E shtunë, 12 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kontributi i albanologëve gjermanë për gjuhësinë shqiptare

20 Nëntor, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Konferencë për kontributin e studiuesve gjermanë për shkencën e gjuhësisë shqiptare në kuadër të aktiviteteve kulturore-shkencore “Ditët e Alfabetit” në Shkup.

Në kuadër të aktiviteteve kulturoro-shkencore “Ditët e Alfabetit” Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup zhvilloi një konferencë shkencore kushtuar kontributit të studiuesve gjermanë për shkencën dhe gjuhësisë shqiptare.

Albanologë si Gustav Mayer, Nobert Jokli, Maksimilian Lambreci, Johan G. fon Han, kanë dhënë një kontribut kolosal dhe me vlerë të qenësishme si për historinë e gjuhës ashtu edhe për vetë historinë e popullit shqiptar. Në sesionin shkencor “Studime albanologjike në gjuhën gjermane” u sollën trajtesa interesante dhe me shumë prurje të reja shkencore rreth studimeve të këtyre albanologëve në zë të shkollës gjermane dhe asaj austriake.

Vend i veçantë dhe shumë meritor

“Dija albanologjike nuk do të ishte kjo që është sot, po qe se pjesë e kronologjisë së studimeve albanologjike nuk do të ishte edhe shkolla gjermane, e cila në këtë dije zë një vend të veçantë e shumë meritor dhe që u prin prurjeve të studimeve që vijnë nga të huajt. Kjo shkollë, në shumë drejtime të studimeve albanologjike ka vënë themele fillestare, ndërsa ka spikatur në krahasim me shkollat e tjera edhe në kërkimet shkencore e zgjidhjen e shumë çështjeve jo vetëm gjuhësore, por edhe historike e etno-kulturore të etnisë shqiptare”, tha prof.dr. Hidajete Azizi, udhëheqëse e Departamentit të studimeve të gjuhës në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ITSHKSH.

Shkup: Aktiviteti kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”.

Me gjenezën gjermane të studimeve albanologjike, lidhet edhe njëri ndër dokumentet e para të shkruara të gjuhës shqipe, “Fjalorthi” i udhëtarit gjerman Arnold von Harff-it  akoma pa u botuar vepra e parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut.

“Ky fjalorth zë vendin e shkrimit të parë për gjuhën shqipe ndër të huajt. Në çdo shekull vijues e deri më sot, interesi për gjuhën e kulturën shqipe nga ana e studiuesve gjermanë jo vetëm që do të jetë i pranishëm, por do të avancojë bindshëm e do të zërë një vend të paluhatshëm në dijen albanologjike”, tha  prof.dr. Hidajete Azizi.

Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi dhe në aspektin gjeopolitik

Sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, tha se gjuha shqipe, me dialektet dhe të folmet e shumta të saj, së bashku me interferencat me gjuhë tjera ballkanike por jo vetëm, është studiuar në vazhdimësi nga studiues të ndryshëm të hapësirës akademike, ndërsa në këtë drejtim veçohen studimet gjermane. “Interesimi i shkencëtarëve gjermanë ka rëndësi për shqiptarët edhe në aspektin gjeopolitik dhe për dëftimin se shqiptarët i takojnë edhe identitetit evropian. Meqë në fushën gjeopolitike rastësia nuk ekziston, ky interesim shkencor, është pasuar me angazhimin e kombeve mike të shqiptarëve, jo vetëm në shtet-ndërtimin e Shqipërisë në vitin 1912, por edhe në arritjen e pavarësisë së Kosovës si shtet dhe në avancimin e statusit të shqiptarëve e në veçanti të shqipes në Maqedoninë e Veriut”, tha Tahiri.

Në sesionin shkencor janë prezentuar me kumtesa edhe studiuesja nga Shqipëria Elda Gjana me kumtesën “Dialektet e shqipes në studimet e albanologëve gjermanë Gustav Majer dhe Nobert Jokli”, Anton Nikë Berisha me kumtesën “Ç’shkruante Gustav Majer për letërsinë shqipe në vitin 1883”, “Albanesissche Gramatik e vitit 1886” e studiuesve Xhafer Beqiraj dhe Vilson Markut, si dhe kumtesat e Ylber Sela me temën “Hani dhe udhëtimi i tij nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”, Mimoza Kore me “Fjalorthi Von Hahn-it dhe mbështetja e albanologëve të tjerë në të” dhe Emin Azemi me temën “Maximilan Lambertzi në studimet e disa autorëve shqiptarë”./ DW

Etiketa: albanologalfabetitditagjermankontributi
Shkrimi Mëparshëm

I quajtën emigrantët shqiptarë kriminelë. Shkencëtarja shqiptare në Harvard u jep një përgjigje të mirë anglezëve

Shkrimi Vijues

Mulliri 700-vjeçar i Skënderbeut në Kurbin i lënë në harresë, nuk promovohet

Të Ngjashme

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve
Kryesore

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit
Kryesore

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt
Kryesore

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit
Aktualitet

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?
Aktualitet

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
Kryesore

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues
Mulliri 700-vjeçar i Skënderbeut në Kurbin i lënë në harresë, nuk promovohet

Mulliri 700-vjeçar i Skënderbeut në Kurbin i lënë në harresë, nuk promovohet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist