• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Këto ndodhin edhe në Amerikë / Drejtoresha e AKSHI-t reagon për rrjedhjen e të dhënave

Vinny nga Vinny
23 Dhjetor, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
0
0
NDARJET
33
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në lidhje me skandalin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, ku u bënë publike edhe pagat ka reaguar Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj. Rrjedhjen e të dhënave ajo e konsideron “keqpërdorim të aksesit në këtë sistem”, duke theksuar se deri në këto momente nuk kanë lidhje kompanitë që menaxhojnë sistemin e Tatimeve.

Ne nje mesazh derguar ne emisionin “Opinion”, ajo thotë se portali qeveritar e-Albania dhe AKSHI janë me certifikatë sigurie.

“Ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake”, ka thene drjtoresha e AKSHI-t.

Sipas saj ngjarja e te tilla ndodhin edhe ne Amerike, duke sjelle rastin e Edward Snowden apo Wikileaks që nxorri tërë botën sekrete të demokracisë amerikane.

Reagimi i drejtoreshës së AKSHI-t:

Linda Karçanaj: E-Albania dhe AKSHI është me certifikatë ndërkombëtare ISO 27001 për sigurinë e informacionit dhe ISO 9001 për menaxhimin e informacionit. Kjo që ka ndodhur nuk ka asnjë lidhje me AKSHI-n i cili nuk menaxhon sistemin dixhital të Tatimeve. Por nga analiza e deritanishme kjo nuk duket të ketë asnjë lidhje as me kompaninë austriake, e cila bashkë me kompani shqiptare prej më shumë se 8 vitesh kanë krijuar dhe menaxhojnë sistemin e Tatimeve. Kjo ngjarje duket përgjithësisht një keqpërdorim i aksesit në sistem nga individë të ngjashëm me ata që kryejnë krime të kësaj natyre kudo nëpër botën e sotme.

Ju e dini mirë se çdo shtet sot përballet me kërcënimin e sigurisë kibernetike nga sulmet e jashtme, detyrë të cilën deri më sot AKSHI e ka kryer me sukses si dhe nga ndërhyrjet e brendshme të individëve që kanë akses në sistemet dixhitale. Kujtoj rastin më flagrantë botërisht të Edward Snowden që tronditi Amerikën, pa folur për Wikileaks që nxorri tërë botën sekrete të demokracisë amerikane pikërisht përmes infiltrimit të kabllogrameve. Nxjerrjen kriminale të të dhënave që ju po diskutoni përmes një dokumenti ilegal me plot mospërputhje me databazën zyrtare duhet ta zbardhë një hetim i detajuar dhe i sofistikuar i organeve ligjzbatuese.

Arsyeja pse po ju shkruaj është për të siguruar gjithë opinionin publik se ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake. Në këndvështrimin tim modest ky dokument synon të krijojë një konfuzion që duhet ta shmangim duke u marrë me fakte dhe jo me teori konspirative. Ndërkohë shpresoj që kjo të mos jetë përgjigjia e ndokujt për suksesin e padiskutueshëm AKSHI-t në shërbimet dixhitale, çka u pa nga gjithë populli shqiptar gjatë kohës së jashtëzakonshme të karantinës së përgjithshme.

Shërbimet tona së shpejti do të zëvendësojnë sportelet duke u dhënë fund rradhëve të stërzgjatura 30-vjeçare, zvarritjeve të patolerueshme dhe sëmundjes së ryshfetit për të marrë nga shteti shërbimet administrative. Keqardhje e thellë për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve sikundër autorëve të këtij krimi dhe bindje e plotë se transformimin dixhital të gjithë Shqipërisë nuk e ndal dot askush.

Shkrimi Mëparshëm

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mediu

Shkrimi Vijues

Skandali i rrjedhjes së të dhënave bën bujë ndërkombëtare

Shkrimi Vijues

Skandali i rrjedhjes së të dhënave bën bujë ndërkombëtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Lufta e UÇK-së e drejtë dhe e domosdoshme për liri”, Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve

“Lufta e UÇK-së e drejtë dhe e domosdoshme për liri”, Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve

18 Shkurt, 2026
TTW: Turistët amerikanë zbulojnë Shqipërinë: Destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

TTW: Turistët amerikanë zbulojnë Shqipërinë: Destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

18 Shkurt, 2026
Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

18 Shkurt, 2026
“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” për identitet e vlera universale

Gjergj Kastrioti konsiderohej mbret për arvanitasit. Lavdia historike, si një element përbashkues

Gjergj Kastrioti konsiderohej mbret për arvanitasit. Lavdia historike, si një element përbashkues

18 Shkurt, 2026
5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist