• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kronike

E torturuan dhe më pas e vranë, Muhamet Rrumbullaku, Lleshaj, Veliu dhe Ziu manipuluan krimin ndaj Klodian Rashës

Vinny nga Vinny
11 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
0
0
NDARJET
1.9k
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Klodian Rasha dyshohet se ka humbur jetën nga rrahja në mesnatë, polici Nevaldo Hajdaraj e qëlloi me një plumb pas shpine për të manipuluar skenën e krimit, më vonë u hodh një armë për t’ia faturuar viktimës, policia dhe SHÇBA fshehën krimin dhe e paraqitën të pafajshmin si kriminel. Ja pse duhen të arrestohen krerët e SHÇBA dhe policisë

Në krimin e policit Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau tre ditë më parë 25-vjeçarin Klodian Rasha pranë shtëpisë së tij dhe me duar në xhepa, kanë pjesë një zinxhirë institucionesh dhe zyrtarësh të lartë. Të dhënat e deritanishme të hetimit të prokurorisë, ekspertiza mjeko-ligjore, deklaratat e babait të Klodianit dhe fotot e siguruara nga gazetarët të trupit të viktimës, flasin për një krim shumë më të rëndë, ndryshe sa është paraqitur nga policia dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Këto të dhëna të pakontestueshme konfirmojmë se Klodian Rasha është dhunuar para se të vritej. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria, rezulton se policët e patrullës dhe konkretisht Nevaldo Hajdaraj është përleshur fillimisht fizikisht me Klodian Rashën.

Klodian Rasha ka qenë rreth 30 metër larg policëve, duke qëndruar i mbështetur në një pemë. Polici e ka thirrur personin, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”. Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore. Ka pasur një ndjekje për disa metra dhe më pas përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të policisë.

Klodian Rasha ka qenë më parë edhe i sëmurë dhe nga goditjet mendohet se ka humbur jetën. Për të manipuluar këtë rrethanë të vdekjes së tij, policia e ka qëlluar më një plumb pas shpine, duke paraqitur variantin sikur Klodiani është qëlluar në ndjekje e sipër dhe se ka pasur me vete një armë zjarri. Dy efektivët kanë lëvizur me trupin e pajetë të Klodit pa e ditur se çfarë të bënin dhe duke përgatitur alibinë. Dyshimet e para për këtë version erdhën pas deklaratave të babait të Klodianit, i cili tha se djalin ia kishin masakruar për një maskë, ndërkohë që sipas ekspertizës viktima ka marrë vetëm një plumb në shpatull. Kjo do të thotë se familjarët kanë konstatuar hematoma në trupin e Klodianit.

Babai i Klodianit ka deklaruar se “Këtu ke 1000 dëshmitarë që ka qenë duke u zënë me policinë e kanë gjurmuar me e rrah. Ishte pa maskë dhe iku. Ata e kanë gjëmu dhe e kanë masakru. Është degjeneruar kufoma, e kanë masakru. Këtë s’e bën as serbi”.

Dyshimet se Klodiani ishte rrahur më parë u konfirmuan edhe nga fotot që kanë siguruar gazetarët të trupit të viktimës, ku duken shenjat e dhunës. Ky version konfirmohet edhe nga prokuroria, e cila flet për përleshje.

Kjo është njëra anë e krimit me përgjegjësi individuale. Ana tjetër e krimit është shtetërore dhe me emra konkret.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me në krye Muhamet Rrumbullaku, Policia e Tiranës me në krye Dhimitraq Ziun dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me në krye Ardi Veliun, kanë paraqitur një version tjetër për vrasjen, duke lehtësuar pozitat e policit vrasës dhe duke rënduar viktimën, duke e paraqitur si kriminel. Në njoftimet publike të SHÇBA dhe policisë flitet për vrasje në ndjekje e sipër, sikur Klodiani kishte një armë në dorë që ia kishte drejtuar policit, për një pistoletë afër vendit të ngjarjes etj.

Në vend që të tregonin të vërtetën dhe të distancoheshin nga krimi, këto struktura dhe krerët e tyre, kanë marrë pjesë në manipulimin e krimit. Kjo është edhe arsyeja se pse ministri Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, i cili çuditërisht ende nuk e ka thënë të vërtetën e krimit. Edhe pse varianti i rrahjes së Klodianit para vrasjes tashmë është i pakontestueshëm për shkak të provave dhe fakteve, SHÇBA dhe policisë vijojnë të mbajnë versionin e parë të rremë të krimit. /Pamfleti

Shkrimi Mëparshëm

E akuzojnë për mos reagim, pas vrasjes së Klodian Rashës, Marin Mema i jep përgjigje patriotit virtual

Shkrimi Vijues

Doni një rini që rri, apo një rini që largohet?!

Shkrimi Vijues

Doni një rini që rri, apo një rini që largohet?!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

3 Mars, 2026
Sa të vjetër janë realisht arvanitët në Greqi? Konstantinos Sathas: Një “rishkrim” i historisë midis sllavëve dhe shqiptarëve

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist