E martë, 15 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Analistë pro censurës gjen vetëm në Shqipëri

11 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

ERGYS MËRTIRI

Një prej arsyeve përse du het refuzuar çdo iniciativë e kësaj qeverie për të ndryshuar ligjin për mediat, është edhe fakti që shumë analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile e mbështesin këtë akt. Logjikisht, ata duhet të ishin në krahun e kundërt, për vetë pozicionin dhe funksionin që media dhe shoqëria civile ka, si një sferë publike që këmbëngul në llogaridhënien e qeverisë. Parimisht, çdo sistem demokratik presupozon se fjala e lirë është instrumenti i tyre më domethënës në këtë mision, dhe qeveria perceptohet në opozitë të saj, në dialektikën mbi të cilën zhvillohet debati publik.

Mirëpo, nuk duket se ndodh kështu në Shqipëri. Në vend që të kundërshtojnë qeverinë, aktorë të shumtë të medias dhe shoqërisë civile dalin pro iniciativës së saj, duke ngritur zërin kundër abuzimeve në media. E pikërisht ky paradoks që i shfaq këta aktorë në konflikt me interesin e tyre dhe misionit që duhet të kishin, flet shumë mbi realitetin e zymtë që kjo qeveri ka krijuar në raport me lirinë e shtypit. Fakti që këta aktorë kapërcejnë paturpësisht barrikadën mes tyre dhe qeverisë, duke u pozicionuar kundër vetvetes, në përpjekje për të justifikuar, legjitimuar e mbështetur rritjen e censurës, në një vend ku pushteti e ka monopolizuar thuajse plotësisht sferën e mjeteve të komunikimit, tregon vetëm nivelin e fuqisë rekrutuese të këtij pushteti.

Argumentet e parashtruara prej tyre janë pikërisht ato që pohon vetë Kryeministri. Mediat janë kazan! Ato gënjejnë e shpifin në mënyrë të paskrupullt, duke cenuar nderin, dinjitetin, punën e shumë njerëzve dhe për këtë duhet ndërhyrë me një ligj.

Sigurisht, në dukje gjithçka qëndron dhe është e drejtë. Askush nuk mund të thotë se mediat nuk abuzojnë dhe askush nuk mund të jetë dakord me abuzimet e tyre. Por, çështja që duhet shtruar nuk është kjo. Thelbi i diskutimit qëndron në pyetjen: kush duhet të ushtrojë kontroll mbi shtypin, për të minimizuar këtë problem? A i takon qeverisë kjo apo mekanizmave të tjerë vetërregullues?

A mund të zgjidhet problemi nëpërmjet ndërhyrjes ligjore të qeverisë? Sigurisht që jo, pasi mediat në shërbim të saj do të jenë gjithmonë të favorizuara dhe të fuqishme përballë qytetarit në çdo rast. Atëherë, cili do të jetë efekti i kësaj ndërhyrjeje, përveçse rritja e presionit politik mbi ato pak media opozitare periferike që kanë mbetur dhe për pasojë shtimi i autocensurës?

Nëse mendojmë se hapësira e komunikimit publik mund të rregullohet nga qeveria, kemi mohuar një nga parimet më thelbësore të shoqërive të lira. Është krejt absurde të pretendosh se funksionin e kontrollit mbi fjalën e lirë e ka qeveria, e cila, në fakt, duhet të jetë pikërisht objekt kryesor i kritikës dhe jo subjekt rregullues i kësaj hapësire. Kjo është njësoj sikur t’ia lesh hajdutit të drejtën për organizimin e rojeve dhe sistemit të sigurisë së një banke. Në këtë kontekst, ideja e pohuar nga Kryeministri dhe njerëzit publikë rreth tij, se e gjithë kjo nuk bëhet për politikë dhe se Kryeministri nuk shqetësohet fare nga çfarë shpifet kundër tij, është thjesht qesharake.

Në fakt, Kryeministri Rama ka një problem të madh me lirinë e fjalës, gjë që reflektohet jo vetëm në kapjen dhe monopolizimin e mediave të mëdha, në numrin jashtëzakonisht të madh të gjyqeve që ai ka pasur me media e gazetarë të ndryshëm, – që në fillimet e karrierës së tij politike, – në mungesën e thellë të transparencës që e karakterizon në çdo sektor të qeverisjes, në sulmet e kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediumeve të ndryshme, por edhe në faktin se ai ka 8 vjet që këmbëngul me vendosmëri për të hartuar një ligj antishpifje, megjithë rrëzimin e vazhdueshëm të tij, falë edhe presionit ndërkombëtar.

Shembujt e ndërhyrjes së kësaj qeverie janë të kudogjendshëm dhe do të duhet të ishin një alarm i madh për çdo aktor në debatin publik. Në një vend ku qeveria nuk lejon kamerat e televizioneve në aktivitetet e saj, ku mbyllen emisione, kërcënohen televizione e hiqen nga puna gazetarë, ku një televizion i pabindur rrethohet nga forcat RENEA teksa përdoret edhe Prokuroria e re e reformuar për shantazh politik, ku aktivistë të shoqërisë civile shoqërohen në Polici për një status në “Facebook”, – të cilin Policia e interpreton në mënyrë qesharake si mesazh që përhap panik, – e ku, për më tepër, forcohet legjislacioni penal kundër protestuesve që bllokojnë rrugët, – duke i kërcënuar ata me burg deri në dy vjet, – është vërtet krejt e pavend të mbështesësh qeverinë në një iniciativë të tillë.

A abuzojnë mediat në Shqipëri? Sigurisht që po. Ato janë madje një nga hapësirat më të kalbura të shoqërisë Shqiptare dhe këtë e dëshmon pikërisht fakti se ato janë në krah të propagandës qeveritare, megjithë nivelin e tmerrshëm të korruptimit të saj dhe, për më tepër, fuqizimit të saj nëpërmjet uzurpimit të pushteteve të tjera të pavarura. Por kjo është një arsye më shumë për të kërkuar pavarësi, jo kontroll mbi mediat. Do të ishte e udhës që këta analistë të kërkonin një ligj që i çliron ato nga konflikti i interesit dhe varësia financiare prej qeverisë, dhe jo t’i shpenzojnë të gjitha bateritë për një çështje që do të duhej të trajtohej ndryshe.

Sigurisht që abuzimi me lirinë e fjalës është një problem mjaft i madh. Fuqia që mediat kanë mund të krijojë hapësirë për kërcënimin e të drejtave të shumë njerëzve, si dhe të prodhojë probleme të mëdha për një shoqëri. Por, siç ka vlerësuar Alexis de Toqueville, liria e tyre është më e rëndësishme sesa e keqja që ato mund të prodhojnë. Tirania që rrezikon të vijë nëpërmjet kontrollit të tyre, është shumë herë më e rrezikshme se shpërdorimi i lirisë prej tyre.

Për këtë arsye, një shoqëri duhet të kujdeset më shumë për lirinë e shtypit sesa për kontrollin e tij dhe këtu dallon një shoqëri demokratike nga një tirani. Angazhimi intelektual i një kategorie të madhe analistësh, gazetarësh, aktorësh publikë e përfaqësuesish të shoqërisë civile, për t’ia lënë Ramës mëlçinë në qafë në emër të mbrojtjes së viktimave nga portalet, është rreshtim në anën e gabuar të debatit, aspak dinjitoze kjo për atë çfarë ata pretendojnë se përfaqësojnë.

Shkrimi Mëparshëm

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë askujt!” Lihet në burg efektivi që vrau Klodian Rashën: Sillni familjen këtu…

Shkrimi Vijues

E akuzojnë për mos reagim, pas vrasjes së Klodian Rashës, Marin Mema i jep përgjigje patriotit virtual

Të Ngjashme

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”
Kryesore

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian
Aktualitet

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’
Aktualitet

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona
Aktualitet

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri
Aktualitet

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

15 Korrik, 2025
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…
Kryesore

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

E akuzojnë për mos reagim, pas vrasjes së Klodian Rashës, Marin Mema i jep përgjigje patriotit virtual

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

15 Korrik, 2025
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist