E hënë, 27 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Hekurudha që do lidhë Prizrenin me Durrësin mund të quhet ‘Karl Gega”, Kurti ftesë qeverisë dhe kompanive austriake

21 Prill, 2022
Në Ekonomia, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Hekurudha Prizren-Durrës mund të quhet ‘Karl Gega”, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri. Ai i ka ftuar qeverinë dhe kompanitë austriake që të bashkëngjiten në projektet infrastrukturore që përfshijnë hekurudhat.

Kryeministri Albin Kurti, i ka bërë thirrje qeverisë dhe kompanive austriake që t’i bashkëngjiten Kosovës në ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, Kurti mori shembull punën e Karl Gegës, i cili inxhinier i njohur për dizajnimin e hekurudhave, duke shtuar se Kosova ka nevojë për një ekspertizë teknike si ajo e tij.

Kryeministri madje tha se ‘pse jo mos ta emërojmë hekurudhën me emrin e tij, Karl Gega”.

“Karl Gega herët ka marr titull doktor i shkencave matematikore, ishte inxhinier i njohur. Iu dha titull kalorës nga Mbretëria e Austrisë dhe është varrosur pranë personave më eminent të Austrisë, si Mozarti. Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Karl Gegës. Ai ka jetuar në Austri, prandaj e dimë se duhet të kesh ekspertizë të madhe për të ndërtuar projekte të mëdha. Ftoj qeverinë dhe kompanitë austriake që të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore që përfshijnë hekurudhat. Duam të ndërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës dhe neve na duhet një ekspertizë teknike si ajo e Karl Gegës dhe pse jo edhe ta emërojmë linjën hekurudhore Karl Gega”.

Kurti ndër të tjera para austriakëve tha se Kosova është vendi më i mirë për bërje të biznesit.

“Kushdo që nuk e di si të investojë në Kosovë, këtu do ta keni një pasqyrë të qartë të bërjes së biznesit. Sipas raporteve ndërkombëtare, Kosova është një ndër vendet më të mira për bërje të biznesit dhe vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka rritur pikët në zhvillimin demokratik”, tha kryeministri.

Tutje, Kurti foli edhe për rritjen ekonomike në Kosovë, me ç’rast përmendi edhe krijimin e 25 mijë vendeve të reja të punës.

“Kosova është bërë mjedis shumë më miqësor për bërje të biznesit. Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune, zhvillimi ekonomik deri më tani në bazë të agjencisë statistikore të Kosovës, është 10.53 për qind. Deri në vitin e fundit, vlera e eksporteve ka arritur në 2.7 miliardë, në rritje prej 80 për qind. Vlera e mallrave është rritur në 62 për qind. Eksportet janë rritur në 104 për qind. Me qeverisjen e re, përkushtimi për sundim të ligjit, transparencë dhe efektivitet jo vetëm që po zbatojmë parimet demokratike, por edhe po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti.

Nga dhjetëra sektorë të ndryshëm, 16 kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë të enjten, ndërsa janë pritur me ftesën e kryeministrit Albin Kurti se “Kosova është vendi më i mirë për të bërë biznes”.

Ky Forum u tha se ka për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve biznesore ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve.

Më herët është raportuar se në vitin 2023 do të fillojë faza e projektimit të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën./ Monitor

Etiketa: durreshekurudhakarl gegaprizren
Shkrimi Mëparshëm

Osmani: Kosova po përgatit padi për gjenocid ndaj Serbisë

Shkrimi Vijues

Koncert me “Perlat shqiptare” në Venecia

Të Ngjashme

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Koncert me “Perlat shqiptare” në Venecia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist