E shtunë, 14 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Nga Mati, Hasi, Mirdita apo Dibra? Katër tezat e origjinës së Kastriotëve dhe Skendërbeut

17 Dhjetor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

E çuditshme është se akoma historia e Shqipërisë nuk e ka zgjidhur origjinën e vërtetë të Kastriotëve. Në librin “Historia e popullit shqiptar”, botuar në vitin 2002 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thuhet se për prejardhjen dhe vendorigjinën e Kastriotëve dihet shumë pak, prandaj për këto çështje mendimet e historianëve janë të ndryshme. Deri në vitin 1974, mendimet e historianëve për origjinën e Kastriotëve ndaheshin më dysh. Një pjesë argumentonin se Kastriotët ishin me origjinë nga Mati, ndërsa pjesa tjetër mendonte se kjo familje ishte me origjinë nga Hasi. Më poshtë do ndajmë me ju tezat e listuara nga historiani Ilirjan Gjika.

Teza e Matit

Është mendimi më i vjetër i shprehur për origjinën e Kastriotëve. Atë e shprehu qysh në vitin 1510 humanisti shqiptar Marin Barleti në librin e tij: “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, ku midis të tjerave ai thotë se “Krerët e fisit të Kastriotëve kanë rrjedhur nga Mati prej një dere fisnike (Historia e Skënderbeut, botimi i vitit 1983, fq.65). Një tjetër bashkëkohës i Barletit dhe i Skënderbeut, ishte humanisti Dhimitër Frëngu, i cili si bashkëpunëtor i heroit, e shoqëroi këtë të fundit në vitin 1466-1467 në vizitën e tij në Romë (Historia e Popullit Shqiptar, fq. 448). Dh. Frëngu shkroi në latinisht librin “Komentar për punët e turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, Princ i Epirit”, botuar në Venedik në vitin 1539. Në faqet e tij ky autor thekson se Kastriotët janë nga Mati. Jo më vonë, por në vitin 1553, Andrea Ëngjëlli, nipi i Dhimitër Frëngut, botoi në Romë veprën “Gjeneologjia e Perandorëve Romanë dhe Kostandinopolitë”. Libri, i cili i është kushtuar gjenealogjisë së familjes Ëngjëlli, (po aty fq. 490) i mëshon tezës se Kastriotitët ishin nga Mati. Më vonë pro kësaj teze u shprehën edhe historianë të tjerë. Kështu, në vitin 1729 historiani francez Dy Kanzhe (Dy Cange), duke iu referuar Andrea Ëngjëllit, thekson se “Costantinus Castriotus që mban edhe mbiemrin Mazrek (Meserechus) ka qenë princ i Aemathias (Matit) dhe Castoriae (Kosturit). Ndërsa në vitin 1921, Fan. S. Noli në veprën e tij “Historia e Skënderbeut, Mbretit të Shqipërisë”, botuar në Boston, bashkohet me mendimin e Barletit që Kastriotët ishin me origjinë nga Mati.

Teza e Hasit

Kjo tezë u formulua nga kronisti i Raguzës, Pietro Lukari, në vitin 1605 (P.Luccari, Annali di Rausa, Venezia 1605, Lib II, fq.80). Midis të tjera ai thotë se “Gjon Kastrioti ishte Zot i Krujës nga një familje që doli nga Kastrati, fshat nën juridiksionin e Hasit në Shqipëri, pak larg nga lumi Drin”. Të njëjtën ide shpreh edhe humanisti shqiptar Frang Bardhi, në vitin 1636 (F.Blancus, Georgius Castriottus etc. Venezia 1636, fq. 70-71). Të dhëna të tjera në favor të kësaj teze janë edhe ato të disa autorëve të tjerë si E. Fermenxhin, Athanas Gegaj, Aleks Buda, Shefqet Hoxha, Kasem Biçoku etj. Historiani Boshnjak E. Fermenxhin në një korpus dokumentash për Bosnjën mesjetare (E. Fermendzin, ACTA BOSNAE, Monumenta Spectantis Historam Slavorum Meridionalium, vol XXIII Zagreb 1892, fq. 132), të gjetura në një manastir françeskan në Hungari, zbuloi të dhëna mbi familjet fisnike boshnjake dhe shqiptare. Aty në një pjesë të veçantë thuhet se “Kastriotët ishin nga fshati Kastriot në Krahinën e Hasit”. Pro kësaj ideje është shprehur edhe Athanas Gegaj, i cili në vitin 1937, në librin e tij “Shqipëria dhe invazioni turk i shekullti XV, theksoi se “Kastriotët ishin nga Mazreku i Hasit, por emrin Kastriot e kishin marrë nga pronat që kishin në Mirditë”. Edhe një nga studiuesit dhe historianët më të njohur shqiptarë, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, prof. Aleks Buda, ishte shprehur në vitin 1951 se Kastriotët ishin nga Hasi. Me këtë ide u pajtuan edhe autorët e tekstit zyrtar të historisë së Shqipërisë, botuar në vitin 1959, siç ishin historianët Selim Islami dhe Kristo Frashëri. Më vonë për këtë ide u shpreh edhe Kasem Biçoku.

Teza e Mirditës

Këtë ide e hodhi i pari historiani austriak Falmerajer (Elementi Shqiptar në Greqi. Tirane 2003, fq.167) në fillim të shekullit XIX. Edhe ai nuk mbeti jashtë debatit mbi origjinën e Skënderbeut. Falmerajeri theksonte në tezën e tij se “Kastriotët ishin nga fshati Kastri i Mirditës”. Në këtë pikë me Falmerajerin bashkohet edhe Athanas Gegaj, por jo plotësisht, duke theksuar vetëm se Kastriotët emrin e morën nga fshati Kastri në Mirditë.

Teza e Dibrës

Këtë tezë e hodhi për herë të parë në gazetën “Mësuesi”, të datës 4 shtator 1974 Kristo Frashëri. Sipas tij, Kastriotët ishin një familje shqiptare nga Dibra e Poshtme. Emrin Kastriotët e morën nga fshati Kastriot në krahinën e Çidhnës, që ndodhet pranë Drinit të Zi (Peshkopi) (K.Frashëri, Nga ishin Kastriotët, ku lindi Skënderbeu, Mësuesi, Tiranë 1974, Nr.35-36). Si argument kryesor Kristo Frashëri jep të dhënat e Gjon Muzakës. Midis të tjerave në kujtimet e tij ai thotë se “Gjyshi i zotit Skënderbe quhej Pal Kastrioti dhe ky nuk kishte në zotërim më tepër se dy fshatra të quajtura Sinja dhe Gardhi i Poshtëm”. Të dy këto fshatra thotë Kristo Frashëri (Shkenca dhe Jeta, Tirane 1988, I, fq. 28-31) ndodhen ballë për ballë fshatit Kastriot, në të cilin ndeshim edhe një toponimi interesante, që lidhet me emrin e Gjon Kastriotit si Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjonit, Ograja e Gjonit etj. Një tjetër ide në të cilin u mbështet Kristo Frashëri, ishte edhe libri i humanistit italian Rafael Volaterrano, botuar në vitin 1506. (R.Volaterrano, COMENTARI). Në shënimet e tij autori cilëson Gjon Kastriotin me mbiemrin Dibra ose Dibrani. Të tjerë autorë që janë shprehur në favor të kësaj teze kanë qenë edhe historianët Hazis Ndreu dhe Ali Hoxha në vitet 1970.

Mendoj që si pjesë e këtij debati të mos parashtroj argumente, por të shprehem duke gjykuar në optikën time se teza më e saktë mbi origjinën e Kastriotëve është ajo e Barletit dhe Dhimitër Frëngut, mbi origjinën e tyre Matjane. Këtu shtroj pyetjet: Përse të mos bindemi nga Barleti dhe Frëngu për faktet që na japin?. Përse t’i besojmë ata për të tjera argumente? Në rast se nuk do t’ëi referohemi bashkëkohësve, kujt do t’i referohemi? Mos vallë dokumenteve të të huajve apo imagjinatës “shkencore” të disave!. Me gjithë kufizimet dhe problemet që ka vepra e tij, Barleti mbetet biografi që ka jetuar më pranë Skënderbeut në kohë dhe hapësirë. Ju kujtoj të nderuar lexues dhe studiues, se Shkodra ku ka jetuar Barleti në të njëjtën kohë me Skënderbeun, nuk është larg nga Kruja, Mati, Dibra apo Hasi, nga ku mund të ishin Kastriotët? A do t’ia mohojmë Barletit edhe faktin se ai i njohu botës Skënderbeun dhe shqiptarët. Mendojeni vetë.

Etiketa: dibrahasikastriotevekatermatiorigjinaskenderbeutezat
Shkrimi Mëparshëm

Konica- Fustanellën toske, tek grekët e çoi Gjin Bua Shpata në shekullin e katërmbëdhjetë

Shkrimi Vijues

Feston datëlindjen sot, ja sa vjeçe u bë aktorja e madhe Tinka Kurti

Të Ngjashme

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!
Kultura

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)
Aktualitet

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore
Aktualitet

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues
Feston datëlindjen sot, ja sa vjeçe u bë aktorja e madhe Tinka Kurti

Feston datëlindjen sot, ja sa vjeçe u bë aktorja e madhe Tinka Kurti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist