E shtunë, 12 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Ndryshim kufijsh në Ballkan, presidenti i Sllovenisë mbërrin në Kosovë, takon Vjosa Osmanin

14 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një vizite në Kosovë, Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor hodhi poshtë njoftimet se ai qëndron pas dokumenteve “non-paper” të publikuara së fundi në mediet ballkanike dhe tha se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Non-paperi që ka dalë në media në muajin prill, pretendohet të jetë hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ku është folur për ndryshimin e kufijve, por një gjë e tillë është mohuar nga vetë Jansha. Presidenti slloven Borut Pahor, tha se ai “ka mendim plotësisht të kundërt me ato që shkruhen në këto letra”. “Me ndryshimin e kufijve nuk pajtohem, qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt. Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit në Samitin e Bërdos që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe të reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”, tha Pahor pas një takimi që zhvilloi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Slowenien Borut Pahor Präsident

Borut Pahor

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

Pahor tha se do të këshillohet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor mbi vështrimet dhe perspektiven evropiane. “Do të provojmë të shohim se a mund të themi diçka më optimiste sa i përket perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit. Në aspektin e paqes dhe sigurisë, në zonën e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi që të vihet deri në një qëndrim të BE-së se zgjerimi është domosdoshmëri gjeopolitike dhe kjo duhet të trajtohet me një karakter primar. BE duhet të përshpejtojë këtë proces dhe ta shohë këtë hapësirë si një tërësi”, tha Presidenti Pahor, duke potencuar që siҫ tha “pushteti i ri në Kosovë duhet të jetë i gatshëm me tërë fuqinë, që t’i japë dialogut me Serbinë një nxitje të re”.

Osmani: Prioritet integrimi evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga ana e saj, e konfirmoi se Kosova do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, gjithnjë duke e pasur parasysh sipas saj që “statusi i Kosovës është përcaktuar njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008”.

Kosovo I Vjosa Osmani I Wahlen

Vjosa Osmani

“Kosova do të jetë pjesë e dialogut duke pasur parasysh që statusi i Kosovës është përcaktuar njëherë e përgjithmonë me 17 shkurt 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar çështje që kanë rëndësi për popullin tonë, siç është çështja e personave të zhdukur”, tha Presidentja Osmani, duke shtuar se ka kërkuar nga homologu i saj përshpejtimin në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“E sigurova presidentin që Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuara por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin të vizave. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin”, tha Osmani.

Slovenia Brdo-Brijuni - Westbalkantreffen

Fotografi nga takimi i Bërdo-Brionit 2017

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, viziton Kosovën për herë të parë pas publikimit të dokumenteve “non-paper” në shtetin e tij slloven dhe në kuadër të përgatitjes për Samitin e Bërdo-Brijonit në të cilin merr pjesë edhe Kosova. Sllovenia më 17 maj, do të jetë nikoqire e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni. Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik ndërmjet rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Shkrimi Mëparshëm

“Vota u ble me 50 mijë lekë!” PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale.

Shkrimi Vijues

“Medet, o Shqipëri, medet !” Kol. Myslym Pasha: – Pandemia dhe zgjedhjet bene qe Qeveria te harroje Kufite Detare

Të Ngjashme

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve
Kryesore

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit
Kryesore

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt
Kryesore

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit
Aktualitet

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?
Aktualitet

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
Kryesore

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

"Medet, o Shqipëri, medet !" Kol. Myslym Pasha: – Pandemia dhe zgjedhjet bene qe Qeveria te harroje Kufite Detare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist