin e romanit “Dimri i madh”. Dokumentet e nxjerra këto kohë tregojnë se emri juaj ka qenë shumë pranë këtij grupi…?

Goditja ndaj Todit ishte një mënyrë për të trembur inteligjencën liberale, pasi ai ishte i lidhur me njerëz të tjerë me mendime liberale në poste të larta. Akuza ndaj tyre për “liberalizëm borgjez” e tregonte këtë. Hoxha ndoqi dy mënyra, intelektualët si Todi i dënoi me burgim të gjatë, ndërsa të tjerë që kërcënonin pushtetin e tij personal, u zhdukën në mënyra të ndryshme.

Po, në fillim emri im filloi të lakohej te grupi i Fadil Paçramit e Todi Lubonjës, por, siç duket, Enver Hoxha reagoi duke menduar impaktin që vepra dhe emri im kishte në Perëndim. Atëherë, qarkulloi një shprehje e thënë prej tij: “Nuk dua t’i jap një disident Perëndimit”. Ishte ai që e ndaloi, pasi ndaj meje do të kishte reaksion në Perëndim. Njerëz që përballë ambasadës sonë në Paris kishin bërë provokime, i kishin dhënë disa paralajmërime. Në një librari atje u hap një vitrinë e madhe me librat e mi. Dhe fakti ishte se kishte interes të madh nga gazetarë, nga studiues të huaj, të cilët po prisnin zhvillimet në Shqipëri. Me gjakftohtësi mendova se kjo më ka mbrojtur. Librat e mi ishin futur me dhjetëra e mijëra në shtëpitë e njerëzve, nëpër biblioteka, kishin zënë vend kudo. Isha i ndërgjegjshëm për këtë, prandaj nuk kisha frikë..

Në procesverbalet e mbajtura gjatë marrjes në pyetje të Fadil Paçramit përmendet shpesh emri juaj. U referohem disa të tillave që kam gjetur në dosjen tuaj të dhënë nga Autoriteti i Dosjeve…

Gjatë proceseve hetimore, Paçrami ka pranuar se pikëpamjet e tij përkonin me pikëpamjet e shkrimtarëve dhe artistëve të tjerë, mes të cilëve isha edhe unë. Ishte zakon i komunizmit që, kur dënoheshin intelektualët, gjëja e parë që bënin ishte të pyetej rrethi i tij.

Unë kam pasur pikëpamje në kundërshtim me vijën e Partisë në çështjen e trajtimit të konflikteve në fushën e letërsisë, artit e kulturës. Konfliktet në gjirin e popullit i kam nxjerrë më të mprehta seç duhej, veprim ky që shpinte në zgjidhje të padrejtë, në kundërshtim me vijën e Partisë, të konflikteve në gjirin e popullit… Me këto pikëpamje kam inkurajuar edhe krijuesit e tjerë për të trajtuar çështjen e konflikteve po në këtë mënyrë. Biseda të tilla për këtë çështje kam zhvilluar me Ibrahim Uruçin, Kujtim Spahivoglin, Bardhyl Kosovën, Riza Hajron, Qamil Buxhelin e Ismail Kadarenë… Në këto pikëpamje unë kam shtrembëruar realitetin tonë, duke e trajtuar burokratizmin si një fenomen që ka marrë përpjesëtime të gjera te ne, aparatet dhe administratat tona krejt të burokratizuara dhe drejtuesit si burokrat…” apo “… Një fenomen tjetër i dëmshëm në poezinë tonë ka qenë edhe krijimtaria që e shikonte gjithçka me syrin kritik në realitetin shqiptar. Kjo lloj poezie, në fakt, merr karakterin e denigrimin e vetë jetës dhe të sistemit tonë. Këtu përfituan krijuesit, që kishin qëllime jo të drejta dhe, në fakt, iu kundërvunë vetë zhvillimit tonë. Kjo tendencë është dukur në poezitë e Faslli Halitit dhe te Ismail Kadareja”. Deponimet e tij janë krejt të natyrshme nën presionin ku ndodhej. Fadil Paçrami ishte përparimtar, megjithëse ndante pikëpamje të kundërta për figurën e Skënderbeut.

Jeni takuar me Todin pas daljes së tij nga burgu? Si ka qenë takimi i parë me të pas burgut?

Absolutisht që po, e kam takuar. Takimi i parë ka qenë në Vjenë. Unë ndodhesha atje për një konferencë letrare, ndërsa ai kishte shkuar në një mbledhje ndërkombëtare. Pasi e kishte marrë vesh se ndodhesha atje, më dërgoi fjalë në hotel, madje ambasada jonë më njoftoi. Biseduam për shumë gjëra. Ai e ndiente se do të vdiste shpejt.

A keni biseduar me të lidhur me të birin, Fatosin, i cili prej vitesh ka një qëndrim kritik ndaj veprës suaj?

Po, kemi biseduar gjatë. Nuk do të doja të flisja për një raport kaq hyjnor si ai prind-fëmijë, duke dashur ta mbaj në kujtesë lëndimin e tij për këtë.

Si u dënuan Lubonja e Paçrami pas Festivalit të 11-të

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH ishte reflektim i atmosferës liberale të fillimviteve ’70 në Shqipëri. Asnjëherë më shumë se atëherë, shqiptarët nuk ishin ndier aq afër Perëndimit. Festivali i 11-të ishte një simotër e Sanremos, aq të ndjekur në ato vite. Por duket se ishte vetëm një iluzion dhe festivali u kthye në një rast për të vënë në shënjestër një grup intelektualësh, ku pa dyshim ndër më kryesorët ishin Todi Lubonja e Fadil Paçrami. Lubonja shkarkohet. Por ky ishte vetëm fillimi. Festivali u pasua nga Plenumi IV, që solli dënimin e shumë emrave të rëndësishëm të artit. U ndëshkuan me dënime, burgime, internime dhe madje pushkatime organizatorët dhe pjesëmarrësit e atij festivali: regjisorë, këngëtarë, instrumentistë, konferencierë…, që nga Mihal Luarasi, Edi Luarasi, Bujar Kapexhiu, Sherif Merdani, Gëspër Çurçia etj.

Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, të cilët Enver Hoxha i quajti “rrufjanë politikë”, përfunduan në burg për veprimtari armiqësore si pjesëtarë të të ashtuquajturit “grup liberal”. Familja e Lubonjave internohet në Torovicë të Lezhës, ndërsa i biri i tij, Fatos Lubonja, bën gjithashtu burg politik si i ati. Lubonja doli prej andej vetëm me erën e ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Ndërsa Paçrami u shkarkua nga të gjitha funksionet e larta që mbante deri në të kohë, iu hoq mandati i deputetit që e kishte nga viti 1947. Më 15 shtator 1973, Kuvendi Popullor e shkarkoi nga detyra e kryetarit të tij. U arrestua më 20 tetor 1975 si “armik i popullit” dhe u dënua për agjitacion e propagandë, burgimi i tij zgjati deri më 17 mars 1991. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit dhe në atë të Kosovës së Madhe në afërsi të Elbasanit. U lirua vetëm dy javë përpara zgjedhjeve të para pluraliste.

Pas këtij plenumi të frikshëm, atmosfera e ankthit do të sundonte mbi artin dhe kulturën, të cilat u shndërruan në instrumente të pastra propagande. Çdo frymë lirie u asfiksua, duke ua lënë vendin shablloneve të realizimit socialist.

Shkrimi Mëparshëm

Firmoset koalicioni PD-LSI për zgjedhjet e 25 prillit, zbardhet dokumenti i plotë

Shkrimi Vijues

Një tjetër humbje e pazëvendësueshme! Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Një tjetër humbje e pazëvendësueshme! Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist