E shtunë, 12 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Lubonja: Drejtësia dhe policia asnjëherë nuk kanë qenë kaq të kapura rreth një partie. Cila është prova që anulon zgjedhjet?

14 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën në vend drejt një përshkallëzimi të frikshëm për të gjithë shqiptarët.

Lubonja tha në “Real Story” në News24 se problemi kryesor është se njerëzit bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend. Sipas tij asnjëherë drejtësia dhe policia nuk kanë qenë kaq të kapura pas një partie.

“E kanë pyetur Primo Levin si u bë holokausti. Është përgjigjur ‘duke bërë njerëzit sikur s’ka ndodhur asgjë’. Kështu erdhi. Unë mendoj që kemi shumë kohë që bëjmë sikur nuk ndodh asgjë këtu në këtë vend ku krimi lulëzon, bashkëpunon me politikën, hyn në Parlament, tani ndihmohet dhe nga policia.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte metaforë e një partie që ka kapur policinë, ka kapur drejtësinë, ka kapur krimin dhe i përdor këto për të grabitur vota. Ajo që ka ndodhur me patronazhistët është po ashtu një krim shumë i madh dhe çudia që kam unë është që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai na ka përdorur shtetin, na ka marrë të dhënat që gjithë bota do kishte ulëritur, vetëm këtu tek ne nuk ndodh asgjë.

Unë mendoj që vetëm këto dy fakte, Elbasani dhe patronazhistët të cilëve, të dyve çuditërisht kryeministri ynë iu çoi mesazhin unë jam krenar për ju para zgjedhjeve, që ajo partia që e ka bërë, po të kishim vend normal, nëse do përdorja një metaforë futbollistike, duhet të dilte në kategorinë e dytë jo vetëm që duhet të ishin përsëritur zgjedhjet, por kjo parti nuk do të ishte lejuar fare të futej në zgjedhje.

Do të ishte përpara një ndëshkimi, nuk i lejohet, është e paligjshme si parti që bën këtë. Në këtë vendin tonë, meqenëse të gjithë kanë bërë kështu, se themi kështu ka bërë dhe Berisha, dhe ky, dhe ai neve bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo na ka çuar në një situatë që është dhe më e rëndë se më herët. Pas ’96 është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë.

As drejtësia as policia për mendimin tim. Pse? Sepse kanë qenë më të shpërndara këto parti, bandat rreth partive, interesat e këtyre partive banda. Në qoftë se do kishim prokuror Llallën që ishte i Berishës, ose i Metës, apo dhe disa prokurorë të Metës, apo dhe Rama në pushtet që do kishte të vetët, do kishin frikë.

Do kishin frikë t’i bënin këto sepse mund të qëllonte një nga ata prokurorët atje që më hapte procesin, ndërsa tani nuk kanë më frikë fare. Kjo është një hap shumë i rrezikshëm që kemi hedhur që duhet ta bëjë shoqërinë që të mendojë se ku mund të çojë abuzimi me pushtetin. Pyetja që kam unë është ore kush është limiti që zgjedhjet quhen gabim? I ngre atij komisioni atij? Çfarë duam ne.

Vetëvendosja ka dalë me prova të qarta, 5-10-15, ore kush është prova që ty të anulon zgjedhjet? Ka ligje këtu apo nuk ka ligje? Nuk mund të shkosh ti, këto zgjedhje janë mirë për Shqipërinë. Na bëjnë disa standarde që thonë nuk ndalohet shteti nga partia, patronazhistët dhe pastaj thonë zgjedhjet ishin të mira, vazhdoni. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjuhë. Po na çon një situatë që abuzimi i pushtetit i Edi Ramës që thotë jam krenar për patronazhistët dhe për policët dhe kriminelët në Elbasan, më çon një situatë shumë të frikshme për të gjithë ne”, deklaroi Lubonja.

Sipas tij, në një vend normal ajo e patronazhistëve nuk kalonte, nuk shkoje dot në zgjedhje. “Do vepronte drejtësia. Është katastrofë morale për këtë popull, përtej zgjedhjeve. Njerëzit pranojnë që të vjedhë partia e vetë. Është dhe rrezik shumë i madh sepse kur ai sot bën këtë, nesër asnjë garanci nuk kam që me këta prokurorë që kemi, Agron Gjekmarkaj dua ta përgjoj dhe të përdorë gjithë mjetet për të shkuar drejt një partie shtet. Si ndalohet kjo kur nuk kemi ndjeshmëri?”, tha Lubonja.

Shkrimi Mëparshëm

Szekely dhe fotografitë më të hershme të Kosovës

Shkrimi Vijues

“Vota u ble me 50 mijë lekë!” PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale.

Të Ngjashme

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve
Kryesore

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit
Kryesore

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt
Kryesore

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit
Aktualitet

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?
Aktualitet

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
Kryesore

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

"Vota u ble me 50 mijë lekë!" PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist