E martë, 16 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Gjithë ditën e ndërtonin dhe natën do të shembej” balada që bashkon veriun me jugun, Shkodrën me Artën

16 Dhjetor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

“Gjithë ditën e ndërtonin dhe natën do të shembej”, balada e Urës së Artës e lidh krahinën me popullin shqiptar

Ura e Artës është një urë guri që kalon lumin Arachthos (emri i lashtë i qytetit të Artës, shpjegohet më mirë me anë të shqipes, sesa greqishtes.) në perëndim të qytetit të Artës në Greqinë e sotme. Është rindërtuar shumë herë gjatë shekujve, duke filluar nga themelet romake ose ndoshta më të vjetra; ura aktuale është ndoshta një ndërtim osman i shekullit të 17-të.

Balada popullore “Ura e Artës” tregon një histori sakrifice njerëzore gjatë ndërtimit të saj. Nga balada dolën një sërë fjalësh të urta popullore që sot njihen si greke dhe shprehje zakonore, kushtuar vonesa të pafundme, si në tekstin e baladës: “Gjithë ditën e ndërtonin dhe natën do të shembej”.

Sipas baladën popullore për ndërtimin e kësaj ure ishin mobilizuar 45 muratorë dhe 60 çirakë nën drejtimin e një kryemjeshtri. Ata punonin ditën por gjatë natës themelet e urës shëmbeshin. Një ditë aty pranë fluturoi një zog i cili, duke folur me zë njeriu, i thotë kryemjeshtrit (protomastora) se ura do qëndronte pa u rrëzuar e do ngrihej vetëm në qoftë se në themelet e saj do murosej gruaja e tij… E murosura thuhet se mallkonte ata që kalonin mbi urë.

Gojëdhëna e kështjellës së lashtë të Rozafatit

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur Labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja ç’thotë kjo gojëdhënë:

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot. Na shkon aty një plak i mirë, i cili këtu është në rolin e zogut që fliste në baladën e Urës së Artës. Porosia e plakut është e njëjtë me atë të zogut, por e murosura në Shkodër nuk i mallkonte kalimtarët, si e murosura e Artës. Shkodrania sipas rrëfimit mjeshtëror të Mitrush Kutelit u tha kunetërve: “Unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë – me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë!”.

Pa u endur shumë nëpër hipoteza mbi përkatësinë e kësaj balade, bazuar në lashtësinë e saj, mund të themi se ajo është qartësisht e lidhur me popullsinë autoktone të këtyre trojeve.

Ura e Artes, foto nga Muzeu ne Arte
Kalaja e Shkodres – Marubi

Përgatiti Elis Buba /usalbanianmediagroup.com

Etiketa: artesbaladekalajashkodresura
Shkrimi Mëparshëm

Godar miku i Shqipërisë, të drejtat e së cilës i mbrojti në arenën ndërkombëtare

Shkrimi Vijues

Si sot para 80 vitesh. Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 cent në xhep

Të Ngjashme

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”
Kryesore

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës
Kultura

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës
Kultura

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…
Kultura

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)
Kultura

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Si sot para 80 vitesh. Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 cent në xhep

Si sot para 80 vitesh. Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 cent në xhep

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist