Nga Saimir Dashi
Po flisja me nje vella Dardan dje e me tha pasioni im eshte Shqiptaria e profesioni Puna. Keto fjale te arta i misheron me se miri Kampioni i Botes Robin Krasniqi i cili nderoi gjithe Shqiptarine kudo ne bote. Deri kur ne Kosove e Shqiperi do lengojme nga kermat politike? Ne kemi vende te mrekullueshme e njerezit ikin si nga nje lufte boterore kjo tragjedi kombetare duhet te ndalet perfundimisht.
Retorikat politike qe e minimizojne kete fenomen shpopullues e zhdukes duhet te pushojne. Atyre su intereson asgje me shume se posti i pamerituar. Ka ardh koha me kriju trustin e mendjeve e profesionisteve me te mire Shqiptare kudo ne bote sic beri Truman ne USA apo edhe kombe tjera.
O Shqiptare nuk mund ta leme fatin tone e te ardhmen tone ne dore te ujqerve, hienave, cakejve apo peshkaqeneve politik qe na kane shyqer cdo gje te shenjte qe kemi.
I bej thirrje gjithe Dispores qe ka gjak Shqiptari te marre ne dore fatet e vendit , shoqerise civile, rinise djemve te rralle e patriote si Marin Mema e profesionisteve te ndershem.
O sot o kurre ose neser historia s’do na e fale kete heshtje. Atdheut i kemi borxh edhe jeten.
Mashtrimi galopant s’ka te sosur ne trojet Shqiptare nga te folurat banale apo studiot televizive qe jane bere nje thashethemnaje gjigande apo analizat pafund qe vetem nje verr ne uje bejne e asgje nuk prodhojne. Ky sistem kriminal politik analitik e mafioz mediatik po gerryen zemren e Shqiptareve. Kjo skeme e madhe per te vene ne gjume e mpire ndjenjat e Shqiptareve ka funksionuar me se miri.
Durimi ka kufi . Shqiperia ka ende djem e vajza qe e duam me shpirt vendin . Ka me mijera te talentuar ne cdo cep te botes e ne Shqiperi e te gatshem me sakrifiku cdo gje per te ecur para e me e lene kete klase politike ne llumin e tyre.
Jemi kthyer ne nje vend ku s’flitet per projekte zhvilli apo ekonomi reale , por vetem c’tha njera pale e c’tha tjetri. Populli eshte si ne nje cmendine totale ku shumica do te ike ne keto 30 vjet. Kemi mbetur duke degjuar mashtrimet e pellimat e tyre histerike. I bej thirrje rinise se paperlyer te marre ne dore frenat e jetes se tyre e te protestojne per pakenaqesite, te luftojne per te ardhmen e tyre. Diaspora po ngrihet e ne qe jemi kendej jemi me zemer e me shpirt me ju ne Shqiptari. Dita po vien …/USALVISION