E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet

OMONIA revoltohet për seancën e mbajtur për çamët në Kuvend: Provokim!

23 Qershor, 2022
Në I pakategorizuar
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek – OMONIA, ka reaguar ashpër pas një përkujtimi që është mbajtur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, të masakrës së popullsisë çame.

Në reagim thuhet se e dënon dhe paralajmëron për pasojat e akteve të fanatizmit, antihelenizimit që cenon ekulibirin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Të papajtueshme me standartet e parlamentarizmit të shëndetshëm dhe vlerat e civilizimit politik të BE rrëshqitja nacionaliste në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek dënon publikisht dhe paralajmëron për pasojat e akteve si ato manifestimet e ditës së djeshme të fanatizmit, antihelenizmit, kultivimit të urrejtjes ndëretnike dhe natyrisht në kundërshtim të plotë me nevojat reale për paqe dhe stabilitet në rajon.

Përgjegjës janë si organizatorët që janë formacione politike dhe organizata publikisht të njohura nga nxiten dhe financohen, por njëherësh edhe autoritetet e ngarkuara nga ligji dhe kompetenca për mbarëvajtjen e Parlamentit.

Vënia në dispozicion e Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë si edhe publiciteti në mjetet digjitale të informacionit të atashuara në emër të tij, dëshmojnë madje distancën mes retorikës mbi mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe mendimesh të dyta që frymëzohen nga nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike.

Si kjo shkarje edhe ato që planifikohen të vijojnë ditët në vazhdim natyrisht që përbëjnë shërbimin më të keq ndaj nevojave që realisht ka rajoni ynë, shoqëria shqiptare që aspiron evropianizimin dhe emancipimin e jetës publike.

Ndjenjat reale të popullit grek, të helenizmit mbarë i njeh tashmë çdo shqiptar dhe qelizë familjare në komunikim të përditshëm dhe kontribuues në përmirësimin e nivelit ekonomik, kulturor dhe arsimor. Kushdo që përpiqet në pretendimin e së kundërtës është spekulant ndaj historisë dhe mohues i realitetit”, thuhet në reagimin e OMONIA-s.

Një reagim po aq të ashpër ka patur edhe nga mediat greke Protothema, e cila e cilëson si një  ngjarje provokuese nga ‘Qeveria Rama’ e cila herë pas here ‘përkëdhel’ veshët e nacionalistëve për arsye votimi”.

Në artikullin e medias greke shkruhet: “Pasditen e së hënës u zhvillua një aktivitet kushtuar viktimave të “gjenocidit” të Tsamurias nga grekët. Aktiviteti u organizua nga partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend. Bashkëorganizatorë ishin fondacioni “Çamëria” Hasan Tahsini dhe shoqata çlirimtare ‘Çamëria'”.

“Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet në mënyrë provokative: Sot, 78-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga grekët, 27 qershori u njoh nga parlamenti në vitin 1994 si ditë gjenocidi dhe kujtimi, në prani të çamëve, patriotë, veprimtarë e të tjerë, me një demonstratë në parlament ku u theksua zgjidhja e çështjes së Çamëve. Përpara një pankarte ku shkruhej ‘78 vjet gjenocid’, fëmijë të vegjël dhe të rinj recituan poezi çlirimtare për atdheun e ‘skllavëruar’. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Athina, për atë që në mënyrë provokative mori pjesë në Kuvendin e Shqipërisë”, përfundon shkrimi në median greke.

Më 27 qershor të këtij viti përkujtohet 78-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj kjo ditë është “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Ditën e sotme deputetët e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kanë organizuar një aktivitete në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë me temë “Mos harro Çamërinë”.

Nga masakrat dhe gjenocidi grek masiv ndaj popullsisë çame në vitet 1944-1945 mbetën të vdekur mijëra shqiptarë të Çamërisë dhe mijëra të tjerë u shpërngulen nga tokat e tyre për në Shqipëri, Turqi dhe vende të tjera. Nga masakrat dhe shpërnguljet masive që filluan më 27 qershor të vitit 1944 u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë. Nga kjo fushatë spastrimi u vranë rreth 3000 persona, të moshuar, fëmijë gra, popullsi civile dhe mbi 2000 të tjerë vdiqën nga kushtet e vështira të jetesës dhe shpërnguljet, ndërsa u dogjën edhe mijëra shtëpi.

Shkrimi Mëparshëm

Zyrtarët e BE të zhgënjyer me Bullgarinë, për rezultatet e Samitit në Bruksel

Shkrimi Vijues

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

Të Ngjashme

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë
Aktualitet

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

12 Shtator, 2025
Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën
Kryesore

Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

12 Shtator, 2025
Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze
Kryesore

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

12 Shtator, 2025
A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?
Kryesore

A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

12 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

12 Shtator, 2025
Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

12 Shtator, 2025
Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

12 Shtator, 2025
A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

12 Shtator, 2025
Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

12 Shtator, 2025
Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

12 Shtator, 2025
Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

12 Shtator, 2025
A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

12 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist