Si shumë festa te tjera katolike te “grabitura” nga korporatat gjakpirese dhe te shnderruara ne festa laike, edhe Halloween (All Hallow’s Eve – Vigjilja e Te Gjithe Shenjterve) ka pesuar te njejtin fat.
Nga nje feste perkujtimi i atyre shpirtrave fatlum qe fituan lumturine e perjetshme, te cilet Kisha na fton qe tu ngjasojme, u shnderrua ne nje feste pagane dhe ne shume raste satanike, ne te cilen prinderit e pandergjegjshem dhe te mjere, nga injoranca e tyre i leshojne femijet ne praktikat nga me djallezore. (Ndonese te pafajshme ne dukje)
Pavaresisht shume abuzimeve, Halloween mund te festohet fare mire nga katoliket pa u ndare plotesisht nga bota qe na rrethon. Ti mesojme femijet tane te duan shenjterine dhe te urrejne mbreterine e erresires me gjithe sherbetoret e saj. Te braktisim praktikat pagane dhe te lartesojme ndergjegjet tona drejt qiellit. Nje menyre per te festuar kete feste sot per te vegjlit eshte te vishen si shenjterit e tyre te preferuar.
“Le të përgatisim shpirtrat tanë për hiret që qielli do të derdhë mbi tokë në këmbim të nderimit të tij ne kete dite. Nesër Kisha do të jetë aq e tejmbushur nga gëzimi, saqë ajo do të duket se tashmë është në zotërim të lumturisë së përjetshme; por sot ajo shfaqet me petkun e pendesës duke rrëfyer se është ende mërgimtare. Le të agjërojmë dhe të lutemi me të; sepse a nuk jemi edhe ne pelegrinë dhe të huaj në këtë botë, ku të gjitha gjërat janë kalimtare dhe nxitojnë drejt vdekjes? Vit pas viti, ndërsa solemniteti i madh rikthehet, ajo mbledh nga ish-shoqëruesit tanë shenjtër të rinj, të cilët na bekojnë lotët dhe buzëqeshin me këngët tona të shpresës. Vit pas viti koha e caktuar po afrohet, kur ne vetë, të ulur në banketin qiellor, do të marrim nderimin e atyre që na pasojnë dhe do të shtrijmë një dorë ndihme për t’i tërhequr ata pas nesh në shtëpinë e lumturisë së përjetshme. Le të mësojmë, pikërisht nga kjo orë, të emancipojmë shpirtrat tanë, le t’i mbajmë zemrat tona të lira, në mes të brengave të kota dhe kënaqësive të rreme të një toke të huaj: në mërgim nuk duhet të kujdesemi për gjë tjetër veç dëbimit të tij; mërgimtari nuk ka gëzim tjetër veç atij që i jep një shije paraprake të atdheut të tij.” – Dom Prosper Gueranger/traditakatolike.com/