Mediat britanike ditën e sotme, publikuan një artikull ku thuhej se në Shqipëri do të krijohet një kamp ku do të mblidhet të gjithë refugjatët që do të kapen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Madje në këtë artikuj, theksohej se bisedimet kanë shkuar deri në nivel ministror.
Petrit Vasili akuzon qeverinë se po përgatitet të strehoje të gjithë refugjatët që kalojnë nga Franca në Angli.
Deputeti i LSI I referohet një lajmi të publikuar nga britanikja “Daily Mail”, duke shtuar se ky është një lajm I rëndë që rrëzon edhe përgenjështrimet e qeverisë në lidhje më këtë cështje.
Skandali!
Pak minuta me pare Daily Mail ben sot publik lajmin e rende.
Nje qender pritje ne Shqiperi per refugjatet, qe kalojne nga Franca ne Angli.
Megjithe pergenjeshtrimet e qeverise se genjeshtres e verteta mesohet serish vetem nga Anglia.
Vasili shton se shqiptarët po largohen si refugjatë ndërsa Shqipëria po kthehet në qëndër refugjatësh.
Qeveria e paafte dhe e lige ka shqyer portat e Shqiperise per cfaredo lloj refugjati ane e mbane globit.
Ate, qe nuk e pranojne ne menyre kategorike qeverite e vendeve te tjera, qeveria e pacipe e Tiranes e ben pa u menduar dy here duke ja bere Shqiperine te padurueshme shqiptareve.
Edi Rama & Co e bene Shqiperine thjesht qender refugjatesh ndersa shqiptaret largohen si refugjate me mijra e mijra nga Shqiperia.
Me heret Ministrja Xhacka e kishte pergenjeshtruar lajmin e bere publik edhe ne gazeten “The Time” duke shkruar ne Twitter se eshte e trishtuar qe sheh nje lajm te rreme ne nje media te respektuar.