• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Fjalori i madh” me rreth 120 mijë fjalë, fotografim i gjuhës shqipe deri në 2030

Vinny nga Vinny
29 Maj, 2024
Në Aktualitet
0
“Fjalori i madh” me rreth 120 mijë fjalë, fotografim i gjuhës shqipe deri në 2030
0
NDARJET
40
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” është në hapat e fundit të punimit dhe këtë fundvit Akademia e Shkencave pret që lexuesit do të munden ta konsultojnë atë nga interneti.

Në një intervistë për RTSH 24, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, pedagogu dhe zv.kryeredaktori i Fjalorit, tha se fjalësi i grumbulluar deri tani i ka kaluar pritshmëritë duke arritur trefishin e fjalorëve ekzistues, apo gati 120 mijë fjalë.

“Fjalori do të jetë i gatshëm fillimisht ‘online’ në fund të këtij viti, ndërsa vitin që vjen është menduar të dalë varianti i shtypur i fjalorit. Përkundër parashikimit prej 90 mijë zërash, do të jetë shumë më i madh se kaq, deri 120 mijë fjalë,” tha z. Rrokaj.

Të martën u zhvillua një nga mbledhjet periodike për të parë afatet e punimit. Qershori është caktuar si muaji përfundimtar i hartimit në tërësi të Fjalorit.

Puna do të dorëzohet më tej në kompjuter për të parë si mund të unifikohen emërtesa të caktuara të njësive që janë pjesë përbërëse e Fjalorit të ideuar nga dy akademikët e shquar, Prof. Dr. akademik Jani Thomai, shumë i vlerësuar në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë, bashkë me Prof. Dr. akademik Valter Memushaj.

“Kanë punuar rreth 200–300 punonjës shkencorë të niveleve të ndryshme. Fillimisht u mor i gjithë materiali i grumbulluar në Institutin e Albanologjisë dhe fjalorët e prodhuar herë pas here, që nga Fjalori i 1954, 1980, 2002, 2004, 2006, 2020, apo edhe fjalorë dialektorë, terminologjikë. Është parë në terren për fjalët e fundit, të cilat nuk i përjashtojmë dot për aq kohë sa i përdorin folësit. Një pjesë e tyre kanë zënë shtrat në gjuhën shqipe. Për fjalorin punon një qendër në Prishtinë te Instituti Albanologjik, një grup në Kalabri dhe 7 grupe te ne, pra rreth 40 punonjës shkencorë nën drejtimin e Prof. Dr. Thomait,” shpjegoi akademiku Rrokaj.

Qëllimi i këtij fjalori, sipas profesorit, nuk është të jetë i përsosur, por i përshtatshëm për gjithë qenien që përfaqëson gjuha shqipe sot, në të gjitha trevat.

“Kështu bëjmë një prerje apo fotografim të gjuhës shqipe në vitet 2000–2030. Ky është fjalor i gjuhës standarde shqipe, normativ, jo i të gjithë gjuhës shqipe, i cili do të ishte shumë më i madh,” tha ai.

Në Fjalorin e madh do të ketë një pjesëmarrje të madhe të fjalësit nga gegërishtja, si “një detyrim ndaj fjalësit jashtëzakonisht të madh që vjen nga gegërishtja”.

“Dialektet janë përrenjtë që ushqejnë lumin dhe lumi ushqen detin. Çdo gjë që është e nevojshme, e veçantë do të përfshihet. Rreth 20–25 mijë fjalë janë nga gegërishtja,” deklaroi z. Rrokaj.

Historia e gjuhëve është histori e marrëdhënieve dhe në Fjalorin e ri do të ketë fjalë të huaja, të cilat përdoren nga folësit. Por “duhet të ruhemi nga përdorimi i fjalës së huaj kur e kemi në gjuhën amë”, këshilloi akademiku.

Etiketa: akademifjalorigjuhemadhrrokajshqipe
Shkrimi Mëparshëm

“Kujtesa për Skënderbeun” do të evokohet sonte në Tetovë nga koleksionistja Patricia Nugee

Shkrimi Vijues

Një kritikë e Nolit që askush nuk duhet të humbasë! 

Shkrimi Vijues
Një kritikë e Nolit që askush nuk duhet të humbasë! 

Një kritikë e Nolit që askush nuk duhet të humbasë! 

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Zbulohet Mozaiku i ri i Scampis në bazilikën paleokristiane në Elbasan, dalin në dritë faza të reja ndërtimi

Zbulohet Mozaiku i ri i Scampis në bazilikën paleokristiane në Elbasan, dalin në dritë faza të reja ndërtimi

13 Qershor, 2026
12 Qershori — Çlirimi i frikës: Dita kur historia ndryshoi faqe për Kosovën

12 Qershori — Çlirimi i frikës: Dita kur historia ndryshoi faqe për Kosovën

12 Qershor, 2026
Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

Bashkëpunimi i dokumentuar i Zervës me nazistët dhe gjenocidi i Çamërisë

11 Qershor, 2026
Kontributi kombëtar i Sami Frashërit në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

‘S’ka informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…’/ Dëshmia e rrallë e historianes greke

11 Qershor, 2026
Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

Revista “Quaternary Science Reviews”: Zvërneci dhe Dalani nuk janë vetëm flamingo e manastir ortodoks, por edhe djepi i prehistorisë sonë dhe arkiva më e vjetër e njerëzimit

11 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist