• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
17 Prill, 2026
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme
0
NDARJET
3
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalë që humbin rrugën dhe zërat e ngatërruar të fjalorit të gjuhës! – Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

Nga: Mehmet ELEZI

Pjesa e Trete

LËMSHI I SHPJEGIMEVE PA SHPJEGIM

Nuk merret vesh pse shtjellimi i një foljeje shumë të thjeshtë shndërrohet në lëmsh. Fjalori 1980 është i saktë te cijat. “Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur; pingëron (kryesisht për minjtë, disa zogj jo këngëtarë etj.)”. Në FMGJSH cijat barazohet me vërshëllen, zhurmon, ulërin. Fjali ilustruese: “Këta përrenj vërshëllenin, cijasnin, ulërinin! Në dritare era cijaste ulërimthi” (ndajfoljen ulërimthi s’e ka Fjalori)! Cijat barazohet me cicërin, anipse cicërima është kryesisht këngë, ndërsa cijama kryesisht vaj (i një të vogli a të pafuqishmi). Nga ana gramatikore: cijat, jokalimtare, ilustrohet me cijatet, vetvetore: “Qentë cijateshin në fresk” (cijatem mungon në Fjalor). Po logjika? Qeni “cijat” nga vapa, jo nga fresku!

Emri cijatje qenka “të folur që ngjason me cicërimën e zogjve”! Fjali ilustruese: “Në kufjet e hequra i vinin cijatjet e zërave, të dobëta e mjerane” (?). S’dihet pse kënga e bilbilave është cijatje ndërsa kënga e pulëbardhave – cijasje. Fjalitë ilustruese: “cijatjet shumëzërëshe të korit të mëllenjave e bilbilave”; por “cijasjet e pulëbardhave”! (FMGJSH s’e ka fjalën cijasje). Cijatja barazohet edhe me “hungurimë (jo hungërimë) qensh”, edhe me kërcëllimën. Çdo lloj zëri, zhurme a tingulli qenka cijatje.

Domethënës është keqtrajtimi i fjalës plëng (plang) në Fjalorin 1980, ku FMGJSH e merr me copy paste. Shpjegohet: “pasuri, mall”. Pra kush ka një kioskë a një llogari bankare, ka plang. Jo. Kuptimi i plang është “pasuri e patundshme ku jetohet e punohet; shtëpi, truall, ara, hija (rrethi) e shtëpisë”. Nëse dikush jeton me qira, ka para në bankë e mallra në shitore, ai ka pasuri, por jo plang. Dhe e kundërta, mund të jetë pa një kryq leku në xhep, por në pastë një shtëpi me një copë tokë në pronësi, ai s’ka pasuri, por një plang e ka. “Prej plangut të vet nuk mund ta luejë kush kand” (Kanuni i L. D.).

Plang ka krijuar çerdhe fjalësh. Mbiemra: plangçor/ plangsor “që është pjesë e truallit”. Por, sipas Fjalorit, plëngçor, – e, emër, mbiemër ka kuptimin “pronar i diçkaje, zotërues, trashëgues” (ç’është kjo “diçka”, plëngçor u quajtka edhe pronari i një qeni)? Mbiemrat i paplang: “që s’ka plang”; i plangsuar: “që i ka themelet në plang”. Figurshëm: “i/e konsoliduar”. Emra: plangësim, veprimi sipas foljes me (u) plangësue. Folje: plangësohem, vetvetore. “Zë vend, ngulem në plang”. Figurshëm: “forcohem, forcoj themelet, konsolidohem”. E ka Fjalori (plangësohem), por jo edhe si pësore e plangësoj “vë themele më të shëndosha, forcoj mbështetjen”. Edhe figurshëm.

FMGJSH e shkruan si Fjalori 1980: plëng, plëngçor, me ë në vend të a-së, por te plangësoj, plangësohem, plangësim, i/ e plangësuar e ruan a-në. E ruan edhe te plang, kur shpjegon plangësohem: “vendosem diku për plang…”. Plang s’e ka toskërishtja, arsyetimi që u bë te emri gdhe për mënyrën e shkruarjes, vlen edhe këtu. Plang vjen prej latinishtes plânum “shesh, fushë” njësoj si plan, që s’është bërë plën.

FJALË TË SAJUARA

Shumë fjalë të Fjalorit duken shto ujë, shto miell. Për çeljen e luleve gjen lulëzim dhe lulësim. Krahas vnelë gjen vënelë – vnelë me një ë të shtuar kot. Krahas dije gjen dijë, krahas çidikë gjen gjidikë. Është ndajfolja zgjuar, është edhe çuar, pse edhe quar? Quar s’është tjetër veçse shqiptim nëndialektor i çuar. Mjeda ia kujton Majerit me ba kujdes se shkodranishtja i ngatërron bashkëtingëlloret ç/ q, siç ndodh edhe në Kosovë, në Mirditë etj. Kështu mund të sajohen pa fund fjalë: çorape e qorape, çlirim e qlirim, çmim e qmim, bulëzim e bulësim, shkumëzim e shkumësim, pije e pijë … Anipse me pijen Fjalori nuk le gjë mangut: pijak, pijan, pijanec, pijanik… Po mbiemri dijenik “dituror, shkencor”, ku përdoret? Mbiemri dijenoz ku përdoret? Thuhet mbiemër, ilustrohet me një fjali ku del emër: Është dijenoz i madh!

Emrin dhirritje e ka shqipja apo është sajuar para kompjuterit? Në FMGJSH s’ka të ngjashëm delerritje, lopërritje, pulërritje. Shpjegimi i dhirritje: “degë e blegtorisë që merret me rritjen dhe mbarështimin e dhive, prej të cilave përftohen prodhime shtazore” (“përftohen prodhime shtazore”, fjali parazitare, ç’prodhime të tjera mund të priten prej dhisë?). Për qyrktar, “ai që bën qyrka”, fjalë e vjetër, sajohen edhe qyrkbërës, qyrkpunues.

Folja narth, për herë të parë në një fjalor të Akademisë. Por mbiemri i narthët “i ftohtë” me fjalinë ilustruese dimër i narthët, ku del? Po ndajfolja narthët “ftohtë” me fjalinë ilustruese bën narthët, ku del? Dhe ilustrimi me tautologji “Po narth prej të ftohtit”!

Në fjalor është emri betar, nga e drejta dokesore. Dhe shpjegimi pa shpjegim, me copy paste nga fjalori 1980: “Ai që dëshmonte për pafajësinë e dikujt, duke u betuar së bashku me të tjerët”! Ilustrimi: betarë të shquar. Por në Kanun gjaku e nderi nuk njohin hierarki, betarët janë të barabartë, as të shquar, as të pashquar. Po aty fjala betarí që nuk ekziston kund. Shpjegimi i betari: 1. të qenët betar; 2. betarët. Ilustrim: “Ishte mbledhur betaria”. Tralala, zura një galë!

Ilustrimet duhet të ndihmojnë edhe drejtshkrimin. Rast i thjeshtë: edhe në media e në komunikime zyrtare ndeshet togfjalëshi lekë të reja/ të vjetra, megjithëse lek është i gjinisë mashkullore. Në FMGJSH pesë ilustrime përsërisin njëri-tjetrin për kuptimin e lek, asnjëri në shumës, që të kuptohet a shkruhet lekë të reja/ të vjetra apo lekë të rinj/ të vjetër.

PASAPORTIZIMI I FJALËVE TË HUAJA

Një fjalor normativ vrapon pas përroit të fjalëve, që mbledh gjithçka si ullaku (sipas Çabejt, fjalë shqipe, mungon në Fjalor), apo i prin këtij përroi, duke ndërtuar kullojsa, filtra, për ta pastruar nga ndotjet? Kriteri i përfshirjes së fjalës së huaj është vetëm përdorimi?

Kemi dy gjedhe të kundërta: bejtexhinjtë deri në fyt me turqizma, që përdoreshin edhe në qytete dhe Naimi. Po të nisej nga dendësia e përdorimit të turqizmave, Naimi kurrë s’do të shkruante shqipe aq të pastër. Përdorimi i tepruar i fjalëve të huaja pati përftesë të kundërt: ua çeli sytë rilindasve që t’u thonë ndal!

Pyetja përballë çdo fjale të huaj: e pasuron ajo gjuhën shqipe apo shqipja ka të barazvlefshme? Në i pastë shqipja qoftë edhe krahinore a nëndialektore, s’ka arsye me e pajisë me pasaportë tjetrën që “punon në të zezë”. Në FMGJSH është fjala risk, aq e dashur për teknokratët e ekonomisë, bashkë me foljen riskoj dhe mbiemrin i/e riskuar. Ç’vlerë i shtojnë shqipes këto fjalë, krahasuar me rrezik, rrezikoj, i/e rrezikuar? Pse duhet derbi në futboll, kur gjithmonë kemi thënë përballje, ndeshje (midis dy kundërshtarësh të mëdhenj)? Ç’të re sjell relaksoj, krahasuar me çlodhem, prehem, pushoj, qetësohem, shkllahem? Vetë Fjalori sforcohet kur e përdor te ndejë: “në këto ndeja ralaksojmë shpirtin”(!).

Dhe ja një fjalë e FMGJSH, që më doli rastësisht, po e sjell me copy paste me gabimet drejtshkrimore, përfshi mungesën e kllapës mbyllëse: “Votergéjt-i m. (angl. Water-ujë + gate-derë; Watergate-pendë a cfrat që mbyll kalimin e ujit; kështu quhet një bllok ndërtesash të administratës amerikane në Uashington”(!). E kupton dot kush për çka po flitet, cila është fjala që paska hyrë në shqip, ç’hyn këtu “blloku i ndërtesave të administratës amerikane në Uashington”? S’po ndalem te “Ë” nistore e anglishtes në emra të përveçëm, që një herë shkruhet “V”, Votergejt e një herë “U”, Uashington. Uotergejt (jo votergejt) mbase mund të përshtatet në shqip në rastin e një skandali që trondit themelet e shtetit, pa për “pendë, cfrat” (nuk përmendet sinonimi i pastër shqip pritë), kur është përdorur? Pa thënë që cfrat mungon në FMGJSH.

Një fjalor normativ me fjalë të huaja të panevojshme, e vret gjuhën. Përdoruesi i merr si të ligjshme. Edhe në paçin hyrë, fjalori mund t’u tregojë derën. Më së pakti, me një shih që çon te fjala shqipe. Në një vend të hapur, të vogël e kohëhumbur si yni, prirja kah e huaja është më e fortë se tjetërkund, gjuha amtare është më e rrezikuar nga anglishtja e trysnitë e globalizmit. Vërehet edhe te vetë autorët e Fjalorit. Maus-in e kompjuterit e shpjegojnë miush, por vetë përdorin maus. Te emri makintosh është ky shpjegim: “kompjuteri i parë personal (PC)… me një ndërfaqe grafike të përdoruesit dhe maus”!

Përpjekjet me e mbrojtë gjuhën japin fryt kur janë në përpjesëtim të drejtë me rreziqet që e kërcënojnë.

/Gazeta Panorama 

Etiketa: fjalorigjuhesmehmet elezishqipe
Shkrimi Mëparshëm

Konaku i murgjve te Manastiri i Graçanicës pajiset me leje gati para përfundimit

Shkrimi Vijues

Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

Shkrimi Vijues
Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i "Gjeneralit të Maqedonisë" që nuk u tjetërsua kurrë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Edouard Dentu dhe “grekët në të gjitha epokat”: sa prej asaj që dimë për antikitetin është histori, dhe sa është montim kulturor?

Edouard Dentu dhe “grekët në të gjitha epokat”: sa prej asaj që dimë për antikitetin është histori, dhe sa është montim kulturor?

17 Prill, 2026
Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

17 Prill, 2026
Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

17 Prill, 2026
Konaku i murgjve te Manastiri i Graçanicës pajiset me leje gati para përfundimit

Konaku i murgjve te Manastiri i Graçanicës pajiset me leje gati para përfundimit

17 Prill, 2026
Edouard Dentu dhe “grekët në të gjitha epokat”: sa prej asaj që dimë për antikitetin është histori, dhe sa është montim kulturor?

Edouard Dentu dhe “grekët në të gjitha epokat”: sa prej asaj që dimë për antikitetin është histori, dhe sa është montim kulturor?

17 Prill, 2026
Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

Çami i madh i historisë, Dhimitër Karatasho: Identiteti shqiptar i “Gjeneralit të Maqedonisë” që nuk u tjetërsua kurrë

17 Prill, 2026
Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

17 Prill, 2026
Konaku i murgjve te Manastiri i Graçanicës pajiset me leje gati para përfundimit

Konaku i murgjve te Manastiri i Graçanicës pajiset me leje gati para përfundimit

17 Prill, 2026
Shqiptarët dhe gjenetika e mercenarizmit nga antikiteti në modernitet

Shqiptarët dhe gjenetika e mercenarizmit nga antikiteti në modernitet

16 Prill, 2026
Gherardo Bosio, arkitekti që i dha Tiranës formën moderne

Gherardo Bosio, arkitekti që i dha Tiranës formën moderne

16 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.