E premte, 24 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ekzistenca e një shteti të vetëm ilir argumentohet nga ilirologu i shquar francez Pierre Cabanes

27 Nëntor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter
KUVENDI NDËRKOMBËTAR I STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE
Ilirologu i shquar francez Pierre Cabanes përforcon tezën e ekzistencës së një shteti të vetëm ilir të formuar nga komunitet etnike dhe argumentoi sesi ka evoluar ky shtet në Ilirinë jugore
Ilirologu i shquar francez Pierre Cabanes ka lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe historinë e saj.
Për herë të parë i ka vizituar kufijtë jugorë mes Shqipërisë dhe Greqisë që në vitet ’70 dhe që atëherë, dëshira e tij për të studiuar rreth lashtësisë së këtyre territoreve ishte mjaft e madhe. Ai ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë në vitin 1972, ku u vendosën dhe u saktësuan teori dhe teza për origjinën e shqiptarëve e gjuhën e tyre.
Gati pas 50 vjetësh Cabanes është sërish pjesëmarrës i një kuvendi me përmasa të tilla, kur edhe këtë herë me pjesëmarrjen e 182 studiuesve nga vendi e bota po prezantohen studime, teza dhe punime shkencore që hedhin më shumë dritë në historinë, arkeologjinë, gjuhën dhe vijimësinë e kulturës iliro-arbërore.
Pierre Cabanes ka çelur me kumtesën e tij interesante seancën e parë plenare të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës që po vijon punimet që nga data 25 nëntor në Hotel “Plaza” në Tiranë, ndërsa do të mbyllet këtë të shtunë më 27 nëntor.
Në kumtesën e tij prof. Cabanes ka përforcuar tezën e ekzistencës së një shteti të vetëm ilir të formuar nga komunitet etnike dhe ka argumentuar sesi ka evoluar ai në Ilirinë jugore.
“Çështja e ekzistencës së një shteti ilir në Antikitet është një temë e trajtuar shpesh tashmë. Duke filluar me morinë e komuniteteve etnike në Ilirinë Jugore në shek. IV p.K., dikush me të drejtë vë në pikëpyetje, ose jo, formimin e një shteti të vetëm ilir, krahas mbretërive të vogla të shumta ose shteteve lokale. Në shek IV p.K., Iliria Jugore ia doli të mblidhte ushtri të shkëlqyera, duke shkaktuar disfata për maqedonasit, si dhe molosët. Ekzistenca e këtyre ushtrive sugjeron se komunitete të ndryshme ua besuan kontingjentet e ushtarëve një prijësi, shpesh i zgjedhur nga mbretërit e fiseve të ndryshme (desaretët, taulantët, ardianët, etj.). Megjithatë, ushtritë nuk janë të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e një shteti ilir të përhershëm dhe të bashkuar: ata i humbën të gjitha veprimtaritë në kohë paqeje.
Sidoqoftë, lidhjet ndërmjet komuniteteve lokale mbetën të forta, sidomos lidhur me blegtorinë transhumante që supozonte marrëveshje ndërmjet grupeve etnike, për ndarjen e kullotave, zonat e dimërimit dhe shtigjet e ndjekura nga tufat.
Prandaj, komunitetet etnike ruajtën marrëdhënie të ngushta në sferën e jetës ekonomike, kryesisht të organizuara rreth blegtorisë transhumante, si dhe për mbrojtjen e tyre kolektive nga shtetet fqinje. Me sa duket, ilirët e jugut konceptuan një model origjinal, i cili nuk ishte as një shtet i bashkuar si mbretëria e Maqedonisë, dhe as një shtet federal si Epiri fqinj.”, tha prof. Cabanes
Shkrimi Mëparshëm

Meta me Lajçak: Koha për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Shkrimi Vijues

Plumba autobusit në Deçan/ Gazetarja: 3 shtëpi të bastisura dhe disa persona të shoqëruar nga policia!

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist