E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjykata lë në burg Thaçin: Një “organizatë kriminale” mund ta ndihmojë të arratiset

9 Qershor, 2022
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale e Hagës ka lënë në burg ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në Hagë besojnë se ka rrezik që ish-presidentin ta ndihmojë një organizatë që të arratiset, nëse ai do të lirohej me kusht.

Gjykata Speciale nuk po e lë të lirë as me kusht ish-presidentit Hashim Thaçi. Në vendimin e fundit, Specialja vendosi ta mbajë në paraburgim ish-drejtorin politik të UÇK-së.

Gjykatësi Nicolas Guillou urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, duke rikujtuar se çështja e lirimit me kusht do të shqyrtohet çdo dy muaj.

Pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me aktakuzën e re, të ndryshuar dhe të dorëzuar së fundmi, kanë bërë që gjykatësi të konstatojë se ka ende dyshim të bazuar se Thaçi ka kryer krime.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kujton se ka qenë edhe një dyshim i bazuar në lidhje me akuzat e reja të ngritura nga ZPS kundër Z. Thaçi me ndryshimet e kërkuara në aktakuzë. Këto konstatime janë bërë me bazën e një standardi që tejkalon pragun e dyshimit të bazuar që kërkohet për qëllimet e nenit 41(6)(a) të ligjit”, thuhet në vendimin e Speciales.

“Rrjedhimisht, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se vazhdon të ketë arsyetim të bazuar dyshimi se Z. Thaçi ka kryer krime brenda juridiksionit”, thuhet në vendim.

Gjykata Speciale e sheh të domosdoshme që Thaçi të mbetet në paraburgim. Në arsyetimin e vendimit, Specialja thotë se ekziston rreziku i arratisjes nëse Thaçi do të lirohej me kusht. Sipas vlerësimit të kësaj gjykata, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mund ta ndihmojë atë t’i ikë drejtësisë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake rikujton se më parë është konstatuar se aty është një rrezik që Z. Thaçi të arratiset në bazë të ndikimit dhe autoritetit të tij që rrjedhin nga postet e kaluara dhe të fundit që ai mbante, të cilat ai mund t’i përdorte për ta shfrytëzuar mbështetjen e ish-vartësve dhe personave të lidhur me Luftën e UÇK-së, Shoqatën e Veteranëve dhe/ose personat dashamirës të UÇK-së, të cilët mund të jenë të gatshëm që t’i japin atij qasje në burime dhe/ose për ta ndihmuar atë të arratiset, duke i siguruar qasje në informacionin përkatës dhe marrjen e fondeve dhe mjeteve për të udhëtuar në disa vende përtej mundësive të Dhomave të Specializuara. Në mungesë të ndonjë zhvillimi ndërhyrës, këto gjetje vazhdojnë të jenë të vërteta aktualisht”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Speciales.

Gjithashtu, Specialja konsideron se ka rrezik që Thaçi ta pangojë procedurën paragjyqësore ndaj tij. Në vendim shkruhet se Thaçi është përpjekur ta bëjë këtë më herët.

“Së fundmi, kujtohet se ka një klimë të vazhdueshme të frikësimi të dëshmitarëve dhe ndërhyrjeje në procedurën penale kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Sipas Gjykatës, “rreziku që z. Thaçi do ta pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Gjykatës Speciale vazhdon të ekzistojë”.

Madje, Specialja konstaton se ka rrezik që Thaçi të kryejë krime.

“Mbi këtë bazë, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se, duke marrë të gjithë faktorët së bashku, ekziston rreziku që Z. Thaçi, nën çfarëdo forme përgjegjësie, të kryejë krime të ngjashme”, konstaton Gjykata. Sipas Speciales, mund të rrezikohen “dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në çështjet e gjykatës”.

Thaçi dhe ish-krerët e tjerë UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve./Express

Etiketa: burggjykatahagekriminaleorganizatethaci
Shkrimi Mëparshëm

“Ballkani i Hapur”, Edith Harxhi: Rama kërkon ndihmë për grurin në Serbi si Enver Hoxha tek Hrushovi

Shkrimi Vijues

Sot 144-vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vendimet e Kuvendit Kombëtar

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Sot 144-vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vendimet e Kuvendit Kombëtar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist