• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Legjenda e lindjes së një legjende që mbeti legjendar në vetëdijen tonë kombëtare

Vinny nga Vinny
6 Maj, 2023
Në Kultura
0
Sot është ditëlindja e Gjergj Kastriotit, kreshtës më të lavdishme të historisë sonë
0
NDARJET
29
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Albert Vataj

Ai, vepra dhe emri i të cilit do të shndërrohej në legjendë, do t’i përkiste përjetësisë, siç ishte dhe mbeti të gjallët e tij nga më të zëshmit kushtrime të ekzistencës sonë në histori.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 Maj 1405 -17 Janar 1468)”

“Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”, ishte lajmi i lindjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Thonë se kur e ëma, Vojsava, mbeti shtatzënë me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq i madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det, ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit venedikas.

Gjon Kastrioti, me t’iu rrëfyer ëndrra, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen, dhe e profetizoi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishtërimit dhe nderiues i përhershëm i pushtetit venedikas.

Citon Marin Barletti në veprën ikonike, “Historia e Skënderbeut”.

Historia e Skënderbeut është themeli i të gjithë historive, të cilat tregojnë shtegun përnga ka kaluar populli ynë në udhën e gjatë të qëndresës dhe qytetërimit, rrugëtim i cili është i shtruar me sakrificat më sublime dhe blatimet më të shenjta. Figura e Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është një nga më madhështoret e gjithë asaj rrëfenje që ka ardhur deri në ditët tona. Nuk kishte më të lavdishme deri atëherë dhe nuk do të kishte derimtash një gjurmë yjesh në shkrepëtimën shëmbëllimit të dritës së hyjnis. E tillë është historia e këtij zemërluani, mendjendrituri dhe strategu të shquar të artit të luftës. Të tilla janë bëmat dhe trimëritë, urtësitë dhe gjenialitetet e zgjidhjeve vendimtare për fatin e luftës dhe lirisë. Ai ka kapluar kufinjtë e legjendës, sepse e këtyre përmasave ishte ardhja e tij.

Aniçka, mes të vërtetës dhe trillit është një kufi ndarës, shpesh i padukshëm, imagjinar si një sprovë e kureshtisë dhe ëndjes që sëmbon njohjen dhe përjetimin e atyre ngjarjeve, atyre episodeve që në vetvete përbëjnë vetë historinë e epokës së ndritur të Skënderbeut.

Skëndërbeu, ai ishte një e vërtetë e ndritshme në sytë tanë dhe në historinë e botës. Ai është një kapitull sakrificash dhe lavdie, luftrash të përgjakshme dhe përpjekjesh të paepura për të dëshmuar të drejtën e triumfit.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu është, pa dyshim, ashtu siç e ka përcaktuar, më 1925, historiani i dëgjuar kroat Milan Šufflay “krijesa më hyjnore i kësaj race më të tmerrshme luftëtare, i cili që kur ishte gjallë u madhërua me legjenda të ndryshme nga Evropa Perëndimore. Arësyeja e këtij madhërimi të veçantë rrjedh: ngase Skënderbeu në krye të shqiptarëve përballoi furinë osmane në një kohë kur Evropa përjetonte një nga momentet më kritike të historisë së saj mesjetare.

Ky ishte Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të tilla ishin dhe mbeten përmasat e kësaj figure emblematike të identitetit tonë kombëtar, jeta dhe vepra e një figure që arriti të thithte interesin e gjithë botës dhe krishtërimi të kishte tek arbëri i madh, Kalorësin e Krishtit.

Shënim: Më poshtë fotogaleria e shtatores së Skënderbeut, të realizuar nga skulptori i mirënjohur Gëzim Muriqi, e cila do të jetë shpirtje shqiptarie për bashkëkombësit tanë në Zvicër, dhe që konsiderohet si një prej jetësimeve më lartësishme të atij që e shndërroi qëndresën e Arbrit kundër turqve në histori si emblematike në historinë e botës. 

Etiketa: gjergjkastriotikombetarelegjenda
Shkrimi Mëparshëm

Ja çfarë shkruante poshtë kokës së prerë të Ali Pashë Tepelenës

Shkrimi Vijues

Kur mikrotoponomastika na flet në Ilirisht

Shkrimi Vijues
Kur mikrotoponomastika na flet në Ilirisht

Kur mikrotoponomastika na flet në Ilirisht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist