E martë, 23 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Festa e Birrës s’ka lidhje me politikën” Bashkia e Korçës: Goran Bregoviç do të këndojë në Shqipëri

4 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari serb Goran Bregoviç, pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë. Organizatorët të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë ‘kulmin e atmosferës’ natën kur do të këndojë Bregoviç, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb. Bashkia e Korçës thotë për Gazetën Express se është në dijeni për këto kundërshtime, por cilëson se po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht

Ishte cilësuar si frymëzim i ushtrisë serbe për masakrat në Kosovë, me këngën e tij “Kallashnikov”, por kjo nuk i ka ndaluar në Bashkinë e Korçës që ai të ftohet për koncert. Në vitin 2006 kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë, ku ishte vlerësuar me çmimin “Çelësi i Tiranës”, nga Edi Rama, i cili atë kohë ishte kryetar i bashkisë. Zëri e këngët e tij në gjuhën serbe pritet të jehojnë përsëri në Shqipëri. Kësaj radhe në Korçë, në Festën e Birrës, që organizohet nga 18 deri më 22 gusht.

Nga Bashkia e Korçës, e cila është organizatorja e Festës së Birrës, kanë deklaruar për Gazetën Express se këngëtarët propozohen nga një kompani që merret po ashtu me organizimin e festës, por aprovimi apo jo i tyre, i takon Bashkisë. “Bashkia është organizatorja e festës së birrës, pjesa e kontraktimit të këngëtarëve është një marrëveshje që kemi me një kompani e cila na sugjeron se cilët këngëtarë mund të marrim. Patjetër, aprovimi kalon nga Bashkia, por këngëtarët propozohen, pra pjesa e organizimit të shoë-it, propozohet nga një kompani e kontraktuar. Ne faktikisht akoma nuk e kemi promovuar dhe nuk kemi nxjerrë materiale promocionale sa i takon kësaj pike. Nuk e kemi aprovuar akoma. Varet prej nesh”, ka deklaruar për Express Larisa Katundi, nga zyra për media e Bashkisë së Korçës.

Megjithëse nga organizatorët tashmë është bërë e ditur se Bregoviç pritet të jetë në Korçë, Katundi tha se nuk e di ende nëse është konfirmuar pjesëmarrja e tij. “Nuk e di të them të drejtën, sepse organizatorët e festës e dinë këtë gjë dhe normalisht duhet pyetur ata që e menaxhojnë festën, unë merrem vetëm me pjesën e promocionit, kështu që nuk e di, akoma nuk na kanë dhënë ndonjë sinjal nëse do të jetë apo jo”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse Bashkia e Korçës është në dijeni për reagimet që janë bërë në Kosovë pas lajmit se Bregoviç pritet të këndojë në Korçë, Katundi tha se kjo nuk është hera e parë që ai vjen në Shqipëri. Ajo deklaroi se kjo çështje po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, pasi sipas saj, Festa e Birrës nuk ka lidhje me politikën dhe s’ka lidhje me respektimin e politikave, “I kam lexuar portalet dhe e di që në fakt është kontestuar dhe është diskutuar shumë kjo pjesë. Por nuk është hera e parë që ai vjen, sepse ai ka bërë dhe një koncert në vitin 2006 në Tiranë, kështu që nuk është hera e parë që ai po vjen në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën ka qenë. E di që është kontestuar kjo, e di që është diskutuar, por besoj se trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, në fund të fundit Festa e Birrës është një festë që nuk ka lidhje me politikën, është art dhe nuk është se ka lidhje me respektimin e politikave”, ka deklaruar Katundi.

Lajmi se Bregoviç pritet të performojë në Korçë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare dhe këngëve të tij që janë cilësuar si inspirim i ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Shkrimi Mëparshëm

“O maskara, edhe po e shkretove s’do të ndërtosh dot”, Peleshi mesazh zjarrvënësve të qëllimshëm

Shkrimi Vijues

Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

Të Ngjashme

Figura dhe Origjina e Skënderbeut në Literaturën Greke
Kultura

Figura dhe Origjina e Skënderbeut në Literaturën Greke

22 Dhjetor, 2025
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit
Kultura

122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

22 Dhjetor, 2025
Ikonë me plasaritje: Film i ri për Nënë Terezën
Aktualitet

Ikonë me plasaritje: Film i ri për Nënë Terezën

22 Dhjetor, 2025
Mark Mazower: Suliotët, shqiptarët e Epirit që i dhanë formë historisë moderne
Kultura

Mark Mazower: Suliotët, shqiptarët e Epirit që i dhanë formë historisë moderne

22 Dhjetor, 2025
Skënderbeu në letërsinë angleze
Kultura

Skënderbeu në letërsinë angleze

22 Dhjetor, 2025
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë
Aktualitet

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Figura dhe Origjina e Skënderbeut në Literaturën Greke

Figura dhe Origjina e Skënderbeut në Literaturën Greke

22 Dhjetor, 2025
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

22 Dhjetor, 2025
Ikonë me plasaritje: Film i ri për Nënë Terezën

Ikonë me plasaritje: Film i ri për Nënë Terezën

22 Dhjetor, 2025
Mark Mazower: Suliotët, shqiptarët e Epirit që i dhanë formë historisë moderne

Mark Mazower: Suliotët, shqiptarët e Epirit që i dhanë formë historisë moderne

22 Dhjetor, 2025
Figura dhe Origjina e Skënderbeut në Literaturën Greke

Figura dhe Origjina e Skënderbeut në Literaturën Greke

22 Dhjetor, 2025
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

22 Dhjetor, 2025
Ikonë me plasaritje: Film i ri për Nënë Terezën

Ikonë me plasaritje: Film i ri për Nënë Terezën

22 Dhjetor, 2025
Mark Mazower: Suliotët, shqiptarët e Epirit që i dhanë formë historisë moderne

Mark Mazower: Suliotët, shqiptarët e Epirit që i dhanë formë historisë moderne

22 Dhjetor, 2025
Skënderbeu në letërsinë angleze

Skënderbeu në letërsinë angleze

22 Dhjetor, 2025
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist