• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndahet nga jeta profesor Pierre Cabanes, me kontribute serioze në albanologji

Vinny nga Vinny
14 Qershor, 2023
Në Aktualitet, Kultura
0
Ndahet nga jeta profesor Pierre Cabanes, me kontribute serioze në albanologji
0
NDARJET
42
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur francez Pierre Cabanes, Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Prof. dr. Cabanes u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare. Ai ishte historian i antikitetit dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke.

Jeta e tij e pasur shkencore ka qenë e lidhur ngushtësisht më territorin e Ilirisë së Jugut dhe Epirit. Prandaj personaliteti shkencor dhe human i tij ka zënë vend denjësisht krahas themeluesve të arkeologjisë shqiptare të shekullit XX.

Në vitin 1965, Cabanes arriti me sukses në mbrojtjen e doktoraturës me tezën “Epiri nga vdekja e Pirros deri në pushtimin romak (272-168 para Krishtit)”.

Në vitin 1969 Prof.Cabanes filloi mësimdhënien në Universitetin e Clermont-Ferrand. Ndërsa në vitet 1977-1982 ai u zgjodh presidenti i parë i Universitetit Clermont-Ferrand II. Më pas u emërua në Universitetin e Parisit X-Nanterre, duke qenë për disa kohë edhe drejtor kërkimi në CNRS.

“Arsenali” i aktivitetit shkencor të prof. Cabanes është shumë i gjërë, me botimin e 20 vëllime librash dhe mbi 120 artikujve shkencorë. Kolegu dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt shqiptar, epigrafi Faik Drini, ka vënë në dukje se janë pikërisht kontributet e tij mbi Ilirinë e Jugut dhe Epirin, ata, që afirmojnë më së miri emrin e tij si historian i antikitetit, dhe si specialist “par ecxellence” të historisë së lashtë së Shqipërisë.

Vepra e tij renditet në vazhdën e kontributeve të studiueseve francezë të territorit të Ilirisë së Jugut dhe Eprit në shekullin e XIX si F. C. H. L Pouqueville, Ami Boué, H. Hecquard, L. Heuzey, H. Daumet, Leon Rey, Allain Ducellier dhe shumë të tjerëve gjatë shekullit XX.

Prof. Cabanes ndërmori dy udhëtime në Shqipëri në vitet 1971 dhe 1974.

Në vitet pasues, mbajti kontakte të vazhdueshme me kolegët shqiptarë të arkeologjisë, ndonëse në atë kohë Shqipëria përjetonte një regjim totalitar, ai arriti  të shmangte shumë pengesa.

Në vitin 1991 Prof.Cabanes mori përsipër menaxhimin e projektit të misionit arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipëri me përqëndrim kryesor gërmimet në qytetin antik të Apollonisë, pikërisht në atë vend, ku një ekip francez i kryesuar nga arkeologu Leon Rey, kishte kryer tashmë gërmime të ndërprera nga Lufta e Dytë Botërore. Këtë projekt ai e udhëhoqi me sukses për një periudhe më se dhjetëvjeçare.

Ai ka vazhduar vizitat në Shqipëri pothuajse çdo vit, deri në moshën 85- vjeçare, duke vazhduar edhe me botimin e kontributeve të reja shkencore. Me përkujdesjen e UNESCO-s, ka drejtuar botimin e Hartës Arkeologjike të Shqipërisë, të paraqitur nga kolegët e tij shqiptarë Myzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka./ATSH

Etiketa: albanologcabanesjetandahetpierreprofesor
Shkrimi Mëparshëm

Punime restaurimi në Muzeun Etnografik në Berat

Shkrimi Vijues

Elena Gjika, kjo suliote nga Parga e Çamërisë

Shkrimi Vijues
Elena Gjika, kjo suliote nga Parga e Çamërisë

Elena Gjika, kjo suliote nga Parga e Çamërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Prekazi i Jasharëve me ngjyrat e tingujt e 36 orëve të luftës e qëndresës

Prekazi i Jasharëve me ngjyrat e tingujt e 36 orëve të luftës e qëndresës

7 Mars, 2026
A e vrau Zogu Bajram Currin?

A e vrau Zogu Bajram Currin?

7 Mars, 2026
Datojnë që nga periudha ilire. Dy valle myzeqare shpallen pasuri kombëtare. “Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare”

Datojnë që nga periudha ilire. Dy valle myzeqare shpallen pasuri kombëtare. “Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare”

7 Mars, 2026
Kryengritja e fakteve: Kur Akademia Greke e quante Skënderbeun hero të Shqipërisë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist