Këshilli i Bashkimit Evropian pritet të marrë vendim për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton News24.
Kujtojmë që gjatë ditës së enjte, kryeministri Rama paralajmëroi në rrjetet sociale se mund të ketë një lajm të mirë që vjen nga Bullgaria në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama publikoi në Facebook një video nga punimet e samitit të NATO-s në Madrid.
“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruante Rama teksa shihej duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.