• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Lahuta, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore

Vinny nga Vinny
9 Maj, 2022
Në Kultura, Pikepamje
0
0
NDARJET
28
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Prej më shumë se gjysëm shekulli, Pretash Nilaj vazhdon t’i këndojë lahutës.

Ai është ndër të paktët lahutarë të mbetur në Malësi të Madhe, trevë kjo e njohur për lahutarë të shquar dhe për këngët e tyre të kreshnikëve, luftëtarëve popullorë dhe heronjve të kombit.

Pretashi thotë se ka mësuar të këndojë me lahutë nga gjyshi dhe babai i tij kur, bashkë me malësorë të tjerë të Kelmendit, mblidheshin në kullat e njëri-tjetrit dhe këndonin këngë trimërie.

“Më ka hyrë në qejf qysh i vogël, kur dëgjosha babën tuj i ra lahutës. Me than të drejtën, çdo shtëpi malësore e ka pasë një lahutë. Mbaj mend, kur isha i vogël shkojshim mbas darke me ndejt tek njeri-tjetri dhe i binin lahutës ata që dinin. Me i ra, këndojshin kangë të gjata, kangët e ciklit të kreshnikëve. Dhe, kështu më ka hy në qejf qysh se isha i vogël”, thotë ai.

Pjesëmarrës në një pjesë të madhe të festivaleve kombëtare të folklorit dhe veprimtari të shumta, brenda dhe jashtë vendit, lahutari Pretash Nilaj njihet për mjeshtërinë dhe origjinalitetin në interpretimin e këngëve të kreshnikëve dhe shumë këngëve të reja, që i këndohen luftëtarëve dhe figurave të shquara të kombit, siç është edhe Nënë Tereza.

“Kangët ma të pëlqyme me lahutë dhe që i don lahuta janë kangët e ciklit të kreshnikëve, Mujit dhe Halilit, Mujit dhe zanave, kangët e herojve dhe dëshmorëve sepse, përmes tehit të lahutës ka mbetë trimëria dhe heroizmi i tyre”.

E përhapur gjërësisht gjatë shekujve, kryesisht në Malësi të Madhe, Dukagjin dhe Malësinë e Gjakovës, lahuta është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Pretashi ndjen keqardhje që, nga viti në vit, numri i lahutarëve po pakësohet dhe, bashkë me të, po zbehet edhe interesimi i të rinjve për të mësuar lahutën.

Është e rëndësishme, thotë Pretashi, që edhe strukturat shtetërore të jenë më të vëmendshme në ruajtjen dhe promovimin e kësaj pjese të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare.

“Jam mundu dhe kam kërku me më ndihmu me hap një kurs të vogël për me mësu fëmijët me i ra lahutës, me ditë kush është lahuta dhe me u mundu me e mësu, por nuk kam gjet mbështetje”.Ndër shekuj, në Malësi të Madhe, thotë Pretashi, çdo shtëpi ka patur lahutë. Pas vitit 1990, kur një pjesë e madhe e malësorëve emigruan jashtë vendit, ose u shpërngulën në qytete, interesimi për lahutën nisi të zbehet. Por, vitet e fundit, thotë Pretashi, malësorët i janë rikthyer dëshirës për të patur në shtëpitë e tyre edhe lahutën, si symbol të krenarisë kombëtare. Kjo e ka shtyrë Pretashin që, krahas luajtjes në lahutë, të punojë edhe për prodhimin e lahutave të reja./VOA

Etiketa: kulturorelahutashqiptaretrashegimi
Shkrimi Mëparshëm

Kur Faik Konica kërkonte rritjen mendore të popullit shqiptar

Shkrimi Vijues

Skandali i Butrintit / Largohet anëtari i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: Nuk na u prezantuan të gjitha faktet, s’ka transparencë

Shkrimi Vijues

Skandali i Butrintit / Largohet anëtari i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: Nuk na u prezantuan të gjitha faktet, s’ka transparencë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

PELASGICA nga Iakovos Thomopoulos: Riformatimi i historisë dhe “çelësi” shqip i saj

28 Prill, 2026
Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

Pavarësi e plotë për mbarë atdheun shqiptar!

28 Prill, 2026
Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor

28 Prill, 2026
Hapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, pjesëmarrës Rama dhe Gonzato

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

Sir Arthur Evans: Ilirët dhe Epirotët, një gjak: Mbretëritë autoktone përballë paragjykimit dhe pushtimit romak

27 Prill, 2026
Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

Harry Mountain: Gjurmët Ilire në ishujt Britanikë: Një perspektivë e re mbi migrimet e lashta

27 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist