• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Hartat e 1916-s: Banjska si veriu i Kosovës me 90% shqiptarë

Vinny nga Vinny
9 Tetor, 2023
Në Kultura
0
Hartat e 1916-s: Banjska si veriu i Kosovës me 90% shqiptarë
0
NDARJET
142
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat prej hartave dhe dokumenteve në Bibliotekën e Kongresit në Washington janë nga periudha e Luftës së Parë Botërore, që ka shënuar fillimin e pastrimeve etnike të territoreve të banuara me shqiptarë. Është interesante të përmendet se Bajska, që aktualisht është shumë aktuale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe fshatrat në veri të Kosovës deri pranë Novi Pazarit, sipas këtij dokumenti, kishte mbi 90 për qind popullsi shqiptare

Në këtë dëshmi (hartë) që gjendet në Bibliotekën e Kongresit në Washington, evidentohet informacioni mbi demografinë e shumë pjesëve të banuara me shqiptarë në fillim të shekullit 20. Këto harta dhe dokumentet, janë një burim i rëndësishëm për ta kuptuar përbërjen etnike të fshatrave në atë periudhë. Sot, strukturat e popullsisë në shumicën e vendbanimeve që shohim në këto harta kanë ndryshuar, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, që në atë kohë ishin të banuara me mbi nëntëdhjetë për qind shqiptarë, ndërsa tani pothuajse nuk ka asnjë shqiptar.

Harta është krijuar një vit pas Konferencës së Londrës, ku sipas këtij traktati, pjesa qendrore e Shqipërisë është e rezervuar për krijimin e një shteti të vogël të pavarur. Italia do ta miratonte ndarjen e Shqipërisë në veri në mes të Malit të Zi dhe Serbisë, kurse në jug me Greqinë. Harta shpjegon kufirin e propozuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe përbërjen e popullsisë në Jugosllavinë qendrore dhe Shqipërinë veriore.

Këto të dhëna janë nga periudha e Luftës së Parë Botërore, që ka shënuar fillimin e pastrimeve etnike të territoreve të banuara me shqiptarë. Është interesante të përmendet se Bajska, që aktualisht është shumë aktuale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe fshatrat në veri të Kosovës deri pranë Novi Pazarit, sipas këtij dokumenti, kishte mbi 90 për qind popullsi shqiptare.

Dokumenti është prodhuar nga Seksioni Gjeografik i Shtabit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe.

Në anën e majtë, poshtë, e shkruar me dorë tregon përqindjen e popullsisë në këto anë. Me një vijë ngjyrë kafe të mbyllur shënohet vendbanim me popullatë serbe. Me një vijë ngjyrë kafe të lehtë, tregohet përqindja e popullsisë shqiptare nga 66 për qind deri 80 për qind në këto vendbanime. Me dy vija ngjyrë kafe të lehtë, tregohet përqindja e popullsisë shqiptare nga 80 për qind deri në 90 për qind. Me tri vija paraqitet popullata mbi 90 për qind. Ndërsa me një vijë të lakuar, tregohen masakrat ndaj shqiptarëve. Dokumenti përshkruan edhe terminologjinë e përdorur në gjuhën shqipe për të përshkruar elementët gjeografikë, si fortesat, gurët, fushat, dhe të tjera, duke përfshirë disa terma të përdorura në turqisht dhe serbisht.

Dokumenti është pranuar nga CIA më 13 dhjetor 1948 dhe tani është pronë e Bibliotekës së Kongresit në Washington. Këto harta janë prodhim i Seksionit Gjeografik të Shtabit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe (Londër, 1915-1916). Ky botim përmban tri harta: Ipeku ose Peja që paraqet vendbanimet në pjesën veriore të Kosovës si dhe kompozitën demografike në ato anë. Po ashtu, dy harta tjera janë Shkodra, kufijtë e Shqipërisë me Malin e Zi, dhe Vlora, kufijtë e Shqipërisë me Greqinë. Këto harta janë krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore, 1914-1918. Titulli i shkruar me dorë, me ngjyrë të zezë në kufirin e sipërm, tregon kufirin e propozuar midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe përbërjen e popullsisë në Jugosllavinë qendrore dhe Shqipërinë veriore.

Etiketa: banjskakosovesshqiptareveriu
Shkrimi Mëparshëm

Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike dhe vendlindjen e heroit tonë kombëtar

Shkrimi Vijues

Gjykata e Apelit liron Dritan Goxhajn, refuzohet ekstradimi në Hagë

Shkrimi Vijues
Gjykata e Apelit liron Dritan Goxhajn, refuzohet ekstradimi në Hagë

Gjykata e Apelit liron Dritan Goxhajn, refuzohet ekstradimi në Hagë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura shqiptare e ngulitur në gur: Gjuha, tradita dhe zakoni si vegla të mbijetesës identitare mes arvanitasve

Kultura shqiptare e ngulitur në gur: Gjuha, tradita dhe zakoni si vegla të mbijetesës identitare mes arvanitasve

18 Korrik, 2026
Vendim Kapaj, mjeshtri i fyellit që çoi tingujt e iso-polifonisë shqiptare në filmin e Christopher Nolan

Vendim Kapaj, mjeshtri i fyellit që çoi tingujt e iso-polifonisë shqiptare në filmin e Christopher Nolan

18 Korrik, 2026
111-vjetori i rënies së Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, veprimtari përkujtimore në Shkodër

111-vjetori i rënies së Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, veprimtari përkujtimore në Shkodër

18 Korrik, 2026
Arbëreshët e Argjentinës, historia e një komuniteti që ruajti gjuhën dhe identitetin shqiptar në skajin tjetër të botës

Arbëreshët e Argjentinës, historia e një komuniteti që ruajti gjuhën dhe identitetin shqiptar në skajin tjetër të botës

17 Korrik, 2026

Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

17 Korrik, 2026
Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese, që iku me lutjen, “Mos më harroni!”

Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese, që iku me lutjen, “Mos më harroni!”

17 Korrik, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist