E shtunë, 25 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

3 dekada marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë, kryeministri viziton Romën

27 Nëntor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Romë, në ceremoninë e dhënies së kordonit të madh me yllin “BENEMERENTI” eminencës së tij, Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

“Jam i lumtur që gjendem në këto vende, në Qytetin e Përjetshëm, “Mater et Magistra”, ku papa Françesku do të më presë nesër, për herë të dytë, me bashkëshorten Lindën dhe djalin Zaho, i cili ishte ende në barkun e nënës së tij kur Ati i Shenjtë na priti për herë të parë. Hiri i atij takimi do të mbetet përgjithmonë i paprekur në kujtesën time, i pasuar nga vizita e Shenjtërisë së Tij në Shqipëri – udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si Papa i ri i Kishës Katolike”, tha Rama.

Më kujtohet, vijoi ai, “se ai u prit me një dashuri të pamasë nga mijëra e mijëra shqiptarë, katolikë, ortodoksë dhe myslimanë të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për ta pritur atë në tokën e vëllazërisë fetare, siç e përkufizoi ai vetë me atë rast në mënyrë të patëmetë”.

Rama kujtoi se “prej shekujsh Kisha Katolike vëllazëron njerëzit në vendin tonë”.

Kjo është gjithmonë një arsye për të qenë mirënjohës për vullnetet e mira, që shtohen nga besimi dhe përkushtimi për t’u shërbyer të tjerëve, veçanërisht më të varfërve.
E kam të vështirë të shpreh se sa mirënjohje duhet të ketë ndaj kishës dhe katolikëve, shqiptarëve apo të huajve, burrave e grave, priftërinjve apo besimtarëve të thjeshtë që bëjnë kaq shumë për të përmirësuar jetën e më nevojtarëve apo për të edukuar të rinjtë.
Por, sot më shumë se kurrë, veçanërisht në praninë e Shkëlqesisë së Tij, dua t’ju falënderoj për vëllazërinë që prej 30 vjetësh e ka bashkuar Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare””, tha ai.

Kryeministri theksoi se “30 vjet më parë u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve tona dhe në këtë ditë të mbarë të kremtimit të një jubileu autentik, më duket se është detyrë të kujtoj me mirënjohje të thellë diplomatët që si ambasadorë kanë nderuar përfaqësinë diplomatike të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë dhe që fatkeqësisht nuk janë më mes nesh”.

“E kam fjalën padyshim për Willy Kamsin, Pjetër Pepën dhe Rrok Logun. Me mirënjohje dhe dashuri ruajmë gjithmonë në zemrat tona kujtimin e kardinalit të ndjerë Ivan Diaz, nuncit të parë apostolik në Shqipëri, ungjillëzues i guximshëm i popujve, pa harruar pasardhësit e tij, kryepeshkopët Bulaitis, Moliner Ingles, Charles John Brown dhe imzot Luigi Bonazzi, i cili aktualisht është në krye të Nunciaturës Apostolike në vendin tonë. Edhe pse diplomatë, edhe ata ishin dhe janë, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, “punëtorë të përunjur në vreshtin e Zotit”, siç do të thoshte një figurë e madhe e mendimit fetar, Benedikti XVI”, shtoi ai.

“Punëtorë të përunjur, por edhe largpamës, kjo është ideja që kam krijuar për njerëzit që për tre dekada kanë kontribuar në forcimin, por në të vërtetë, në bashkimin e marrëdhënieve të veçanta midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë në një lloj simbioze.
Midis këtyre punëtorëve të përunjur dhe largpamës, marr guximin të shtoj Shkëlqesinë e Tij. Në të gjitha rrethanat, nuk keni humbur asnjë mundësi për të treguar respekt, afërsi dhe dashuri ndaj Shqipërisë. Ai e ka bërë këtë gjithmonë me dinjitetin dhe humanizmin e qëllimit të tij për të udhëzuar, për të shërbyer dhe për të mbështetur siç do të thoshte Shën Pali”, tha më tej Rama.

Kryeministri ritheksoi publikisht atë që autoritetet shqiptare kanë thënë disa herë në takime biznesi: cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë së zgjedhjeve tuaja dhe frymës së bashkëpunimit që Shkëlqesia e Tij di të frymëzojë dhe ndajë”.

“Ne ende shohim frytet e kësaj: një angazhim të përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e shenjtërores së parë kushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, falë një terreni dhuratë nga qeveria shqiptare në Tiranë”, shtoi ai.

Rama tha se vendi i shenjtë do të jetë një pikë e rëndësishme takimi për qindra mijëra besimtarë nga e gjithë bota dhe një thirrje e vazhdueshme për të mos harruar të varfrit.
Ne e dimë mirë se të varfrit dhe të lënët mënjanë janë në qendër të mendimeve të Papës dhe të këtij Pontifikati. Dy vitet e fundit jemi përqendruar në to”.

Providenca, vijoi ai, “na thirri sërish në detyrë, fillimisht, përmes një tërmeti katastrofik dy vjet më parë dhe, më pas, me urgjencën pandemike”.

Për më tepër, Rama theksoi se “kriza e refugjatëve në Afganistan na ka ofruar një mundësi për të treguar se si duhet të zbatohen virtytet e bamirësisë dhe afërsisë me të tjerët.
Shqipëria është një nga vendet e para, në mos e para, që ka hapur dyert e saj për mijëra afganë në nevojë”.

“Ne nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë që na u drejtua, por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që mundëm, siç kemi bërë gjithmonë në historinë tonë: me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me shqiptarët e Kosovës gjatë luftës me Serbinë dhe me iranianët e persekutuar, që iknin nga lufta në vendin e tyre”, shtoi ai.

Për ne, vijoi Rama, “është e rëndësishme jo vetëm të mirëpresim ata që janë në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por mbi të gjitha t’i trajtojmë ata si anëtarë të familjes, në mënyrë që ata të ndihen qenie njerëzore në zotërim të plotë të dinjitetit të tyre dhe jo mbeturina të një qytetërim si yni, që ngurron të pranojë detyrat e saj kur i prishet rehatia”.

“Për të ndihmuar të varfrit, me Kishën Katolike në Shqipëri, me Caritas-in, me Malteser, me shumë vepra të tjera ndihme të Kishës Universale, ne ecim duke shtrënguar duart dhe realizojmë projekte të ndryshme të përbashkëta. Këto projekte synojnë edhe brezat tanë të rinj, për t’i ftuar ata të reflektojnë mbi vlerat e krishtera, si solidariteti, bamirësia dhe respekti për të tjerët, jo vetëm si vlera abstrakte universale, por edhe si detyrues për të kryer vepra konkrete. Në këto projekte të përbashkëta, shfaqje e përditshme e harmonisë sonë, ne nuk do të ndalemi, megjithëse fjalimi im ka marrë fund. Por, para se të ndalem, dua të falënderoj Shkëlqesinë e Tij dhe nëpërmjet tij, gjithë diplomacinë pontifikale për punën madhështore të bërë mbi 30 vjet, për të krijuar dhe konsoliduar marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë në një mënyrë kaq të gjallë”, shtoi ai.

Shkrimi Mëparshëm

Plumba autobusit në Deçan/ Gazetarja: 3 shtëpi të bastisura dhe disa persona të shoqëruar nga policia!

Shkrimi Vijues

SHBA dhe BE dënojnë vrasjet në Deçan

Të Ngjashme

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

SHBA dhe BE dënojnë vrasjet në Deçan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist