Sopranoja shqiptare e njohur në botë, Ermonela Jaho, dhe Roberto Scandiuzzi, janë emëruar nga Ministria e Kulturës në Francë si “Kalorëse dhe Kalorës të Arteve dhe Letrave”.
“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të jashtëzakonshëm, karrierën e të cilëve e kemi ndjekur prej disa dekadash”, thuhet në njoftim.
Ermonela është sopranoja shqiptare, e cila është nderuar shumë herë, me disa çmime në disa vende të ndryshme të botës.
![](https://usalbanianmediagroup.com/wp-content/uploads/2024/07/450417482_1008041501326380_3865674934180473746_n-1024x946.jpg)
![](https://usalbanianmediagroup.com/wp-content/uploads/2024/07/450514978_1008042887992908_7743765171385384235_n.jpg)