• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Vinny nga Vinny
7 Nëntor, 2024
Në Kryesore, Kultura
0
Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik
0
NDARJET
36
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, leksikolog dhe akademik shqiptar. Një nga studiuesit më të ndritur të gjuhësisë së sotme, vdiq në Tiranë, më 23 mars 1992.

Mbaroi shkollën e mesme në Shkodër në konviktin “Trimat e maleve” dhe njëzetvjeçar doli partizan në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në vitin 1946 ishte kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”. Në vitet 1949 – 1954 kreu studimet e larta për gjuhësi në universitetin “Lomonosov” të Moskës. Që kur ishte student nisi punën për hartimin e Fjalorit Rusisht – Shqip, i cili u botua në vitin 1954. Atje paralelisht kreu edhe tri vitet e para të studimeve për gazetari. Që nga viti 1954, u emërua në detyra drejtuese në Institutin e Historisë dhe Filologjisë. Në prill të vitit 1955 emërohet nëndrejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Historisë, më 1957 zëvendësdekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë: më 1958 – 1962 dekan i këtij Fakulteti dhe drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Historisë. Më 1969 e zgjodhën anëtar të Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike(CIOS). Disa herë ka marrë pjesë me referate e kumtesa shkencore në kongrese e simpoziume, duke kryesuar dhe delegacionet shqiptare në veprimtari të tilla, si në: Athinë, Romë, Sofie, Mynih, Kopenhagen, Paris etj. Në prill 1970 u bë Profesor, më 1972 dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë- për ndihmesë të shquar në fushën e arsimit dhe të kulturës; më 1974 mori Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë- për veprën shkencore “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Këtë çmim mori edhe për Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, si edhe bashkautorët; në mars 1986 “Mësues i Popullit”. Më 1963 u zgjodh anëtar i Komitetit të Organizatës Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore(AIESEi) dhe më 1974- anëtar i Byrosë së këtij Komiteti dhe nënkryetar i tij. Kostallari ishte një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të Drejtshkrimit si dhe ideator dhe redaktor kryesor i Fjalorit të Gjuhës Shqipe. I është dhënë titulli “Honoris Causa” nga Universiteti i Stokholmit, si dhe titulli “Mësues i Popullit”, “Profesor” etj. Ka qenë anëtar i redaksisë së “Atllasit të Gjuhëve të Evropës”.

Në bibliografinë e pasur të studimeve shkencore të Prof. Kostallarit përmendim : Fjalor shqip- rusisht, Fjalor rusisht- shqip, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe(1973), Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe(1976). Ka botuar edhe 18 monografi e studime, ndër të cilat: Sur les traits principaux de l’ albanais litéraire contemporain”(1966), La figure de Scanderbeg dans la litèrature mondiale(1968), Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1968), Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë( 1985); është kryeredaktor i veprës madhore “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”(1980), Fjalor i shqipes së sotme(1984) etj. Është lavdëruar dy herë me Çmimin e Republikës.

Ja seç shkruan gazeta gjashtëmujorëshe arbëreshe ‘Lidhja’, në numrin 27 (30 maj 1992): “Njerëz si Kostallari, të ditur, të përzemërt, të buzëqeshur, punëshumë, dashamirës të kombit shqiptar, i përkasin pothuaj ‘legjendës’ së popullit shqiptar, ashtu si Çabej dhe Haxhihasani. Lundrues të guximshëm, shpesh të pakuptuar dhe të izoluar, të cilët, edhe në situata politike dhe historike të vështira, kanë ditur t’i përvishen punës dhe t’i japin prestigj Kombit. Gjuha letrare shqipe e sotme (gjuha standart: shënim i përkthyesit) e përdorur prej të gjithëve, popull e studiues, na jep mundësinë që të kuptohemi dhe të komunikojmë qartë dhe shpejt. Pak rëndësi ka se cilat qenë arsyet dhe situata politike që e solli këtë normë. Shqipëria, komb i lirë, demokratik e i pavarur ka një gjuhë letrare të sajën. Arbëreshë, kosovarë, shqiptarë, arvanitas, shqiptarë të diasporës, kudo që jemi, duke folur gjuhën shqipe ‘të njësuar’, bazuar në parimet dhe kriteret e koduara nga Prof. Androkli Kostallari e të tjerë, ndihemi më shumë shqiptarë dhe fort të bashkuar. Gjuhësia shqiptare humbet një prej specialistëve më të mëdhenj”. U nda nga jeta më 22 mars 1992.

Etiketa: akademikandrokligjuhetarkostallarileksikologprof
Shkrimi Mëparshëm

Anton Çetta (1920-1995) mbledhës i folklorit, profesor i letërsisë dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

Shkrimi Vijues

Perkthehet “Malet e Gjigandëve” kushtuar veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan Carleton S.Coon.

Shkrimi Vijues
Perkthehet “Malet e Gjigandëve” kushtuar veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan Carleton S.Coon.

Perkthehet "Malet e Gjigandëve" kushtuar veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan Carleton S.Coon.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

23 Prill, 2026
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

23 Prill, 2026
Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

23 Prill, 2026
Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

22 Prill, 2026

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

22 Prill, 2026
Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

22 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist