• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Kujtohet Vedat Kokona, autori i fjalorit me mbi 40.000 fjalë shqip-frëngjisht dhe frankofoni e përkthyesi i pashoq

Vinny nga Vinny
6 Gusht, 2024
Në Kultura
0
Kujtohet Vedat Kokona, autori i fjalorit me mbi 40.000 fjalë shqip-frëngjisht dhe frankofoni e përkthyesi i pashoq
0
NDARJET
55
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si sot, 111 vite më parë, lindi publicisti, poeti dhe përkthyesi shqiptar Vedat Kokona. Jo rrallë herë gjatë shekujve të historisë, vende të vogla kanë rritur njerëz të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori. I tillë ishte Vedat Kokona.

Kokona u lind në Izmir, nga një familje qytetare gjirokastrite. I ati, Elmazi, ishte avokat. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore dhe më pas vijoi mësimet në Liceun e Korçës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, më 1935, Kokona fitoi çmim në një konkurs letrar. Çmimi ishte një aparat fotografik Kodak, që e ëndërronte, dhe një botim i bukur poezish të Lamartinit. Po atë vit nisi studimet e larta në Paris për drejtësi, ku qëndroi deri në fillim të 1939-s. Pas përfundimit të universitetit, u emërua në gjykatën e Krujës, ku nuk shkoi të merrte detyrën. Ai punoi si mësues i gjuhës frënge, në po Liceun e Korçës, ku kishte qenë nxënës. Aty u dallua si një nga mësuesit më të mirë. Gjatë invazionit fashist, kur Kokona punoi si profesor, udhëzimi ishte që të spiunonte nxënësit gjë që ai nuk mund ta pranonte për arsye të parimeve dhe të karakterit të tij. Për shkak të trysnisë politike, dha dorëheqjen më 1942 dhe i hyri profesionit të tij të fillimit, avokatisë. Në shkurt 1944, së bashku me Mitrush Kutelin, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themeloi dhe kryesoi redaksinë e së përdyjavshmes Revista letrare, jetëshkurtër, por me ndikim në jetën kulturore.

Ai solli si trashëgimi për ditët e sotme vepra të rilindësve tanë. Përkthimin e parë e bëri që në vitet ’30 kur botoi në të përkohshmen “Illyria” me kryeredaktor Ernest Koliqin, poezinë “Njerëz të varfër” të Hygoit, për të cilën e përgëzuan Koliqi dhe diplomati Fico. Vedat Kokona përktheu shumë klasikë të letërsisë së përbotshme, si Pier Kornejin, Zhan Rasinin, Shekspirin dhe Tolstoin “Ana Karenina”, Gorkin “Fundërrinat”, Xhon Gollsuorthin “Saga e Forsajtëve”, Dikensin “David Koperfildin”, Aleksandër Beku “ Udha e Volokolamksut”, Rabindranat Tagoran “Stuhi në Gang” , Ernest Heminguejin “Lamtumirë armë”, La Fonten “Fabula të zgjedhura” , Stefan Cvaig “Letra e një të panjohure” etj.

Vedat Kokona ka sjellë në shqip rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore. Ai ishte një nga përkthyesit kryesorë nga frëngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Ai mbetet një figurë akademike me shumë kontribute në jetën e vendit, i cilësuar shpesh edhe si ati shpirtëror i frankofonisë.

Vedat Kokona u largua nga ne, por me kujtimin më të mirë të një njeriu zemërmirë, me pasion për jetën, për gjuhën, për frëngjishten që aq mirë e zotëronte, duke na lënë, ndër të tjera, një dhuratë të çmuar për gjuhën: fjalorin 35 mijë fjalësh shqip-frëngjisht.

Kokona mban titullin doktor “Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës, dhe është nderuar me titujt e dhënë nga Republika Franceze “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë” më 1995 dhe “Oficeri i Urdhrit të Palmave” më 1996.

Etiketa: kokonaperkthyesiperkujtohetpervjetorivedat
Shkrimi Mëparshëm

Sot përvjetori i profesorit studiuesit e gjuhëtarit Eqrem Çabej

Shkrimi Vijues

Lufta e Konispolit, beteja më e gjatë kundër nazizmit! Rezistenca në vitin 1943 u udhëhoq nga batalioni “Çamëria”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Zbulohet Mozaiku i ri i Scampis në bazilikën paleokristiane në Elbasan, dalin në dritë faza të reja ndërtimi

Zbulohet Mozaiku i ri i Scampis në bazilikën paleokristiane në Elbasan, dalin në dritë faza të reja ndërtimi

13 Qershor, 2026
12 Qershori — Çlirimi i frikës: Dita kur historia ndryshoi faqe për Kosovën

12 Qershori — Çlirimi i frikës: Dita kur historia ndryshoi faqe për Kosovën

12 Qershor, 2026
Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

11 Qershor, 2026
Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

11 Qershor, 2026
Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

11 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist