Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin që sot të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Rama ka bërë publik vendimin e firmosur prej tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se flamujt në gjithë vendin do të ulen në gjysmë shtizë, dhe shpenzimet e varrimit dhe ceremonialit do të mbulohen nga organizuesi i këtij ceremoniali.