• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

“Ceca” si simbol fushate dhe Serbia si model

Vinny nga Vinny
12 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kreu, Pikepamje, Politika
0
0
NDARJET
32
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga GENT STRAZIMIRI

Ceca Raznjatoviç është një këngëtare, showgirl, bizneswomen, simbol nacionalizmi, simbol politik, simbol e model suksesi në Serbi. Përpara se të bëhej gjithçka më sipër, Ceca ishte një simbol seksi, si shume serbe të tjera, por me ndryshimin që në vitin 1993 takoi Zeljko Raznjatoviç, një kriminel serb të shumënjohur me pseudonimin “Arkan”, vrasës me pagesë, trafikant droge, grabitës bankash, pastaj “biznesmen”, që kishte qenë “vizitor” i gjysmës së burgjeve të Evropës ndërsa gjysma tjetër ende e kërkonte.

Ky ishte edhe takimi “punëmbaruar” i Cecës, bukuroshes seksi si shumë të tjera në Serbi, por që bëri diferencën mes rrugës së suksesit dhe venitjes deri në harresë si gjithë të tjerat…

Arkani për Cecën la gruan me dy fëmijë dhe dasma e tyre ishte eventi më i ndjekur mediatik, i injektuar në një Serbi të lodhur, të gjunjëzuar nën peshën e marrëzisë së madhështisë së një pushteti pervers, nën thundrën e një sundimi kriminelësh ordinerë me pushtet politik të pakufizuar e të pakufizueshëm ende sot…

Teksa Serbia ishte gozhduar para televizorëve duke ndjekur dasmën “punëmbaruar” të Cecës, “çunat problematikë” të “punëmbaruarit” Arkan masakronin me gjak të ftohtë burrat dhe djemtë e Srebrenicës teksa përdhunonin gratë dhe vajzat. Ishte viti 1995!

Ceca nuk iu nda “punëmbaruarit” Arkan, i cili vazhdonte trafikun e drogës dhe të armëve, njëkohësisht me masakrimin e Kosovës, përsëriste “Srebrenicën” në Prekaz, Raçak, Krushën e Madhe e të Vogël, e Rahovec, pa më të voglën brerje ndërgjegjeje, mëshire njerëzore, veçanërisht pasi u bë vetë nënë.

Siç përfundojnë rëndom të ngjashmit e tij, “punëmbaruari” Arkan përfundoi i zhytur në një pellg nga gjaku i tij, shkaktuar nga dora e ca “punëmbaruarve” të tjerë, në derën e një klubi striptize në mes të Beogradit.

Ceca e qau me ligje, të tipit “ai ishte një engjëll”, “simboli i mirësisë”, “vdiq gjysma ime më e mirë”, “do ta dua gjithë jetën”, “pas tij s’ka më tjetër”… me një fjalë siç të gjitha “punëmbaruarat” qajnë “punëmbaruarin” përkatës…

Në çdo shoqëri perëndimore (d.m.th. në çdo shoqëri njerëzish) nga ato ku aspirojmë të bëhemi pjesë edhe ne, Ceca do ishte zhdukur nga çdo media, aktivitet publik, artistik, humanitar e jo më politik….

Në rastin më të mirë do i ishte dhënë benefiti i harresës, i mospërmendjes së dashnorit kriminel, burrit trafikant, babait të fëmijëve vrasës e përdhunues gjakftohtë…

Por jo, në një “shtet qelbësirë” (Rogue state) si Serbia e Milosheviçit e Vuçiçit, që nderon e glorifikon ende sot vrasësit gjakftohtë e masivë të grave, fëmijëve e pleqve nga Dubrovniku në Mal të Sharrit, Ceca është simbol jo më thjesht seksi, por model suksesi financiar e politik, më shumë se artistik…

Ceca atje është heroinë, ikonë, varianti femër i krimit politik të Milosheviçit, Karaxhiçit, Radiçit… po aq sa i krimit të organizuar, ordiner të… Arkanit…

Ceca vazhdon të jetë modeli i suksesit, megjithëse, përveç “trashëgimisë” së të shoqit, është kapur vetë, personalisht, disa herë në flagrancë në krim të organizuar me armë e drogë mu në mes të Beogradit.

Pa mbështetjen publike a jo publike të Cecës, “milosheviçët” e rinj të Serbisë as nuk mund ta ëndërrojnë pushtetin dhe zyrat, nga ku ende përziejnë çorbën në Prishtinë e Tiranë.

Në 25 prill të 2021, kjo shoqëri që shokët e Vuçiçit “Cecën” po ia ofrojnë, promovojnë, heroinizojnë, ikonizojnë si model të vetëm suksesi artistiko-financiaro-politik, nuk e ka luksin të votojë e të zgjedhë politikisht, ideologjikisht a tradicionalisht.

Kjo shoqëri 25 prillin e ka zgjedhje mes “Cecës” dhe moralit, në kuptimin shumë privat, shumë familjar, shumë tradicional, pikërisht asaj që na ka bërë krenarisht të ndryshëm nga secili prej fqinjëve, sidomos serbëve…

Ky spektakël ndyrësisht joshqiptar e antieuropian, duket se do jetë “fushata” e shokëve të Vuçiçit në Tiranë.

Ne duhet të vendosim nëse do zgjedhim traditën e trashëguar nga gjyshërit që na bën natyrshëm pjesë të perëndimit e njerzillëkut, ose një perversitet të huaj, armiqësor, antimoral, antitraditë “punëmbaruarish” e “punëmbaruarash” brenda një nate, që jo vetëm s’na përket, por na denatyron… bash në gen.

Shkrimi Mëparshëm

Arrestohet 27-vjeçari që rekrutonte prostitutat në qendër masazhi

Shkrimi Vijues

Dite shiu ne Shqiptari, por shi s’mund te bjere gjithnje

Shkrimi Vijues

Dite shiu ne Shqiptari, por shi s’mund te bjere gjithnje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

29 Tetor, 2026
“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

13 Tetor, 2026
“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

12 Tetor, 2026
Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

Lufta e re ballkanike: Kur përçmimi etnik kalon nga libri shkollor te rrjetet sociale

Lufta e re ballkanike: Kur përçmimi etnik kalon nga libri shkollor te rrjetet sociale

12 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

9 Tetor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist