• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
8 Korrik, 2026
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademikun Aleks Buda
0
NDARJET
11
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Akademik Aleks Buda u nda nga jeta më 7 korrik 1993, në Tiranë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur që e vendos ndër figurat më të ndritura të historiografisë shqiptare dhe të jetës akademike të vendit, shkruan akademia në fb.

Si kryetar i parë i Akademisë së Shkencave, që në themelimin e saj në vitin 1972, dhe si studiues me formim e kulturë të gjithanshme, historike, gjuhësore, arkeologjike, etnografike, të artit mesjetar e më gjerë, akad. Buda dha një kontribut të çmuar në organizimin e punës kërkimore­shkencore.

Ai lindi në vitin 1911, në një familje fisnike dhe patriote të Elbasanit. I ati, Dhimitër Buda, farmacist i njohur, kontribuoi si delegat në Kongresin e Manastirit dhe si një nga financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar.

Shkollimin fillor e kreu në Leçe të Italisë, të mesmen në Zalcburg të Austrisë, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Vjenës. Në vitet 1939–1943 punoi si mësues në Liceun e Tiranës dhe të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe më 1944 u zgjodh nënkryetar i Këshillit ANÇ të qarkut të Elbasanit.

Në vitet 1945–1946 drejtoi Bibliotekën Kombëtare, ku dha një ndihmesë të çmuar në organizimin e fondit të saj. Më pas ishte një ndër organizatorët e Institutit të Shkencave, ku themeloi sektorin e historisë dhe sociologjisë, duke kontribuar në ngritjen e sektorëve të arkeologjisë, historisë së lashtë, mesjetës, kohës së re, artit mesjetar dhe etnografisë. Me formimin e Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë më 1955, Buda hodhi bazat e medievistikës shqiptare, duke e vendosur këtë fushë në themelet e saj shkencore.

Me ngritjen e Universitetit të Tiranës, ai u bë një ndër themeluesit e katedrës së historisë së Shqipërisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Punoi me përkushtim për përgatitjen e historianëve të rinj, sidomos në fushën e historisë mesjetare, duke formuar breza të tërë studiuesish.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e kujton me nderin akademikun Buda, duke e vlerësuar si një simbol të përkushtimit dhe vizionit europian për zhvillimin e shkencës dhe kulturës kombëtare.

Etiketa: akademiaakademikaleks budahistorianpervjetori
Shkrimi Mëparshëm

“T’përhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetëm ndër katolikë, por edhe ndër zotnitë tjerë e, punët e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

Shkrimi Vijues

Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i “Shpërnguljeve të mëdha serbe”

Shkrimi Vijues
Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i “Shpërnguljeve të mëdha serbe”

Dy kolonat mbajtëse të mashtrimeve gjeopolitike, të historiografisë serbe. Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe miti i "Shpërnguljeve të mëdha serbe"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kadare nga koha e parrullave tek kjo e reklamave

Kadare nga koha e parrullave tek kjo e reklamave

21 Gusht, 2026
Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit numizmatik

Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit numizmatik

21 Gusht, 2026
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

21 Gusht, 2026
Sima Milutinović – Sarajlija : “Kur, si dhe nga kush u ndërtua identiteti serb i Malit te Zi?” Mitologjia e Betejës së Fushë Kosovës 1389, si bosht ideologjik, për mirmbajtjen e identitetit kombëtar pansllavist

“Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit

“Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit

20 Gusht, 2026
Çermenika, histori e vetëqeverisjes dhe qëndresës ndaj Perandorisë Osmane

Çermenika, histori e vetëqeverisjes dhe qëndresës ndaj Perandorisë Osmane

20 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist