E premte, 17 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

“Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë e mbi qytetin e Shkodrës, kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur është vendos guri i parë në themelet e kësaj kështjelle?”.

Legjenda e kalasë së Rozafës, kështjella madhështore e vendosur në Shkodër, është një nga legjendat më interesante dhe më të trishtueshme të vendit.

Flitet për tre vëllezër të martuar me tri gra që jetonin në Shqipërinë e veriut. Të tre vëllezërit punonin ditë e natë për të ndërtuar një kala dhe për të mbrojtur qytetin e tyre, mirëpo sa herë që ata mbaronin punën, muret e kësaj kalaje shembeshin.

Një ditë, një plak u tha atyre se kishte një mënyrë që muret e kësaj kalaje të mos shembeshin më, një flijim dhe kjo kala do të ngritet.

Ky flijim konsistonte në sakrificën e njërës nga gratë, varrosjen e njërës prej tyre në murin e kalasë, cilado që do t’ua dërgojë bukën në mëngjes.

Ky diskutim në mes të vëllezërve dhe plakut do të duhej të mbetej vetëm mes tyre.

“Në shtëpi mos bisedoni për fjalët që do t’ju them unë. Ajo e cila do të vijë nesër, të sjellë mëngjesin, merreni dhe muroseni të gjallë, në murin e kështjellës”, ishin fjalët e plakut sipas legjendës.

Sipas legjendës, të dy vëllezërit më të mëdhenj, u shpjeguan situatën grave të tyre, ndërsa vëllai i vogël mbajti fjalën, dhe nuk e diskutoi këtë me gruan e tij.

E nesërmja erdhi, dhe vëllezërit pritnin të shqetësuar, se kush do të vinte t’ua sillte mëngjesin. Ajo që do të flijohej doli të ishte Rozafa, gruaja e vëllait të vogël, e cila nuk qe në dijeni për asgjë.

“Çekanët ndalën, e s’shkapeten, por zemrat rrahin fort. Fytyrat zbehen, kur sheh vëllai i vogël gruan e tij, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin”.

Vëllai i vogël, burri i Rozafës, i tregon asaj për fatin e saj, që duhet flijuar dhe varrosur në muret e kalasë, që kështjella të ngritët.

Sipas legjendës, Rozafa pranoi fatin e saj, por ajo kishte vetëm një dëshirë për djalin e saj.

“Unë do të lë një porosi, kur të më murosni në mur, syrin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, këmbën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë, djalin e kam të vogël. Kur të fillojë të qajë, me njërin sy do ta shikojë, me njërën dorë do ta ledhatojë, me njërën këmbë do ta përkundë djepin, dhe më njërin gji do ta ushqejë. Gjiri m’u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëftë mbretë e mbretëroftë”, këto janë fjalët e Rozafës sipas legjendës.

Dhe ata e marrin Rozafën e murojnë në themelet e kalasë, muret ngriten dhe nuk shemben më, por gurët janë të lagur, sepse ende pikojnë lotët e nënës për të birin e saj.

Legjenda e Rozafës flet për forcën e grave që të sakrifikojnë jetën e tyre për diçka më të madhe. Sot, Kalaja e Rozafës është një nga vendet më interesante për të vizituar në Shqipëri, dhe është një gjë që duhet ta shikoni kur kaloni qytetin magjepsës të Shkodrës./cbc.al

Shkrimi Mëparshëm

Grenelli “merr në pyetje” Ramën: BE-ja po dështon herë pas herë që të mbajë premtimet

Shkrimi Vijues

Fotot: Arkeologët bëjnë një zbulim spektakolar në Amantia

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Fotot: Arkeologët bëjnë një zbulim spektakolar në Amantia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist