• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ligji i Detit i jep Athinës në dorë “çelësin” për të bllokuar kur të dojë rrugën europiane të Shqipërisë

Vinny nga Vinny
12 Gusht, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
114
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Përparimi i Shqipërisë në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian kushtëzohet mes të tjerave edhe nga ecuria e bisedimeve me Greqinë në lidhje me çështjen e detit.

Në pikën pesë të udhërrëfyesit të bisedimeve, që Gazetasi.al ka siguruar pas një kërkesë për informacion Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Europian, përcaktohen kushtet që do të përdoren në vlerësimin e Bashkimit Europian të progresit të vendit, që përcaktojnë në vija të përgjithshme hapjen dhe mbylljen e kapitujve negociues.

Pika e parafundit e këtyre kushteve thotë: “…Shqipëria të ndërmarrë në përputhje me parimet e zgjidhjes paqësore dhe sipas parashikimeve të OKB-së dhe Konventës për Ligjin e Detit, përfshirë këtu, nëse do të jetë e nevojshme edhe njohjen e detyrueshme të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit”.

Ky parashikim, mësohet nga burime diplomatike shqiptare se është përfshirë në udhërrëfyesin e negociatave me këmbënguljen e palës greke, i jep Athinës në dorë çelësin e bllokimit në çdo fazë të bisedimeve të anëtarësimit.

Parashikimi, mes të tjerave përcakton edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë si institucioni për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe pikërisht dërgimi i çështjes në këtë gjykatë është ajo që Greqia po kërkon prej muajsh.

Aktualisht, ky hap nuk është hedhur ende dhe sipas një deklarate të bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në fund të muajit maj, ajo mbahej e bllokuar nga Presidenti i kohës Ilir Meta, që nuk jepte autorizimin.

Photo 2022 08 12 12 36 06 978x550

“Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin kryeministrit. Shqipëria do të zgjedhë presidentin e ri brenda dy-tre muajve dhe e gjithë kjo do të bëhet e realizueshme”, i përgjigjej kryediplomati grek pyetjes së gazetarit gjatë një interviste për mediat vendase.

Në rastin e Shqipërisë, udhërrëfyesi i bisedimeve ndërqeveritare nuk ka ndjekur të njëjtin standard si në të shkuarën. Për vende të tjera, zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare mund të bllokonte hapin final, pra anëtarësimin, por jo progresin e negociatave.

Por, ka edhe raste kur mosmarrëveshje të tilla nuk janë bërë pengesë për anëtarësim. Shembulli është Kroacia. Kjo e fundit jo vetëm që nuk u pengua nga Sllovenia gjatë procesit të bisedimeve, por as kur u anëtarësua në BE, megjithëse dy vendet kishin pretendime për ujërat territoriale në Adriatik.

Çështja u dërgua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që vendosi në favor të Sllovenisë, një vendim që Kroacia sot nuk e njeh.

Ky mund të jetë precedenti se përse në rastin e Shqipërisë, Greqia ka vendosur një sërë pengesash. Së pari, Greqia ka të drejtën e bllokimit të vendit tonë që në fazën e bisedimeve dhe së dyti, përmes kushtit të vendosur në udhërrëfyes, detyron Shqipërinë që të njohë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të shmangur një rast si ai i Kroacisë.

Etiketa: athinacelesinintegrimligji detitnegociatatshqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Aksidentohet trajleri/ Gruri i ardhur nga Ukraina “derdhet lum” në rrugë

Shkrimi Vijues

Kokaina me kontenierë, SPAK shpall moskompetencë. Ia delegon Durrësit

Shkrimi Vijues

Kokaina me kontenierë, SPAK shpall moskompetencë. Ia delegon Durrësit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
Dalin shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

Dalin shifrat: Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

17 Shkurt, 2026
Hapet në Prishtinë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

Hapet në Prishtinë ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

17 Shkurt, 2026
Shezai Rrokaj sjell veprën e August Dozon, albanologut francez që u mor me gjuhën shqipe

Georgios Tsevas: Eposi i pavdekshëm nga rapsodët Ilirë te miti i Homerit

Georgios Tsevas: Eposi i pavdekshëm nga rapsodët Ilirë te miti i Homerit

17 Shkurt, 2026
Intelektualët shqiptarë në Raguzë (1906): dëshmi e pjekurisë politike,  patriotike dhe gjuhësore, në prag të Pavarësisë

Intelektualët shqiptarë në Raguzë (1906): dëshmi e pjekurisë politike,  patriotike dhe gjuhësore, në prag të Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist