• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

BE: Kosova dhe Serbia të ndalin retorikën nxitëse

Vinny nga Vinny
15 Gusht, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
18
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

BE kërkon nga liderët politikë në Kosovë e Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. Kurti e Vuçiq takohen më 18 gusht në Bruksel për të diskutuar “të gjitha çështjet e hapura”.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për deklaratat që kanë qarkulluar në Kosovë e Serbi, ku përmenden lufta dhe konflikti. BE ka bërë të qartë, se “do t’i cilësojë përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Tre  ditë para takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi që zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Bashkimi Evropian kërkon nga palët përmbajtje nga retorika nxitëse. Kurti e Vuçiq takohen më 18 gusht në Bruksel të ftuar nga kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell për të diskutuar “të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve”, siç thuhet në një komunikatë të BE-së. 

“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimor paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të cilësohen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri tek ndonjë rritje e tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në një deklaratë për mediat të zëdhënësit të BE, Peter Stano.  BE kërkon të dyja palët duhet “menjëherë t’i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgBorrell: Zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi vetëm me dialogjegjësi”.

Josep Borrell und Albin Kurti

Josep Borrell dhe Albin Kurti

Kurti: Pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ditë më parë tha se “më datën 31 korrik, kur serbët lokal vendosën barrikada në rrugë “pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur në veri të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga ana tjetër tha se ai “ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar serbëve që jetojnë në Kosovë. Këto deklarime dhe zhvillimet që ndodhën në veri të Kosovës me 31 korrik, nxitën Bashkimin Evropian të reagojë duke thënë se BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë të gjitha temat sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

“Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë, e cila do t’i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Kosovo verschiebt Entscheidungen über serbische ID-Karten

Qeveria e Kosovës vendosi që  vendimin e reciprocitetit ta shtyjë për një muaj deri më 1. shtator

Stoltenberg në takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiq

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 17 gusht do të takojë ndarasi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Më pas do të ketë konferenca për media. Pas zhvillimeve të 31 korrikut në veri të Kosovës, Stoltenberg tha se “NATO-ja me misionin e saj në Kosovë, KFOR, është e përgatitur të ndërhyjë nëse do të rrezikohej stabiliteti në vend”. “Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes demokracisë. Misioni i NATO-s, KFOR, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi në Twitter Stoltenberg, pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ku tha se ka biseduar lidhur me “tensionet e fundit në veriun e Kosovës”.

Më 31 korrik serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës duke  kundërshtuar kështu një vendim të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave. Pas ndërhyrjes ndërkombëtare, qeveria e Kosovës vendosi që  vendimin e reciprocitetit ta shtyjë për një muaj deri më 1. shtator, ndërkohë që serbët lokal hoqën barrikadat nga rrugët./ DW 

Shkrimi Mëparshëm

Fundjavat e polifonisë tërheqin turistë në Gjirokastër

Shkrimi Vijues

Ndarja nga jeta e regjisorit Dhamo, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mesazh ngushëllimi

Shkrimi Vijues

Ndarja nga jeta e regjisorit Dhamo, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mesazh ngushëllimi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

18 Mars, 2026
Përballja shqiptaro-shqiptare brenda Revolucionit të vitit 1821

Përballja shqiptaro-shqiptare brenda Revolucionit të vitit 1821

18 Mars, 2026
Suksesi i Luana Bajramit bën që “Oscars” të prekë edhe Kosovën

Suksesi i Luana Bajramit bën që “Oscars” të prekë edhe Kosovën

18 Mars, 2026
Media gjermane: Ilirët ndërtuan qytetet e para evropiane para 3 mijë viteve

Media gjermane: Ilirët ndërtuan qytetet e para evropiane para 3 mijë viteve

18 Mars, 2026
Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

18 Mars, 2026
Përballja shqiptaro-shqiptare brenda Revolucionit të vitit 1821

Përballja shqiptaro-shqiptare brenda Revolucionit të vitit 1821

18 Mars, 2026
Suksesi i Luana Bajramit bën që “Oscars” të prekë edhe Kosovën

Suksesi i Luana Bajramit bën që “Oscars” të prekë edhe Kosovën

18 Mars, 2026
Media gjermane: Ilirët ndërtuan qytetet e para evropiane para 3 mijë viteve

Media gjermane: Ilirët ndërtuan qytetet e para evropiane para 3 mijë viteve

18 Mars, 2026
Konstantinos N. Rados : Ali Pashë Tepelena imituesi i Pirros dhe arkitekti i heshtur i 1821-shit

Konstantinos N. Rados : Ali Pashë Tepelena imituesi i Pirros dhe arkitekti i heshtur i 1821-shit

17 Mars, 2026
Nicolas Vignier: Kur Historia e shekullit XVI i quante Shqiptarët “Epirotë dhe Maqedonas”

Nicolas Vignier: Kur Historia e shekullit XVI i quante Shqiptarët “Epirotë dhe Maqedonas”

17 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.