• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Më 4 dhjetor 1912, u themelua qeveria e parë shqiptare

Vinny nga Vinny
4 Dhjetor, 2023
Në Kultura
0
Më 4 dhjetor 1912, u themelua qeveria e parë shqiptare
0
NDARJET
42
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës që në mbledhjen e tij të parë më 28 nëntor 1912. Në seancën e tij të 5–të, më 04.12.1912, Kuvendi me kërkesë të Ismail Qemal Vlorës e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme.

Anëtarë të Qeverisë u zgjodhën:

– Dom Nikoll Kaçorri, Zv.Kryeministër (deri më 30 mars 1913);

– Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

– Abdi bej Toptani, Ministër për Financat (Azis Vrioni tetor 1913);

– Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen);

– Petro Poga, Ministër për Drejtësinë;

– Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin,

– Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore;

– Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

– Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

10 anëtarët e qeverisë ishin veprimtarë të shquar të lëvizjes patriotike në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe pleqësinë që duhej te kryente funksionet e një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë. Kryetari i pleqësisë u zgjodh Vehbi Agolli. Me këto masa Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e organizimit të Shtetit të ri Shqiptar, duke u mbështetur në forcat kombëtare. Ndonëse në kushte tepër të vështira të vazhdimit të Luftës I Ballkanike shumë prej krahinave u bashkuan me Qeverinë e përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të gjithë Shqipërisë. Nga pikëpamja e shtrirjes efektive të pushtetit të saj ajo veproi në fillim në një zonë të ngushtë, kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Berat-Lushnjë.

Qeveria e përkohshme e Vlorës arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror. U ngritën disa njësi të forcave të rendit publik (xhandarmëria) dhe u morën masa organizative paraprake për të mëkëmbur një ushtri kombëtare. U vunë gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve europiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1913. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913. Ky akt përmbante një rregullim mjaft të hollësishëm të përbërjes dhe kompetencave të hallkave kryesore të administratës vendore në Shtetin e Ri, raporton atsh.

Por, ai nuk kishte vlerën e një kushtetute në kuptimin e plotë, përderisa linte pa prekur probleme themelore, si: forma e qeverisjes (monarki apo republikë), organet më të larta të pushtetit, kompetencat, raportet midis tyre.

Etiketa: 1912dhjetorqeveriashqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Shkrimi Vijues

Greqia tërhiqet përkohësisht nga kushti “Beleri”. Firmos hapjen e kapitujeve per Shqipërinë

Shkrimi Vijues
Greqia tërhiqet përkohësisht nga kushti “Beleri”. Firmos hapjen e kapitujeve per Shqipërinë

Greqia tërhiqet përkohësisht nga kushti "Beleri". Firmos hapjen e kapitujeve per Shqipërinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Zbulohet Mozaiku i ri i Scampis në bazilikën paleokristiane në Elbasan, dalin në dritë faza të reja ndërtimi

Zbulohet Mozaiku i ri i Scampis në bazilikën paleokristiane në Elbasan, dalin në dritë faza të reja ndërtimi

13 Qershor, 2026
12 Qershori — Çlirimi i frikës: Dita kur historia ndryshoi faqe për Kosovën

12 Qershori — Çlirimi i frikës: Dita kur historia ndryshoi faqe për Kosovën

12 Qershor, 2026
Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

11 Qershor, 2026
Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

11 Qershor, 2026
Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

11 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist