E shtunë, 27 Korrik, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Miratohet rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA që dënon sulmin në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se është miratuar rezoluta që dënon sulmin në Ukrainë duke i cilësuar veprimet e Rusisë një “agresion ndaj Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe paqes botërore”.

Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruan Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj,” tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.

Rezultati ishte i ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë. /Telegrafi/

 

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist