• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Durrës / Zbulohet skulptura e Artemisës në bronz

Vinny nga Vinny
30 Qershor, 2022
Në Kultura
0
0
NDARJET
36
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Një zbulim i ri arkeologjik është bërë në Durrës, në sajë të gërmimeve arkeologjike shqiptaro-franceze në Durrës që po realizohen në Forumin Bizantin dhe pranë kishës katolike të Shën Luçias.

Në përfundim të punimeve është zbuluar nga gërmimet te Forumi Bizantin një skulpturë e Artemisës rreth 12 cm e gjatë dhe skulptura është në bronz.

Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet  se nga gërmimet në Forumin Bizantin janë arritur nivele të periudhës perandorake romake.

“U arrit të gërmohet një banesë e shek. 2 e.s., e cila ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i fuqishëm. Si pasojë e zjarrit banorët janë larguar me shpejtësi, duke mundur të marrin vetëm objektet më të rëndësishme. Për rrjedhojë, shtresa e djegies së banesës përmban shumë objekte të jetës së përditshme. Këtë vit u arrit të gjenden objekte të ndryshme, mes të cilave bie në sy një figurinë bronzi e një personazhi femëror në lëvizje”, shkruan Akademia Albanologjike në rrjetin social “Facebook”.

Akademia Albanologjike vijon më tej se “duke qenë se objekti ka nevojë të pastrohet e konservohet nga specialistët për momentin nuk mund të identifikohet me saktësi. Mund të themi se kemi të bëjmë me figurën e një perëndeshe (Artemis? Lar/Lares?), pjesë e faltores së banesës së shek. 2 e.s. Po në këtë nivel në vitin 2019 u zbulua një skulpturëz mermeri e një fëmije”.

Objekti u gjet në një banesë të datuar si e shekullit të dytë pas Lindjes së Krishtit, që sikurse një tjetër e një shekulli më vonë po në zonën e Forumit Bizantin i bëjnë arkeologët të dyshojnë se Durrësi u dogj gjatë periudhës Romake.

Akademia e Studimeve Albanologjike vijon më tej se qëllimi i kësaj fushate gërmimesh mbi topografinë e Epidamne-Dyrrahionit, mbetet zbulimi i fazave më të hershme të përdorimit të territorit në këto dy pika të rëndësishme të qytetit si Forumi Bizantin dhe Kisha Katolike e Shën Luçias.

Forumi Bizantin ka qenë qendra romake bizantine e qytetit të vjetër, i cili quhej Dyrrah. Ai zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine dhe i përket shekujve të V-të dhe të VI-të pas Krishtit.

Në qendër të Forumit Bizantin ka një podium dhe pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemenë. I zbukuruar me kolona e me pllaka të mëdha prej mermeri, paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një sheshi që kryente kryesisht funksionin e një tregu.

Forumi është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për shkak të vlerave kulturore që përmban Forumi Bizantin, ka hyrë thuajse në të gjitha guidat turistike të vendit tonë./GazetaSi

Etiketa: artemisabronzdurresstatujezbulohat
Shkrimi Mëparshëm

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet të marrë vendim për negociatat me Shqipërinë

Shkrimi Vijues

NATO shton ndjeshëm forcat në Lindje, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari

Shkrimi Vijues

NATO shton ndjeshëm forcat në Lindje, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

13 Tetor, 2026
“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

12 Tetor, 2026
Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

12 Tetor, 2026
Lufta e re ballkanike: Kur përçmimi etnik kalon nga libri shkollor te rrjetet sociale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

9 Tetor, 2026
Plani i fshehtë i Venedikut për të ridërguar një Kastriot në Shqipëri më 1499

Plani i fshehtë i Venedikut për të ridërguar një Kastriot në Shqipëri më 1499

9 Tetor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist