• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Lista Serbe provokon gjatë fushatës, organizon event me këngëtaren proruse që promovon narrativën e gjenocidit serb

Vinny nga Vinny
8 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Pikepamje, Politika, Rajoni
0
Lista Serbe provokon gjatë fushatës, organizon event me këngëtaren proruse që promovon narrativën e gjenocidit serb
0
NDARJET
45
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur në Kosovë është në zhvillim fushata zgjedhore, Lista Serbe, një subjekt politik i cili është dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme si i dirigjuar dhe financuar drejtpërdrejt nga qeveria e Serbisë, po organizon evenimente kulturore me përmbajtje dhe simbolikë të theksuar politike e historike, të cilat kanë karakter provokues për shoqërinë dhe kujtesën kolektive të popullit shqiptar.

Një nga këto ngjarje është koncerti i paralajmëruar për datën 8 tetor në Mitrovicën e Veriut, ku do të performojë këngëtarja Angjella Ignjatoviq e njohur si ‘Breskvica’, një nga interpretueset e këngës shumë të kontestuar “Gnezdo orlovo” (Foleja e shqiponjës) – një këngë që u propozua të përfaqësojë Serbinë në Eurovision 2024, por që përmban mesazhe të koduara për rikthimin e Serbisë në Kosovë dhe përkrahje të narrativës së gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Ngjarja organizohet me logon zyrtare të Listës Serbe, e cila në mënyrë të qartë e identifikon këtë event si pjesë të axhendës së saj politike:

“Breskvica në qytetin tonë – 8 tetor, ora 20:00, Knez Caffe, Mitrovicë e Veriut”

“Biletat mund të merren në zyrat e Listës Serbe.”

Kënga “Gnezdo orlovo”, e cila u paraqit si pretendente për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision, është interpretuar nga ‘Breskvica’, por prapa saj qëndrojnë autorë që kanë krijuar një narrativë të rrezikshme dhe të kamufluar brenda vargjeve poetike.

Në tekstin e këngës, hasen vargje që në mënyrë alegorike përshkruajnë shqiptarët si “zogj të zinj”, Kosovën si “foleja e shqiponjës” e cila shkatërrohet nga forca natyrore (e cila nënkupton ndërhyrjen ushtarake), dhe rikthimi i “qenies së ndritur” që përfaqëson ushtrinë serbe që vjen ta “çlirojë” territorin.

Pjesë të tekstit dhe nënkuptimet e tij:

“Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj”

(Zogjtë e zinj interpretohen si shqiptarët)

“Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës”

(Foleja e shqiponjës = Kosova; Shkatërrimi nënkupton intervenim ushtarak)

“Babi i thotë shqiponjës së vogël ‘do të kalojë birë’. Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri”

(Mesazh i qartë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe largimin e shqiptarëve)

Tentativa që një këngë e tillë të përfaqësojë Serbinë në një skenë ndërkombëtare si Eurovisioni u cilësua jo vetëm provokim politik, por edhe përpjekje për të rehabilituar narrativat kriminale të së kaluarës.

Përveç mbështetjes së hapur nga strukturat politike në Serbi, ‘Breskvica’ dhe kënga e saj janë promovuar gjerësisht edhe nga mediat shtetërore dhe ato të kontrolluara nga Kremlini, përfshirë Russia Today (RT Balkan), e cila publikoi një artikull me titullin “Kosovska bitka za Evroviziju” (“Beteja e Kosovës për Eurovision”), ku kjo këngë u paraqit si simbol i “krenarisë kombëtare” dhe “luftës për afirmim të Serbisë”. Ky promovim në media me orientim të qartë propagandistik tregon përpjekjen e koordinuar midis kanaleve të ndikimit rus dhe atyre serbe për të instrumentalizuar artin dhe kulturën në funksion të narrativave politike dhe historike kundër Kosovës.

Në një deklaratë për mediat ajo deklaroj:

“Kënga është e shkëlqyer dhe është historike. Përfaqëson popullin tonë dhe historinë tonë. Ka një melodi tipike serbe brenda… Nuk më pëlqen që flitet në atë mënyrë për këtë temë.”

Pavarësisht valës së kritikave dhe thirrjeve për përjashtimin e këngës nga gara, autorët nuk kanë ndërmend të ndryshojnë tekstin:

“Për të tani lidhet një politikë për të cilën nuk kemi menduar fare. Prandaj nuk kemi menduar as për ta ndryshuar këngën.”

Miroslav Paroviq, kryetar i Lëvizjes për Liri Popullore joparlamentare, tha se e gjithë historia rreth ‘Breskvicës’ dhe këngës së saj është një histori e sajuar qëllimisht për të bërë një luftë virtuale për Kosovën.

Ai shpjegoi se këndvështrimi i tij për shpalljen e takimit është vetëm një vazhdim dhe përforcim i komponentit mitik në të cilin “ne serbët” e përfaqësuar nga ‘Breskvica’ në këtë kontekst fitojmë në fushën e betejës, që në këtë rast përfaqëson votën e audiencës, por në fund humbet në tryezën e gjelbër, e cila në këtë kuadër përfshin edhe votën e jurisë së ekspertëve.

“Në thelb, një lojë klasike e shërbimit serb BIA”, tha ai.

Etiketa: Ignjatoviqkengetarelistaprovokonserbe
Shkrimi Mëparshëm

27 vite nga vrasja e Abedin Rexhes

Shkrimi Vijues

“Tetori Fishtjan”/ Eventet në nder të ditëlindjes së At Gjergj Fishtës

Shkrimi Vijues
“Tetori Fishtjan”/ Eventet në nder të ditëlindjes së At Gjergj Fishtës

“Tetori Fishtjan”/ Eventet në nder të ditëlindjes së At Gjergj Fishtës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

23 Prill, 2026
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

23 Prill, 2026
Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

23 Prill, 2026
Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

22 Prill, 2026

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

22 Prill, 2026
Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

22 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist